
7. Shtypni për ta konfirmuar. 8. Mbylleni derën.
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
5.1 Informacione të
përgjithshme rreth përdorimit të
pajisjes
• Pasi të çaktivizoni pajisjen, lëreni
ushqimin të qëndrojë për disa minuta.
• Hiqni paketimin e letrës së aluminit,
enët metalike etj. përpara se të
përgatisni ushqimin.
Gatimi
• Nëse është e mundur, gatuani ushqim
të mbuluar me material të
përshtatshëm për përdorim në
mikrovalë. Nëse dëshironi ta ruani
koren, gatuajeni ushqimin pa e
mbuluar
• Mos i gatuani më tepër se sa duhet
gatimet duke zgjedhur cilësim tepër të
lartë fuqie ose kohën në nivel tepër të
lartë. Ushqimi mund të thahet, të
digjet apo të marrë flakë në disa
vende.
• Mos e përdorni pajisjen për të gatuar
vezë në lëvore ose kërmij, sepse ato
mund të plasin. Me vezët e skuqura
shponi fillimisht të verdhat.
• Para gatimit shpojini disa herë me një
pirun lëkurën ose lëvoren e patateve,
domateve, salsiçeve dhe ushqimeve
të ngjashme me qëllim që ato të mos
pëlcasin.
• Për ushqimin e ftohtë ose të ngrirë,
vendosni një kohë më të gjatë gatimi.
• Enët që përmbajnë salcë duhet të
trazohen herë pas here.
• Perimet që kanë strukturë të fortë, si
karotat, bizelet ose lulelakra, duhet të
zihen në ujë.
• Rrotullojini copat e mëdha të ushqimit
pasi ka kaluar gjysma e kohës së
gatimit.
• Nëse është e mundur, pritini
zarzavatet në copëza me përmasa të
ngjashme.
• Përdorni pjata të sheshta dhe të gjera.
• Mos përdorni enë porcelani, qeramike
ose prej balte që kanë bazament pa
smalt ose janë me vrima të vogla, për
shembull te dorezat. Brenda këtyre
vrimave mund të hyjë lagështira duke
bërë që enët të plasariten kur nxehen.
• Pllaka e qelqit është e nevojshme për
funksionimin e mikrovalës. Vendosni
ushqime ose lëngje mbi të.
Shkrirja e mishit, shpendëve, peshkut
• Vendosni ushqimin e ngrirë, bashkë
me mbështjelljen, mbi një pjatë të
vogël të kthyer anash me një enë
poshtë saj në mënyrë që lëngu i
shkrirë të mblidhet në enë.
• Rrotullojeni ushqimin pasi të ketë
kaluar gjysma e kohës së shkrirjes.
Nëse është e mundur, ndani dhe më
pas hiqni copat që kanë filluar të
shkrihen.
Shkrirja e gjalpit, pjesë të tortës, kuark
• Mos e shkrini plotësisht ushqimin në
pajisje, por lërini të shkrihen plotësisht
në temperaturë dhome. Kjo jep një
shkrirje edhe më të njëtrajtshme.
Hiqni të gjitha ambalazhet metalike
apo prej alumini para shkrirjes.
Shkrirja e frutave, zarzavateve
• Nëse frutat ose zarzavatet duhet të
mbeten të pagatuara, mos i shkrini
plotësisht në pajisje. Lërini të shkrihen
në temperaturën e dhomës.
• Përdorni një fuqi më të lartë mikrovale
për të gatuar frutat dhe zarzavatet pa i
shkrirë ato më parë.
Ushqime të gatshme
• Mund të përgatisni ushqime të
gatshme në pajisje vetëm nëse
paketimi i tyre është i përshtatshëm
për përdorim në mikrovalë.
• Duhet të ndiqni udhëzimet e
prodhuesit të printuara mbi paketim
(p.sh. hiqni kapakun metalik dhe
shponi filmin plastik).
www.electrolux.com10