AEG MSB2547D User manual

aeg.com/register
MSB2547D
SQ Udhëzimet për përdorim | Mikrovalë 2
BG Ръководство за употреба | Микровълнова фурна 20
CA Manual d’usuari | Microones 39
HR Upute za uporabu | Mikrovalna pećnica 57
CS Návod k použití | Mikrovlnná trouba 75
DA Brugsanvisning | Mikrobølgeovn 92
NL Gebruiksaanwijzing | Magnetron 109
EN User Manual | Microwave Oven 127
FI Käyttöohje | Mikroaaltouuni 144
FR Notice d'utilisation | Four à micro-ondes 162
DE Benutzerinformation | Mikrowellenofen 181
EL Οδηγίες Χρήσης | Φούρνος μικροκυμάτων 202
HU Használati útmutató | Mikrohullámú sütő 221
MK Упатство за ракување | Микробранова печка 239
NO Bruksanvisning | Mikrobølgeovn 258
PL Instrukcja obsługi | Kuchenka mikrofalowa 275
PT Manual de instruções | Forno microondas 294
RO Manual de utilizare | Cuptor cu microunde 312
RU Инструкция по эксплуатации | Микроволновая печь 330
SR Упутство за употребу | Микроталасна пећница 350
SK Návod na používanie | Mikrovlnná rúra 368
SL Navodila za uporabo | Mikrovalovna pečica 385
ES Manual de instrucciones | Horno de microondas 402
SV Bruksanvisning | Mikrovågsugn 420
UK Інструкція | Мікрохвильова піч 437
aeg.com\register

PËR REZULTATE PERFEKTE
Faleminderit që keni zgjedhur këtë produkt AEG. Ne e kemi krijuar atë për t'ju ofruar
performancë të përsosur për shumë vite, me teknologji novatore që ndihmojnë në
thjeshtimin e jetës - veçori që mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Kushtojini
pak minuta leximit për ta shfrytëzuar sa më mirë.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së
problemeve, shërbimit dhe riparimit
www.aeg.com/support
Regjistrojeni produktin për shërbim më të mirë:
www.registeraeg.com
Blini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë origjinale këmbimi për pajisjen:
www.aeg.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale.
Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të keni në
dispozicion të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.
Ky Informacioni mund të gjendet në pllakën e klasifikimit.
Paralajmërim / Të dhëna rreth sigurisë dhe kujdesit
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna rreth ambientit
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
PËRMBAJTJA
1. INFORMACIONI I SIGURISË..........................................................................2
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË.........................................................................6
3. INSTALIMI.......................................................................................................7
4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT........................................................................... 9
5. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË............................................................. 10
6. PËRDORIMI I PËRDITSHËM....................................................................... 11
7. PËRDORIMI I AKSESORËVE...................................................................... 15
8. FUNKSIONET SHTESË................................................................................16
9. UDHËZIME DHE KËSHILLA.........................................................................16
10. KUJDESI DHE PASTRIMI...........................................................................17
11. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE...................................................................... 18
12. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN.....................................................19
1. INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes
udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për
lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të
2 SHQIP

papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të
sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël
PARALAJMËRIM!
Rrezik mbytjeje, plagosjeje ose gjymtimi të përhershëm.
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh
ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri,
nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e
përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi
të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të
mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën
monitorim të vazhdueshëm.
• Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë
me pajisjen.
• Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë
siç kërkohet.
• PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Mbajini fëmijët dhe kafshët
shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në përdorim
dhe kur ftohet.
• Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai
duhet aktivizuar.
• Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e
pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
• Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim.
• Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të
brendshëm.
• Kjo paisje mund të përdoret në: zyra, dhoma hoteli, dhoma
bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku
SHQIP 3

përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit
shtëpiak.
• PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Duhet të keni kujdes që të
shmangni prekjen e elementeve ngrohëse.
• Përdorni gjithmonë doreza furre për të hequr ose për të
futur aksesorët ose enët për furrë.
• Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
• Përpara se të kryeni shërbim mirëmbajtjeje, çaktivizoni
pajisjen dhe hiqni spinën nga priza.
• Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kablloja e energjisë
elektrike është e dëmtuar, ajo duhet ndërruar nga
prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose persona me
kualifikim të ngjashëm.
• Mos e përdorni pajisjen me anë të një kohëmatësi të
jashtëm ose një sistemi të veçantë të telekomandës.
• PARALAJMËRIM: Vetëm një person i kualifikuar mund të
kryejë ndonjë shërbim ose riparim që përfshin heqjen e një
mbulese, e cila jep mbrojtje kundër ekspozimit ndaj
energjisë së mikrovalës.
• PARALAJMËRIM: Mos ngrohni lëngje dhe ushqime të tjera
në enë të mbyllura. Ata kanë gjasa të shpërthejnë.
• PARALAJMËRIM: Nëse dera ose vulat e derës janë
dëmtuar, pajisja nuk duhet të vendoset në punë derisa të
riparohet nga një person i kualifikuar.
• Enët metalike për ushqime dhe pije nuk lejohen gjatë
gatimit me mikrovalë. Kjo kërkesë nuk vlen për rastet kur
prodhuesi specifikon madhësinë dhe formën e enëve
metalike të përshtatshme për gatim me mikrovalë.
• Përdorni vetëm enë të përshtatshme për përdorim në furra
me mikrovalë.
• Kur nxehni ushqime në enë plastike ose letre, mos ia ndani
sytë pajisjes, sepse mund të ndizet ndonjë flakë.
• Pajisja është projektuar për ngrohjen e ushqimit dhe pijeve.
Tharja e ushqimit ose veshjeve dhe ngrohja e jastëkëve
ngrohës, shapkave, sfungjerëve, leckave të lagura dhe të
4 SHQIP

ngjashme mund të çojnë në rrezik dëmtimi, ndezjeje ose
zjarri.
• Nëse lëshohet tym, fikeni ose hiqeni pajisjen nga priza dhe
mbajeni derën të mbyllur në mënyrë që të mbytni flakët.
• Ngrohja e pijeve në mikrovalë mund të rezultojë në vlimin e
vonuar shpërthyes. Duhet pasur kujdes gjatë punës me
enën.
• Përmbajtja e shisheve të ushqimit dhe kavanozave të
ushqimit për fëmijë duhet të trazohen ose të tunden dhe
temperatura të kontrollohet para konsumimit, në mënyrë që
të shmangen djegiet.
• Vezët në lëvozhgën e tyre dhe vezët e plota të ziera mirë
nuk duhet të nxehen në pajisje pasi ato mund të
shpërthejnë, edhe pasi të ketë mbaruar ngrohja me
mikrovalë.
• Pajisja duhet të pastrohet rregullisht dhe të hiqen të gjitha
mbetjet e ushqimit.
• Mosmbajtja e pajisjes në një gjendje të pastër mund të çojë
në përkeqësim të sipërfaqes, e cila mund të ndikojë
negativisht në jetëgjatësinë e pajisjes dhe mund të rezultojë
në një situatë të rrezikshme.
• Temperatura e sipërfaqeve të arritshme mund të jetë e lartë
kur pajisja është në punë.
• Furra me mikrovalë nuk duhet të vendoset brenda një
mobilieje nëse nuk është testuar brenda një mobilieje.
• Sipërfaqja e pasme e pajisjes vendoset kundrejt një muri.
• Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të
mprehta metalike për të pastruar derën prej xhami, pasi
mund të gërvishtet sipërfaqja, gjë e cila mund të shkaktojë
krisjen e xhamit.
• Mos e aktivizoni pajisjen kur ajo është bosh. Pjesët prej
metali në hapësirat e brendshme mund të krijojnë harkim
elektrik.
• Kushtojini vëmendje përmasave minimale të mobilies (nëse
aplikohen). Referojuni kapitullit të instalimit.
SHQIP 5

• Pajisja duhet të përdoret me derën dekorative të hapur
(nëse ka).
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta
instalojë këtë pajisje.
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
• Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të
mbyllura.
• Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza.
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
• Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt
dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat
e instalimit.
• Anët e pajisjes duhet të jenë pranë
pajisjeve ose njësive me të njëjtën lartësi.
2.2 Lidhja Elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
• Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga
një elektricist i kualifikuar.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
• Nëse pajisja lidhet me prizën nëpërmjet
një kablloje zgjatuese, sigurohuni që
kablloja të jetë e tokëzuar.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe
kabllon elektrike. Kontaktoni me qendrën e
shërbimit ose një elektricist për ndërrimin
e kabllos elektrike të dëmtuar.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon duke e kapur nga spina.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje
elektrike ose shpërthimi.
• Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
• Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë
punës.
• Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
• Sigurohuni që vrimat e ajrimit të mos
bllokohen.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
dhe mos e përdorni pajisjen për të ruajtur
brenda ushqim.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, zjarri ose dëmtimi të
pajisjes.
• Përpara mirëmbajtjes, çaktivizoni pajisjen
dhe hiqeni spinën nga priza.
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
• Mos lini të grumbullohen në guarnicionin e
derës mbeturina ushqimi apo mbetje ilaçi
pastrues.
• Yndyrat dhe ushqimi që mbeten në pajisje
mund të shkaktojnë zjarr dhe qark elektrik
kur vihet në përdorim funksioni i
mikrovalës.
• Pastrojeni pajisjen me copë të butë e të
njomë. Përdorni vetëm detergjente
neutrale. Mos përdorni produkte gërryese,
materiale të ashpra pastruese, tretës ose
objekte metalike.
• Nëse përdorni spërkatës për furrën, ndiqni
udhëzimet e sigurisë në paketim.
2.5 Shërbimi
• Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
qendrën e autorizuar të shërbimit.
Përdorni vetëm pjesë rezervë origjinale.
6 SHQIP

• Në lidhje me llambat brenda produktit dhe
llambat e pjesëve të këmbimit të shitura
veçmas: Këto llamba janë prodhuar për
kushte ekstreme fizike në pajisjet
elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë,
dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për
të sinjalizuar informacion rreth statusit të
përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë
prodhuar për t’u përdorur në aplikacione të
tjera dhe nuk janë të përshtatshme për
ndriçim në ambiente shtëpiake.
2.6 Hedhja e pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rreziku i lëndimit ose mbytjes.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
me energji.
• Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
3. INSTALIMI
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për sigurinë.
3.1 Informacion i përgjithshëm
KUJDES!
Mos e lidhni pajisjen me përshtatës ose
kabllo zgjatues. Kjo mund të shkaktojë
mbingarkesë dhe rrezik zjarri.
KUJDES!
Lartësia minimale e instalimit është 85
cm.
• Mikrovala është vetëm për përdorim
inkaso. Duhet të vendoset në një
sipërfaqe të qëndrueshme dhe të sheshtë.
• Bufeja nuk mund të ketë mur prapa vendit
ku ndodhet mikrovala.
• Vendosni mikrovalën larg avullit, ajrit të
nxehtë dhe spërkatjeve të ujit.
• Nëse mikrovala ndodhet pranë radios ose
televizorit, kjo mund të shkaktojë
interferenca në marrjen e sinjalit.
• Nëse e transportoni mikrovalën në mot të
ftohtë, mos e aktivizoni menjëherë pas
instalimit. Lëreni të qëndrojë në
temperaturën e dhomës dhe të thithë
nxehtësinë.
3.2 Instalimi elektrik
Kjo pajisje ofrohet me kordon elektrik dhe
spinë.
Kablli ka një tel tokëzimi me një spinë
tokëzimi. Spina duhet të futet në prizën e
instaluar dhe të tokëzuar siç duhet. Në rast të
një qarku të shkurtër elektrik, tokëzimi
zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
3.3 Instalimi i mikrovalës
1. Kontrolloni nëse përmasat e mobilies
përkojnë me distancat e instalimit.
D
B
A
C
Distancat e instalimit
Përmasa mm
A 380 + 2
B 560 + 8
C 500
D 45
2. Nëse thellësia e mobilies është mbi 300
mm, vendosni një shabllon në pjesën e
poshtme të kabinetit dhe kontrolloni nëse
përputhet. Nëse po, shënoni pikat për
vendosjen e vidave. Hiqni shabllonin dhe
SHQIP 7

fiksoni kllapën me vidat në pikën e
shënuar.
Kapërcejeni këtë hap nëse thellësia e
kabinetit është 300 mm.
=
=
3. Instalimi i mikrovalës. Nëse keni fiksuar
kllapën, sigurohuni që të mbërthejë
pjesën e pasme të pajisjes.
4. Hapni derën dhe fiksoni mikrovalën me
mobilien me vidë.
8 SHQIP

4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
4.1 Pamje e përgjithshme
1 2
8 67
3 4
5
1Llamba
2Sistemi i kyçjes së sigurisë
3Ekrani
4Paneli i kontrollit
5Hapësja e derës
6Kapaku i strukturës së valëve
7Skarë
8Boshti i pllakës së rrotullueshme
4.2 Paneli i kontrollit
1
2
9
8
5
4
7
6
3
Simboli Funksioni Përshkrimi
1—Ekrani Tregon cilësimet dhe orën aktuale.
2Tastet e cilësimit të
fuqisë
Lejojnë vendosjen e nivelit të fuqisë
3Tasti i funksionit të
skarës
Për të vendosur funksionin e
mikrovalës / gatimit të kombinuar /
skarës.
SHQIP 9

Simboli Funksioni Përshkrimi
4Shkrirja Për të shkrirë ushqim sipas peshës.
5Start / +30 sek Për të nisur pajisjen ose për të rritur
kohën e gatimit për 30 sekonda me fuqi
të plotë.
6,
Tastet e cilësimeve Për vendosjen e orës, peshës,
temperaturës ose funksionit të gatimit
automatik.
7Ndalo / Pastro Për të çaktivizuar pajisjen ose për të
fshirë cilësimet e gatimit.
8Ora Për të vendosur orën / kujtuesin.
9E preferuar Për të zgjedhur me shpejtësi një
funksion automatik.
4.3 Aksesorët
Seti i pllakës së rrotullueshme
Gjithmonë përdorni setin e pllakës së
rrotullueshme për të përgatitur ushqim në
mikrovalë.
Pllaka e qelqit dhe udhëzuesi me rrota.
Skarë
Përdoret për:
• pjekje në skarë të ushqimit
• gatim të kombinuar
5. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për sigurinë.
5.1 Pastrimi i parë
KUJDES!
Referojuni kapitullit "Kujdesi dhe
pastrimi".
• Nxirrini të gjitha pjesët dhe paketimin tjetër
nga mikrovala.
10 SHQIP

• Pastroni pajisjen përpara përdorimit të
parë.
5.2 Vendosja e orës
Kur e lidhni pajisjen me rrjetin elektrik ose
pas një ndërprerjeje të rrymës, ekrani shfaq
0:00 dhe bie një tingull akustik.
Mund ta vendosni orën sipas një formati
ore 24 orësh.
1. Shtypni dy herë.
2. Shtypni tastet e Cilësimeve për të
vendosur orët.
3. Shtypni për ta konfirmuar.
4. Shtypni tastet e Cilësimeve për të
vendosur minutat.
5. Shtypni për ta konfirmuar.
Për të anuluar cilësimet shtypni .
Ekrani aktivizohet për 5 minuta në modalitetin
e gatishmërisë. Shfaqet ora ditore.
Për të çaktivizuar orën ditore shtypni ose
për të aktivizuar ekranin dhe vendoseni në
OFF. Shtypni për ta konfirmuar.
6. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për sigurinë.
6.1 Informacion i përgjithshëm rreth
përdorimit të pajisjes
• Pasi të çaktivizoni pajisjen, lëreni ushqimin
të qëndrojë për disa minuta.
• Hiqni ambalazhin me fletë alumini,
kontejnerët metalikë, etj., përpara se të
përgatisni ushqimin.
Gatimi
• Nëse është e mundur, gatuani ushqim të
mbuluar me material të përshtatshëm për
përdorim në mikrovalë. Nëse doni ta ruani
koren, gatuajeni ushqimin pa mbulesë
• Mos i gatuani më tepër se sa duhet
gatimet duke e vendosur fuqinë ose kohën
në nivel tepër të lartë. Ushqimi mund të
thahet, të digjet apo të marrë flakë në disa
vende.
• Mos e përdorni pajisjen për të gatuar vezë
në lëvore ose kërmij, sepse ato mund të
plasin. Me vezët e skuqura, shponi në
fillim të verdhat e vezëve.
• Para gatimit shpojini disa herë me një
pirun lëkurën ose lëvoren e patateve,
domateve, salsiçeve dhe ushqimeve të
ngjashme me qëllim që ato të mos
pëlcasin.
• Ushqimet e ftohura ose të ngrira kërkojnë
një kohë më të gjatë gatimi.
• Gatimet me salcë duhet të trazohen herë
pas here.
• Zarzavatet që kanë strukturë të fortë, siç
janë karotat, bizelet apo lulelakrat, duhet
të gatuhen në ujë.
• Rrotullojini copat e mëdha të ushqimit pasi
ka kaluar gjysma e kohës së gatimit.
• Nëse është e mundur, pritini zarzavatet në
copëza me përmasa të ngjashme.
• Përdorni pjata të sheshta e të gjera.
• Mos përdorni enë porcelani, qeramike ose
prej balte që kanë bazament pa smalt ose
janë me vrima të vogla, për shembull te
dorezat. Lagështira që futet në vrima
mund të bëjë që ena e gatimit të kriset
gjatë nxehjes.
• Pllaka e qelqit është e nevojshme për
funksionimin e mikrovalës. Vendosni
ushqime ose lëngje mbi të.
Shkrirja e mishit, shpendëve dhe peshkut
• Vendosni ushqimin e ngrirë, bashkë me
mbështjelljen, mbi një pjatë të kthyer
përmbys me një enë poshtë saj në mënyrë
që lëngu i shkrirë të mblidhet në enë.
• Rrotullojeni ushqimin pasi të ketë kaluar
gjysma e kohës së shkrirjes. Nëse është e
mundur, ndani dhe më pas hiqni copat që
kanë filluar të shkrihen.
Shkrirja e gjalpit, copave të tortës, djathit
të butë
• Mos e shkrini plotësisht ushqimin në
pajisje, por lëreni të shkrihet në
temperaturë dhome. Kjo jep një shkrirje
edhe më të njëtrajtshme. Hiqni të gjitha
SHQIP 11

ambalazhet metalike apo prej alumini para
shkrirjes.
Shkrirja e frutave, perimeve
• Nëse frutat ose zarzavatet duhet të
mbeten të pagatura, mos i shkrini
plotësisht në pajisje. Lërini të shkrihen në
temperaturë dhome.
• Përdorni një fuqi më të lartë mikrovale për
të gatuar frutat dhe zarzavatet pa i shkrirë
ato më parë.
Ushqimet e gatshme
• Mund të përgatitni ushqime të gatshme në
pajisje vetëm nëse paketimi është i
përshtatshëm për përdorim në mikrovalë.
• Ju lutemi shikoni me çdo kusht për
udhëzimet e prodhuesit të printuara në
paketim (p.sh. hiqni kapakun metalik dhe
çani fletën plastike).
Enët e gatimit dhe materialet e përshtatshme
Ena e gatimit/Materiali Mikrovalë Pjekja në
skarë
Shkrirja Ngrohje Gatimi
Qelq dhe porcelan zjarrdurues pa pjesë metalike,
p.sh. pireks, qelq zjarrdurues
Qelq dhe porcelan jo-zjarrdurues 1) X X X
Enë qeramike me material durues ndaj zjarrit/
ngrirjes (p.sh. Arcoflam), raft skare
Qeramikë 2), enë argjile 2) X
Material plastik që duron nxehtësi deri në 200
°C 3) X
Karton, letër X X X
Qese plastike X X X
Letër për pjekje me mbyllje të përshtatshme për
mikrovalë3) X
Enë për skuqje prej metali, p.sh. enamel, çelik i
derdhur X X X
Forma për pjekje, të llakuara me të zezë ose me
shtresë silikoni 3) X X X
Tavë për pjekje X X X
Enë gatimi për skuqje, p.sh. pllakë për të thekur
bukën X X
Ushqimet e gatshme të paketuara 3)
1) Pa veshje/zbukurime argjendi, ari, platini ose metalike
2) Pa komponentë kuarci ose metali, ose pa veshje të cilat përmbajnë metal
3) Duhet të ndiqni udhëzimet e prodhuesit rreth temperaturave maksimale.
E përshtatshme
X e papërshtatshme
12 SHQIP

6.2 Aktivizimi dhe Çaktivizimi i
mikrovalës
KUJDES!
Mos e lini furrën të punojë kur brenda saj
nuk ka ushqim.
1. Shtypni ose për të vendosur
nivelin e fuqisë. Për të zgjedhur nivelin e
duhur, shikoni tabelën më poshtë.
2. Shtypni ose për të vendosur kohën
e gatimit.
3. Shtypni për të konfirmuar e aktivizuar
mikrovalën.
Për të anuluar cilësimet shtypni .
Për të çaktivizuar mikrovalën:
• prisni derisa mikrovala të çaktivizohet
automatikisht, kur koha e vendosur
përfundon. Ekrani tregon 0:00.
• Hapeni derën. Pajisja ndalon
automatikisht. Mbylleni derën dhe shtypni
për të vazhduar gatimin. Përdorni këtë
opsion për të kontrolluar ushqimin.
• Shtypni .
Kur mikrovala çaktivizohet automatikisht,
bie një sinjal akustik.
6.3 Tabelat e cilësimit të fuqisë
Mikrovalë
Simbolet në panel nga e majta në të djathtë
Fuqia e
mikrov
alës
Niveli Mes. e ulët Mes. Mes. e lartë I lartë
Ekrani 100 Watt 300 Watt 500 Watt 700 Watt 900 Watt
Pjekja në skarë dhe Gatimi i kombinuar
Shtypni
Ekrani Përzgjedhja e fuqisë
1 herë Skarë 100%
2 herë Mikrovalë 36%
Skarë 64%
3 herë Mikrovalë 55%
Skarë 45%
4 herë 900 Watt Mikrovalë 100%
6.4 Ndezja e shpejtë
Koha maksimale e gatimit është 95
minuta.
Mund ta aktivizoni me shpejtësi mikrovalën
në mënyrat e mëposhtme.
• Shtypni për të aktivizuar
mikrovalën për 30 sekonda me fuqi të
plotë.
Koha e gatimit ulet me 30 sekonda me
çdo shtypje shtesë të butonit.
• Shtypni një herë. Vendosni kohën
e gatimit me tastet e Cilësimeve.
SHQIP 13

Shtypni për të aktivizuar
mikrovalën në fuqi të plotë.
6.5 Pjekja në skarë dhe Gatimi i
kombinuar
1. Shtypni në mënyrë të përsëritur për të
vendosur funksionin e Skarës ose Gatimit
të kombinuar.
2. Shtypni tastet e Cilësimeve për të
vendosur kohën.
3. Shtypni për të konfirmuar dhe
aktivizuar mikrovalën.
Një sinjal akustik bie pasi kalon gjysma e
kohës së gatimit. Ktheni ushqimin.
6.6 Shkrirja
Për të aktivizuar shkrirjen me peshë
duhet të përdorni më shumë se 100 g
dhe më pak se 1000 g ushqim.
1. Shtypni në mënyrë të përsëritur për të
zgjedhur një lloj ushqimi.
Simboli Funksioni
Shkrirje buke
Shkrirje mishi
Shkrirje peshku
Shkrirje perimesh
2. Shtypni dhe për të vendosur
peshën.
Koha vendoset automatikisht.
3. Shtypni për të konfirmuar e aktivizuar
mikrovalën.
6.7 Gatimi me shumë faza
Nëse njëra fazë është shkrirja, vendoseni
si fazën e parë.
Mund të gatuani ushqim në maksimumi 3
faza.
Gatuani të gjitha ushqimet e ngrira në 2 faza.
Për të gatuar në njërën fazë, kapërceni fazën
1 dhe 2.
1. Shtypni dhe vendosni modalitetin e
shkrirjes.
2. Shtypni tastet e Cilësimeve për të
vendosur peshën e shkrirjes.
3. Shtypni në mënyrë të përsëritur për
të zgjedhur nivelin e fuqisë.
4. Shtypni tastet e Cilësimeve për të
vendosur kohën.
5. Shtypni për të konfirmuar dhe
aktivizuar mikrovalën.
Ekrani fillon numërimin mbrapsht. Kur
dëgjoni një sinjal akustik gjatë modalitetit
të shkrirjes, kthejeni ose trazojeni
ushqimin.
6.8 E preferuar
Ju mund të ruani 3 cilësime Të preferuara.
Përdoreni këtë funksion për të ruajtur një
cilësim që e përdorni shpesh me mikrovalën.
1. Caktoni funksionin dhe parametrat që
dëshironi të ruani.
Referojuni procedurës për funksionin që
dëshironi të vendosni.
2. Shtypni dhe mbani shtypur për 2
sekonda. Një sinjal akustik bie pas
ruajtjes së cilësimeve.
Përdorimi i programit Të preferuar
1. Në modalitetin e gatishmërisë, shtypni
në mënyrë të përsëritur për të zgjedhur
cilësimin 1, 2 ose 3.
2. Shtypni për të aktivizuar mikrovalën.
14 SHQIP

Menyja e preferencave
Në mikrovalë kanë një Meny preferencash të programuar paraprakisht. Mund ta aktivizoni atë
sipas preferencave tuaja.
Gatesa Pesha Ekrani
Shkrirje gjalpi 50 g 50 g
100 g 100 g
150 g 150 g
200 g 200 g
250 g 250 g
Shkrirje çokollate 100 g 100 g
150 g 150 g
200 g 200 g
Kek çokollate 1 filxhan 1
2 filxhanë 2
3 filxhanë 3
4 filxhanë 4
7. PËRDORIMI I AKSESORËVE
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për sigurinë.
7.1 Futja e setit të pllakës së
rrotullueshme
KUJDES!
Mos gatuani ushqim pa setin e pllakës së
rrotullueshme. Përdorni vetëm setin e
pllakës së rrotullueshme që jepet me
mikrovalën.
Asnjëherë mos gatuani ushqim direkt në
pllakën e qelqit.
1. Vendosni udhëzuesin me rrota rreth
boshtit të pllakës së rrotullueshme.
2. Vendosni pllakën e qelqit mbi udhëzuesin
me rrota
7.2 Vendosja e skarës
Vendosni skarën mbi setin e pllakës së
rrotullueshme.
SHQIP 15

8. FUNKSIONET SHTESË
8.1 Bllokimi i sigurisë për fëmijët
Funksioni i bllokimit të sigurisë për fëmijët
parandalon vënien aksidentale në punë të
mikrovalës.
Mbani shtypur për 3 sekonda.
Do të dëgjohet një sinjal akustik.
Kur Bllokimi i sigurisë për fëmijët është aktiv,
ekrani tregon .
Për të çaktivizuar Bllokimin e sigurisë për
fëmijët shtypni dhe mbani shtypur për 3
sekonda.
Do të dëgjohet një sinjal akustik.
8.2 Kohëmatësi i kuzhinës
Mund të vendosni maksimumi 95 minuta.
Kur funksioni i Kohëmatësit të kuzhinës
është aktiv, nuk mund të vendoset asnjë
program tjetër.
1. Shtypni .
2. Shtypni tastet e Cilësimeve për të
vendosur kohën.
Pas 2 sekondash, kohëmatësi fillon
automatikisht.
Kohëmatësi ndalon punën kur hapni derën
ose vendosni pajisjen në pauzë. Kur
vazhdoni gatimin kohëmatësi kthehet në
kohën e vendosur më parë.
Kur arrihet koha e vendosur, dëgjohet një
sinjal akustik.
8.3 Funksionet e gatishmërisë dhe
të kursimit të energjisë
Ekrani tregon orën ditore pas lidhjes për herë
të parë ose kur përfundon gatimi. Ekrani
çaktivizohet pas 5 minutash mungese
aktivitet kur dera është e mbyllur:
- ekrani çaktivizohet kur ora nuk është
vendosur ose kur ora është OFF,
- kur koha është e vendosur dhe ora është
ON, ekrani tregon orën ditore për 5 minuta të
tjera.
Kur ekrani është joaktiv, shtypni cilindo çelës
ose hapni derën për ta aktivizuar atë:
- ai do të kthehet në modalitetin fillestar 0:00
dhe 900 W nëse nuk është vendosur ora
ditore,
- ekrani çaktivizohet pas 5 minutash nëse
është ON funksioni i bllokimit të sigurisë për
fëmijët.
9. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për sigurinë.
9.1 Këshilla për mikrovalën
Problemi Zgjidhja
Për sasinë e ushqimit që do të përgatisni nuk
gjeni asnjë të dhënë.
Orientohuni sipas një ushqimi të përafërt me të. Rrisni ose
zvogëloni kohëzgjatjen e kohës së gatimit sipas rregullit të
mëposhtëm: Sasi e dyfishuar = Kohë pothuajse të
dyfishuar, Gjysmë sasie = Gjysmë kohe
Produkti është tepër i thatë. Vendosni kohë më të shkurtër gatimi ose zgjidhni një fuqi më
të vogël të mikrovalës.
16 SHQIP

Problemi Zgjidhja
Ushqimi nuk është shkrirë, nxehur apo gatuar
pasi ka përfunduar koha.
Vendosni kohë më të gjatë gatimi ose vendosni një fuqi më të
madhe. Vini re se enët e mëdha kanë nevojë për më shumë
kohë.
Pasi ka përfunduar koha e gatimit, ushqimi është
mbinxehur anash, por ende nuk është gati në
mes.
Herën tjetër vendosni një fuqi më të ulët dhe një kohë pjekjeje
më të gjatë. Trazojini lëngjet, p.sh. supën, pasi ka kaluar
gjysma e kohës.
Për rezultate më të mira me orizin përdorni
pjata të sheshta e të gjera.
9.2 Shkrirja
Gjithmonë shkrijini copat e mishit me yndyrën
poshtë.
Mos e shkrini mishin të mbuluar sepse mund
kjo mund të bëjë që të gatuhet në vend që të
shkrihet.
Gjithmonë shkrijini pulat me gjoksin poshtë.
9.3 Gatimi
Gjithmonë hiqeni mishin dhe pulat e ftohta
nga frigoriferi të paktën 30 minuta përpara
gatimit.
Lëreni mishin, pulat, peshkun dhe zarzavatet
të mbuluara pas gatimit.
Lyejeni peshkun lart me pak vaj apo gjalpë të
shkrirë.
Të gjitha zarzavatet duhet të gatuhen me fuqi
të plotë të mikrovalës.
Shtoni 30 - 45 ml ujë të ftohtë për çdo 250 g
zarzavate.
Pritini zarzavatet e freskëta në copëza të
barabarta përpara gatimit. Të gjitha perimet
gatuajini të mbuluara.
9.4 Ringrohje
Kur ringrohni ushqimet e gatshme gjithmonë
ndiqni udhëzimet e shkruara në paketim.
9.5 Pjekja në skarë
Piqni ushqime të sheshta në qendër të
skarës.
Kthejeni ushqimin pasi të ketë kaluar gjysma
e kohës dhe vazhdoni pjekjen në skarë.
9.6 Gatimi i kombinuar
Përdorni Gatimin e kombinuar për t'i bërë
disa ushqime krokante.
Kur të ketë kaluar gjysma e kohës së gatimit,
kthejini ushqimet dhe më pas vazhdoni.
Ka 2 modalitete për Gatimin e kombinuar.
Secili modalitet kombinon funksionet e
mikrovalës dhe të skarës në periudha të
ndryshme dhe në nivele të ndryshme.
10. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për sigurinë.
10.1 Shënime dhe këshilla për
pastrimin
• Pastroni pjesën e përparme të pajisjes me
një copë të butë me ujë të ngrohtë dhe një
agjent pastrues.
• Për të pastruar sipërfaqet metalike,
përdorni agjent të zakonshëm pastrimi.
• Pastrojeni pjesën e brendshme të pajisjes
pas çdo përdorimi. Më pas mund të
pastroni ndotjet më lehtë e të mos i lejoni
të digjen.
• Ndotjet e forta pastrojini me një pastrues
të posaçëm.
• Pastrojini të gjithë aksesorët rregullisht
dhe lërini të thahen. Përdorni një leckë të
butë me ujë të ngrohtë dhe agjent
pastrues.
• Për të zbutur njollat e vështira, zieni një
gotë ujë me fuqi të plotë të mikrovalës për
2 deri 3 minuta.
SHQIP 17

• Për të hequr aromat, përzieni një gotë me
ujë me 2 lugë kafeje me lëng limoni dhe ziejeni me fuqi të plotë të mikrovalës për 5
minuta.
11. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për sigurinë.
11.1 Si të veprojmë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja
Pajisja nuk punon. Pajisja është e çaktivizuar. Aktivizoni pajisjen.
Pajisja nuk punon. Pajisja nuk është vendosur në prizë. Vendoseni pajisjen në prizë.
Pajisja nuk punon. Është djegur siguresa në kutinë e
siguresave.
Kontrolloni siguresën. Nëse siguresa
digjet më shumë se një herë, kontaktoni
një elektricist të kualifikuar.
Pajisja nuk punon. Dera nuk është mbyllur mirë. Sigurohuni që derën nuk e bllokon diçka.
Llamba nuk funksionon. Llamba është me defekt. Llamba duhet të zëvendësohet.
Ekrani shfaq . Bllokimi i sigurisë për fëmijët është aktiv. Çaktivizoni bllokimin e sigurisë për
fëmijët. Mbani shtypur për 3
sekonda.
Brenda pajisjes ka
shkëndija.
Ka pjata metalike ose pjata me konture
metalike.
Hiqni pjatën nga pajisja.
Brenda pajisjes ka
shkëndija.
Paretet e brendshme i prek një hell
metalik apo letër alumini.
Sigurohuni që helli ose letra e aluminit të
mos prekin paretet e brendshme.
Seti i pllakës së
rrotullueshme bën zhurmë
gërvishtjeje ose kërcitjeje.
Poshtë pllakës së qelqit ndodhet një
objekt ose papastërti.
Pastroni zonën poshtë pllakës së qelqit.
Pajisja ndalon punën pa
ndonjë arsye reale.
Ka një keqfunksionim. Nëse përsëritet kjo situatë, telefononi
Qendrën e autorizuar të shërbimit.
11.2 Të dhëna për shërbimin
Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje,
kontaktoni shitësin tuaj ose me një qendër
shërbimi të autorizuar.
Të dhënat e nevojshme për qendrën e
shërbimit ndodhen në etiketën e
parametrave. Pllaka e specifikimeve ndodhet
në pajisje. Mos e hiqni pllakën e
specifikimeve nga pajisja.
Rekomandojmë që ju t'i shkruani të dhënat këtu:
Modeli (MOD.) ........................................
Numri i produktit (PNC) ........................................
Numri serial (S.N.) ........................................
18 SHQIP

12. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin .
Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e
riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e
mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në
riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe
elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara
me simbolin e mbeturinave shtëpiake.
Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit
ose kontaktoni me zyrën komunale.
SHQIP 19

ЗА ОТЛИЧНИ РЕЗУЛТАТИ
Благодарим Ви, че избрахте продукт на AEG. Ние го създадохме, за да Ви
предоставим безупречна експлоатация в продължение на много години, с
иновативни технологии, които правят живота по-лесен – функции, които не можете
да откриете при обикновените уреди. Моля, отделете няколко минути за четене, за
да извлечете най-доброто.
Посетете нашия уебсайт за:
Вижте полезни съвети за употреба, брошури, отстраняване на неизправности,
информация за сервиз и ремонт:
www.aeg.com/support
Регистрирайте Вашия продукт за по-добро обслужване:
www.registeraeg.com
Купете аксесоари, консумативи и оригинални резервни части за Вашия уред:
www.aeg.com/shop
ОБСЛУЖВАНЕ НА КЛИЕНТИ
Винаги използвайте оригинални резервни части.
Когато се свързвате с нашия оторизиран отдел „Обслужване“, трябва да имате под
ръка следната информация: Модел, PNC, сериен номер.
Информацията може да бъде открита на табелката с основни данни
Предупреждение / Внимание–Информация за безопасност
Обща информация и съвети
Информация за околната среда
Запазваме си правото на изменения.
СЪДЪРЖАНИЕ
1. ИНФОРМАЦИЯ ЗА БЕЗОПАСНОСТ..........................................................20
2. ИНСТРУКЦИИ ЗА БЕЗОПАСНОСТ............................................................24
3. ИНСТАЛИРАНЕ........................................................................................... 25
4. ОПИСАНИЕ НА УРЕДА...............................................................................27
5. ПРЕДИ ПЪРВАТА УПОТРЕБА................................................................... 29
6. ВСЕКИДНЕВНА УПОТРЕБА....................................................................... 30
7. ИЗПОЛЗВАНЕ НА ПРИНАДЛЕЖНОСТИТЕ.............................................. 34
8. ДОПЪЛНИТЕЛНИ ФУНКЦИИ..................................................................... 35
9. ПРЕПОРЪКИ И СЪВЕТИ............................................................................35
10. ГРИЖИ И ПОЧИСТВАНЕ..........................................................................36
11. ОТСТРАНЯВАНЕ НА НЕИЗПРАВНОСТИ............................................... 37
12. ОПАЗВАНЕ НА ОКОЛНАТА СРЕДА.........................................................38
1. ИНФОРМАЦИЯ ЗА БЕЗОПАСНОСТ
Преди монтирането и употребата на уреда внимателно
прочетете предоставените инструкции. Производителят
20 БЪЛГАРСКИ
Other manuals for MSB2547D
2
Table of contents
Languages:
Other AEG Microwave Oven manuals