AEG KMK721880B User manual

aeg.com/register
KMK721880B
SQ Udhëzimet për përdorim | Mikrovalë 2
BG Ръководство за употреба | Микровълнова фурна 24
CA Manual d’usuari | Microones 47
HR Upute za uporabu | Mikrovalna pećnica 70
CS Návod k použití | Mikrovlnná trouba 92
NL Gebruiksaanwijzing | Magnetron 114
EN User Manual | Microwave Oven 137
FR Notice d'utilisation | Four à micro-ondes 159
DE Benutzerinformation | Mikrowellenofen 182
HU Használati útmutató | Mikrohullámú sütő 207
IT Istruzioni per l’uso | Forno a microonde 229
MK Упатство за ракување | Микробранова печка 253
PL Instrukcja obsługi | Kuchenka mikrofalowa 278
PT Manual de instruções | Forno microondas 302
RU Инструкция по эксплуатации | Микроволновая печь 324
SR Упутство за употребу | Микроталасна пећница 349
SK Návod na používanie | Mikrovlnná rúra 372
SL Navodila za uporabo | Mikrovalovna pečica 394
ES Manual de instrucciones | Horno de microondas 416
UK Інструкція | Мікрохвильова піч 439
aeg.com\register

Mirë se vini në AEG! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë.
Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së
problemeve, shërbimit dhe riparimit
www.aeg.com/support
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
PËRMBAJTJA
1. INFORMACIONI I SIGURISË..........................................................................2
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË.........................................................................5
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT........................................................................... 8
4. PANELI I KONTROLLIT.................................................................................. 9
5. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË............................................................. 10
6. PËRDORIMI I PËRDITSHËM....................................................................... 10
7. FUNKSIONET E ORËS.................................................................................13
8. PËRDORIMI I AKSESORËVE...................................................................... 14
9. FUNKSIONET SHTESË................................................................................15
10. UDHËZIME DHE KËSHILLA.......................................................................16
11. KUJDESI DHE PASTRIMI...........................................................................19
12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE...................................................................... 20
13. EFIKASITETI ENERGJETIK....................................................................... 21
14. STRUKTURA E MENYSË...........................................................................21
15. ËSHTË E LEHTË!....................................................................................... 22
16. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN.....................................................23
1. INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes
udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për
lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të
papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të
sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh
ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri,
nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e
përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi
2 SHQIP

të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të
mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën
monitorim të vazhdueshëm.
• Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë
me pajisjen.
• Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë
siç kërkohet.
• PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Mbajini fëmijët dhe kafshët
shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në përdorim
dhe kur ftohet.
• Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai
duhet aktivizuar.
• Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e
pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
• Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim.
• Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të
brendshëm.
• Kjo paisje mund të përdoret në: zyra, dhoma hoteli, dhoma
bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku
përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit
shtëpiak.
• Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje
dhe të ndërrojë kabllon.
• Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën
inkaso.
• Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik.
• Nëse kordoni i energjisë elektrike është i dëmtuar, duhet të
zëvendësohet nga prodhuesi, qendra e autorizuar e
shërbimit e tij ose persona me kualifikim të ngjashëm për të
shmangur një rrezik elektrik.
• PARALAJMËRIM: Për të shmangur mundësinë e goditjes
elektrike, sigurohuni që pajisja të fiket përpara se të
ndërroni llambën.
SHQIP 3

• PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Duhet pasur kujdes për të
shmangur prekjen e elementëve të ngrohjes ose sipërfaqes
së brendësisë së pajisjes.
• Përdorni gjithmonë doreza furre për të hequr ose për të
futur aksesorët ose enët për furrë.
• Përdorni vetëm pllakën e rrotullueshme dhe mbajtësen e
pllakës së rrotullueshme të projektuar për këtë pajisje.
• Mos e aktivizoni funksionin e mikrovalës kur pajisja është
bosh. Pjesët prej metali në hapësirat e brendshme mund të
krijojnë harkim elektrik.
• Enët metalike për ushqime dhe pije nuk lejohen gjatë
gatimit me mikrovalë. Kjo kërkesë nuk vlen për rastet kur
prodhuesi specifikon madhësinë dhe formën e enëve
metalike të përshtatshme për gatim me mikrovalë.
• PARALAJMËRIM: Nëse dera ose vulat e derës janë
dëmtuar, pajisja nuk duhet të vendoset në punë derisa të
riparohet nga një person i kualifikuar.
• PARALAJMËRIM: Vetëm një person i kualifikuar mund të
kryejë ndonjë shërbim ose riparim që përfshin heqjen e një
mbulese, e cila jep mbrojtje kundër ekspozimit ndaj
energjisë së mikrovalës.
• PARALAJMËRIM: Mos ngrohni lëngje dhe ushqime të tjera
në enë të mbyllura. Ata kanë gjasa të shpërthejnë.
• Përdorni vetëm enë të përshtatshme për përdorim në furra
me mikrovalë.
• Kur nxehni ushqime në enë plastike ose letre, mos ia ndani
sytë pajisjes sepse mund të ketë ndonjë shkëndijë.
• Pajisja është projektuar për ngrohjen e ushqimit dhe pijeve.
Tharja e ushqimit ose veshjeve dhe ngrohja e jastëkëve
ngrohës, shapkave, sfungjerëve, leckave të lagura dhe të
ngjashme mund të çojnë në rrezik dëmtimi, ndezjeje ose
zjarri.
• Nëse lëshohet tym, fikeni ose hiqeni pajisjen nga priza dhe
mbajeni derën të mbyllur në mënyrë që të mbytni flakët.
4 SHQIP

• Ngrohja e pijeve në mikrovalë mund të rezultojë në vlimin e
vonuar shpërthyes. Duhet pasur kujdes gjatë punës me
enën.
• Përmbajtja e shisheve të ushqimit dhe kavanozave të
ushqimit për fëmijë duhet të trazohen ose të tunden dhe
temperatura të kontrollohet para konsumimit, në mënyrë që
të shmangen djegiet.
• Vezët në lëvozhgën e tyre dhe vezët e plota të ziera mirë
nuk duhet të nxehen në pajisje pasi ato mund të
shpërthejnë, edhe pasi të ketë mbaruar ngrohja me
mikrovalë.
• Pajisja duhet të pastrohet rregullisht dhe të hiqen të gjitha
mbetjet e ushqimit.
• Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
• Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të
mprehta metalike për të pastruar derën prej xhami, pasi
mund të gërvishtet sipërfaqja, gjë e cila mund të shkaktojë
krisjen e xhamit.
• Mosmbajtja e pajisjes në një gjendje të pastër mund të çojë
në përkeqësim të sipërfaqes, e cila mund të ndikojë
negativisht në jetëgjatësinë e pajisjes dhe mund të rezultojë
në një situatë të rrezikshme.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta
instalojë këtë pajisje.
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
• Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të
mbyllura.
• Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza.
• Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt
dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat
e instalimit.
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
• Përpara montimit të pajisjes, kontrolloni
nëse dera e pajisjes hapet pa pengesë.
• Pajisja vjen me një sistem elektrik ftohjeje.
Duhet vënë në punë përmes lidhjes nga
priza.
• Njësia e integruar duhet të plotësojë
kërkesat e stabilitetit të DIN 68930.
SHQIP 5

Lartësia minimale e
mobilies (Mobilia nën
lartësinë minimale të
suprinës)
444 (460) mm
Gjerësia e mobilies 560 mm
Thellësia e mobilies 550 (550) mm
Lartësia e pjesës së
përparme të pajisjes
455 mm
Lartësia e pjesës së pasme
të pajisjes
440 mm
Gjerësia e pjesës së
përparme të pajisjes
595 mm
Gjerësia e pjesës së
pasme të pajisjes
559 mm
Thellësia e pajisjes 567 mm
Thellësia inkaso e pajisjes 546 mm
Gjerësia me derën të hapur 882 mm
Madhësia minimale e
hapjes së ventilimit. Hapja
e vendosur në pjesën e
pasme poshtë
560x20 mm
Gjatësia e kabllos kryesore
të furnizimit. Kablloja është
vendosur në këndin e
djathtë të pjesës së pasme
1500 mm
Vidat e montimit 3.5x25 mm
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
• Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga
një elektricist i kualifikuar.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
• Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të
instaluar si duhet.
• Mos përdorni përshtatës me shumë spina
dhe kabllo zgjatuese.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe
kabllon elektrike. Nëse kablloja elektrike
duhet zëvendësuar, kjo duhet bërë nga
Qendra jonë e autorizuar e shërbimit.
• Mos i lini kabllot elektrike që të prekin
derën e pajisjes ose t'i afrohen asaj apo
hapësirës poshtë pajisjes, veçanërisht kur
është në punë ose dera është e nxehtë.
• Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent
dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në
mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
• Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur
nga spina.
• Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat
mbrojtës, siguresat (siguresat që vidhosen
duhet të hiqen nga foleja), salvavitat dhe
kontaktorët.
• Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje
instaluese e cila ju lejon të shkëpusni
pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha
polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një
hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
• Kjo pajisje ofrohet me spinë dhe kordon
elektrik.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje
elektrike ose shpërthimi.
• Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
• Sigurohuni që vendet e ventilimit të mos
jenë bllokuar.
• Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë
punës.
• Çaktivizojeni pajisjen pas çdo përdorimi.
• Tregoni kujdes në hapjen e derës së
pajisjes kur pajisja është në punë. Mund të
çlirohet avull i nxehtë.
• Mos e vendosni në punë pajisjen me duar
të lagura ose kur keni pasur kontakt me
ujin.
• Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
ose si sipërfaqe mbështetëse.
• Hapeni derën e pajisjes me kujdes.
Përdorimi i përbërësve me alkool mund të
krijojë një përzierje alkooli dhe ajri.
• Mos lejoni që pajisja të bjerë në kontakt
me shkëndija apo flakë të hapura kur
hapni derën.
6 SHQIP

• Mos vendosni produkte që marrin flakë
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë pajisjes ose mbi
të.
• Mos e përdorni funksionin e mikrovalës
për të ngrohur pajisjen paraprakisht.
PARALAJMËRIM!
Rrezik i dëmtimit të pajisjes.
• Për të parandaluar dëmtimin ose
çngjyrosjen e emalit:
– mos fusni letër alumini drejtpërdrejt në
pjesën e poshtme të hapësirës së
pajisjes.
– mos hidhni ujë drejtpërdrejt në pajisjen
e nxehtë.
– mos lini enë të lagura dhe ushqim në
pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
– bëni kujdes kur hiqni ose vendosni
aksesorët.
• Çngjyrimi i emalimit ose i inoksit nuk
ndikon në funksionimin e pajisjes.
• Gjithmonë gatuani me derën e pajisjes të
mbyllur.
• Nëse pajisja është instaluar pas një paneli
mobilieje (p.sh. një derë), sigurohuni që
dera të mos mbyllet asnjëherë kur pajisja
është në punë. Pas një paneli të mbyllur
mobilieje mund të akumulohet nxehtësi
dhe lagështi, të cilat mund të shkaktojnë si
rrjedhim dëme në pajisje, banesë apo
dysheme. Mos e mbyllni panelin e
mobilies derisa pajisja të jetë ftohur
plotësisht pas përdorimit.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, zjarri ose dëmtimi të
pajisjes.
• Përpara mirëmbajtjes, çaktivizoni pajisjen
dhe hiqeni spinën nga priza.
• Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka
rrezik që panelet prej xhami të thyhen.
• Ndërrojini menjëherë panelet prej xhami të
derës kur janë të dëmtuara. Kontaktoni
qendrën e autorizuar të shërbimit.
• Tregoni kujdes kur e hiqni derën nga
pajisja. Dera është e rëndë!
• Sigurohuni që hapësira e brendshme,
pllaka rrotulluese dhe dera të fshihen e të
thahen pas çdo përdorimi. Avulli që
krijohet gjatë përdorimit të pajisjes
kondensohet në muret e hapësirës së
brendshme dhe mund të shkaktojë
gërryerje.
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
• Yndyrat dhe ushqimi që mbeten në pajisje
mund të shkaktojnë zjarr dhe qark elektrik
kur vihet në përdorim funksioni i
mikrovalës.
• Pastrojeni pajisjen me copë të butë e të
njomë. Përdorni vetëm detergjente
neutrale. Mos përdorni produkte gërryese,
materiale të ashpra pastruese, tretës ose
objekte metalike.
• Nëse përdorni spërkatës për furrën, ndiqni
udhëzimet e sigurisë në paketim.
2.5 Ndriçimi i brendshëm
PARALAJMËRIM!
Rrezik goditjeje elektrike.
• Në lidhje me llambat brenda produktit dhe
llambat e pjesëve të këmbimit të shitura
veçmas: Këto llamba janë prodhuar për
kushte ekstreme fizike në pajisjet
elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë,
dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për
të sinjalizuar informacion rreth statusit të
përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë
prodhuar për t’u përdorur në aplikacione të
tjera dhe nuk janë të përshtatshme për
ndriçim në ambiente shtëpiake.
• Ky produkt përmban një burim drite të
klasit G të efikasitetit të energjisë.
• Përdorni vetëm llamba me të njëjtat
specifike.
2.6 Shërbimi
• Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
qendrën e autorizuar të shërbimit.
• Përdorni vetëm pjesë rezervë origjinale.
2.7 Hedhja
PARALAJMËRIM!
Rreziku i lëndimit ose mbytjes.
SHQIP 7

• Kontaktoni me autoritetin tuaj komunal për
informacion se si ta hidhni pajisjen.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
me energji.
• Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
• Hiqni kapësen e derës për të parandaluar
që fëmijët kafshët shtëpiake të ngecin
brenda pajisjes.
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
3.1 Pasqyra e përgjithshme
21
3
4
5
6
Paneli i kontrollit
Ekrani
Elementi i ngrohjes
Gjeneratori i mikrovalës
Llamba
Aksi i Turntable
3.2 Aksesorët
Seti i pllakës së rrotullueshme
Për të përgatitur ushqim.
≤ 4 kg
Seti i skarës
Për të pjekur në skarë.
8 SHQIP

4. PANELI I KONTROLLIT
4.1 Përmbledhje e panelit të
kontrollit
1 2 3 4 5 6
1Aktiv / Joaktiv Shtypeni dhe mbajeni për të ndezur e fikur pajisjen.
2Menyja Liston funksionet e pajisjes.
3Të preferuara Listë e cilësimeve të preferuara.
4Ekrani Tregon cilësimet aktuale të pajisjes.
5Çelësi i llambës Për të ndezur dhe fikur llambën.
6Ndezje e shpejtë e
mikrovalës Për të aktivizuar funksionin e mikrovalës (1000 W dhe 30 sekonda).
Shtypni Lëvizni
3s
Shtypni dhe mbani
Prekni sipërfaqen me majën e
gishtit. Rrëshqisni gishtin mbi sipërfaqe. Prekni sipërfaqen për 3 sekonda.
4.2 Ekrani
High
12:34
START
300W
E CDF B
A
Pasi ndizet, ekrani shfaq panelin kryesor me funksionin
dhe intensitetin e parazgjedhur të skarës.
A. Ora Ditore
B. NISJA/STOP
C. Intensiteti i skarës
D. Funksionet e nxehjes
E. Fuqia e mikrovalës
F. Kohëmatësi
SHQIP 9

Treguesit e ekranit
Treguesit bazë - për të naviguar në ekran.
Për të konfirmuar përzgjedhjen /
cilësimin.
Për të shkuar një
nivel pas në
menu.
Për të zhbërë
veprimin e fundit.
Për të aktivizuar dhe çaktivizuar
opsionet.
Bjeri alarmit treguesit e funksionit - kur koha e vendosur e gatimit përfundon, bie sinjali.
Funksioni është i aktivizuar. Funksioni është i aktivizuar.
Gatimi ndalon automatikisht. Alarmi i sinjalit është i fikur.
Treguesit e kohëmatësit
Për të anuluar parametrin.
5. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
5.1 Pastrimi fillestar
Hapi 1 Hapi 2 Hapi 3
Nxirrni të gjithë aksesorët nga
pajisja.
Pastroni pajisjen dhe aksesorët
vetëm me një copë me mikrofibra
me ujë të ngrohtë dhe një detergjent
të butë.
Vendosni aksesorët në pajisje.
5.2 Lidhja e parë
Në ekran shfaqet mesazhi i mirëseardhjes pas lidhjes së parë.
Duhet të caktoni: Gjuha, Drita e ekranit, Tingujt e butonave, Volumi i ziles, Ora Ditore.
6. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
6.1 Si të vendosni funksionin:Skarë
+ MW,Skara
Pajisja mund të bëjë zhurmë kur përdor
funksionin:Skarë + MW. Ato janë normale për
këtë funksion.
10 SHQIP

Vendosja e funksionit:Skarë + MW
Hapi 1 Futni skarën e poshtme.
Hapi 2 Ndizni pajisjen. Në ekran shfaqet funksioni i parazgjedhur i nxehjes.
Hapi 3 Shtypni simbolin e funksionit të nxehjes për të hyrë në nënmeny.
Hapi 4 Zgjidhni funksionin: . Shtypni: .
Hapi 5 Zgjidhni nivelin e intensitetit të skarës.
Funksioni Niveli i intensitetit të skarës
Lo I ulët
Hi I lartë
Hapi 6 Shtypni: .
Hapi 7 Shtypni: .
- shtypni për të fikur pajisjen.
Hapi 8 Fikni pajisjen.
Fuqia e mikrovalës është e kufizuar në 500 W
kur përdorni funksionin:Skarë + MW.
Vendosja e funksionit:Skara
Hapi 1 Futni skarën e sipërme.
Hapi 2 Ndizni pajisjen. Në ekran shfaqet funksioni i parazgjedhur i nxehjes.
Hapi 3 Shtypni simbolin e funksionit të nxehjes për të hyrë në nënmeny.
Hapi 4 Zgjidhni funksionin: . Shtypni: .
Hapi 5 Shtypni: .
- shtypeni për të çaktivizuar funksionin.
Hapi 6 Fikni pajisjen.
6.2 Si të cilësoni: Funksionet i mikrovalës
Hapi 1 Ndizni pajisjen.
Hapi 2 Shtypni simbolin e funksionit të nxehjes për të hyrë në nënmeny.
Hapi 3 Zgjidhni funksionin e ngrohjes me mikrovalë dhe shtypni: . Ekrani tregon: fuqinë e
mikrovalës.
Hapi 4 Vendosni: fuqinë e mikrovalës. Shtypni: .
SHQIP 11

Hapi 5 Shtypni: .
- shtypeni për të çaktivizuar funksionin.
Hapi 6 Fikni pajisjen.
Koha maksimale e funksioneve të mikrovalës
varet nga fuqia e mikrovalës që caktoni:
FUQIA E MIKROVALËS
W
KOHA MAKSIMALE
min
100 - 500 59:55
> 500 7
Nëse hapni derën, funksioni ndalon. Për
ta nisur sërish, shtypni .
6.3 Si ta përdorni: Ndezje e shpejtë
e mikrovalës
Hapi 1 Shtypni dhe mbani shtypur: .
Mikrovala vihet në punë për 30
sekonda.
Hapi 2 Për të zgjatur kohën e gatimit:
Shtypni vlerën e
kohës së
përdorimit për të
shkuar te
cilësimet e kohës.
Vendosni kohën
e gatimit.
Shtypni +30 s.
Mikrovala mund të ndizet në çdo kohë me: Ndezje e
shpejtë e mikrovalës.
6.4 Funksionet e nxehjes
STANDARD
Funksionet e
nxehjes
Aplikimi
Skara
Për të pjekur në skarë ushqime të sheshta dhe për të thekur bukë.
Skarë + MW
Për të gatuar ushqim për një kohë të shkurtër dhe për të skuqur. Mund të vendosni 2
nivele intensiteti skare: të ulët dhe të lartë.
Mikrovalë
Nxehje, gatim, diapazoni i fuqisë: 100 - 1 000 W
12 SHQIP

MIKROVALË
Funksionet e
nxehjes
Përdorimi
Shkrirja
Shkrirja e mishit, peshkut,
kekëve, diapazoni i fuqisë:
100 - 200 W
Shkrirja
Shkrirje çokollate dhe
gjalpi, diapazoni i fuqisë:
100 - 400 W
Ringrohje
Nxehje e vakteve të
parapërgatitura dhe
ushqimi delikat, diapazoni i
fuqisë: 300 - 700 W
Funksionet e
nxehjes
Përdorimi
Kokoshka
Përgatitje kokoshkash,
diapazoni i fuqisë: 700 -
1 000 W
Lëng
Ngrohje lëngjesh dhe
supash, diapazoni i fuqisë:
800 - 1000 W
7. FUNKSIONET E ORËS
7.1 Përshkrimi i funksioneve të orës
Funksioni i orës Përdorimi
Koha e gatimit Për të vendosur kohëzgjatjen e gatimit. Maksimumi është 23 orë e 59 minuta.
Përfundo veprimin Për të vendosur se çfarë ndodh kur përfundon numërimi i kohëmatësit.
Kohë shtesë Për të zgjatur kohën e gatimit.
Kujtesë Për vendosjen e një numërimi mbrapsht. Maksimumi është 23 orë e 59 minuta. Ky
funksion nuk ndikon në funksionimin e pajisjes.
7.2 Si të cilësoni: Funksionet e orës
Mënyra e regjistrimit të orës
Hapi 1 Ndizni furrën.
Hapi 2 Shtypni: Ora Ditore.
Hapi 3 Vendosni kohën. Shtypni: .
Si të vendosni kohën e gatimit
Hapi 1 Zgjidhni funksionin e nxehjes.
Hapi 2 Shtypni: .
Hapi 3 Vendosni kohën. Shtypni: .
SHQIP 13

Mënyra e zgjedhjes së opsionit të përfundimit
Hapi 1 Zgjidhni funksionin e nxehjes.
Hapi 2 Shtypni: .
Hapi 3 Vendosni kohën e gatimit.
Hapi 4 Shtypni: .
Hapi 5 Shtypni: Përfundo veprimin.
Hapi 6 Zgjidhni të preferuarin: Përfundo veprimin.
Hapi 7 Shtypni: . Përsëriteni veprimin derisa ekrani të shfaqë panelin kryesor.
Zgjatja e kohës së gatimit
Kur ka mbetur 10% nga koha e gatimit dhe ushqimi nuk duket të jetë gati, mund ta zgjasni kohën e gatimit. Ju
gjithashtu mund të ndryshoni funksionin e nxehjes.
Shtypni +1min për të zgjatur kohën e gatimit.
Si të ndryshojmë parametrat e kohëmatësit
Hapi 1 Shtypni: .
Hapi 2 Vendosni vlerën e kohëmatësit.
Hapi 3 Shtypni: .
Mund ta ndryshoni kohën e caktuar gjatë gatimit në çdo moment.
8. PËRDORIMI I AKSESORËVE
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
8.1 Futja e aksesorëve
Përdorni vetëm enë gatimi dhe materiale të
përshtatshme. Drejtojuni kapitullit "Udhëzime
dhe këshilla", "Enët e gatimit dhe materialet e
përshtatshme për mikrovalë".
14 SHQIP

Seti i pllakës së rrotullueshme:
Gjithmonë gatuani ushqim mbi setin e pllakës së
rrotullueshme.
Vendosni udhëzuesin me rrota rreth aksit të
rrotullueshëm. Vendosni xhamin e rrotullueshëm
mbi udhëzuesin me rrota.
Përdorni vetëm kompletin e pllakës së
rrotullueshme që jepet me pajisjen.
Seti i skarës:
Vendoseni skarën me kapakët prej silikoni poshtë
setit të pllakës së rrotullueshme.
9. FUNKSIONET SHTESË
9.1 Si të ruani: Të preferuara
Ju mund të ruani cilësimet tuaja të preferuara, si p.sh. funksionin e nxehjes, kohën e gatimit,
ose funksionin e pastrimit. Ju mund të ruani 3 cilësime të preferuara.
Hapi 1 Ndizni pajisjen.
Hapi 2 Zgjidhni cilësimin e preferuar.
Hapi 3 Shtypni: . Zgjidhni: Të preferuara.
Hapi 4 Zgjidhni: Ruaj cilësimet aktuale.
Hapi 5 Shtypni + për të shtuar cilësimet në listën e: Të preferuara. Shtypni .
- shtypni për të rivendosur cilësimin.
- shtypni për të anuluar cilësimin.
9.2 Bllokimi i funksionit
Funksioni parandalon ndryshimin pa dashje të funksionit të nxehjes.
Hapi 1 Ndizni pajisjen.
Hapi 2 Vendosni një funksion nxehjeje.
Hapi 3 , - shtypni në të njëjtën kohë për të aktivizuar funksionin.
Për të çaktivizuar funksionin, përsëritni hapin 3.
SHQIP 15

9.3 Ventilatori i ftohjes
Kur pajisja është në punë, ventilatori i ftohjes
ndizet automatikisht për t’i mbajtur sipërfaqet
e pajisjes të ftohta. Nëse fikni pajisjen,
ventilatori ftohës mund të vazhdojë të punojë
derisa të ftohet pajisja.
10. UDHËZIME DHE KËSHILLA
10.1 Rekomandimet e gatimit
Temperatura dhe kohët e gatimit në tabela janë vetëm udhëzuese. Ato varen nga receta, cilësia dhe sasia e
përbërësve të përdorur.
Pajisja juaj mund të gatuajë ndryshe nga pajisja që kishit më parë. Udhëzimet e mëposhtme tregojnë funksionet
dhe cilësimet e rekomanduara të nxehjes për kohën e gatimit për lloje të vecanta ushqimi.
Nëse nuk gjeni përzgjedhjet për një recetë të veçantë, kërkoni për një të përafërt.
Për më shumë rekomandime gatimi, referojuni tabelave të gatimit në uebsajtin tonë. Për të gjetur Këshilla gatimi,
kontrolloni numrin PNC në etiketën e specifikimeve në kornizën e përparme të brendësisë së pajisjes.
10.2 Rekomandimet për mikrovalën
Le të gatuajmë!
Mos e vendosni ushqimin direkt në pjatën
rrotulluese. Gjithmonë përdorni enë gatimi të
përshtatshme për mikrovalë.
Vendosini enët e gatimit në mes të pjatës
rrotulluese.
Kontakti me artikuj tepër të nxehtë ose tepër
të ftohtë mund të thyejë pjatën rrotulluese.
Rrotullojeni ose trazojeni ushqimin pasi të
ketë kaluar gjysma e kohës së shkrirjes dhe e
gatimit.
Trazojini gatimet me lëng herë pas here.
Trazojeni ushqimin përpara se ta shërbeni.
Mbulojeni ushqimin për gatim dhe ringrohje.
Vendosni lugën në shishe ose gotë gjatë
ngrohjes së pijeve për të siguruar
shpërndarje më të mirë të nxehtësisë.
Vendoseni ushqimin në pajisje pa ambalazh.
Ushqimet e gatshme të ambalazhuara mund
të futen në pajisje vetëm kur ambalazhi është
i sigurt për mikrovalë (kontrolloni
informacionin e ambalazhit).
Gatimi me mikrovalë
Gatuajeni ushqimin të mbuluar. Nëse
dëshironi ta ruani koren, gatuajeni ushqimin
pa e mbuluar.
Mos i gatuani më tepër nga sa duhet gatimet
duke zgjedhur një voltazh tepër të lartë ose
duke vendosur kohën në nivel tepër të lartë.
Ushqimi mund të thahet, të digjet apo të
marrë flakë.
Mos e përdorni pajisjen për të gatuar vezë në
lëvozhgë ose kërmij, sepse mund të plasin.
Shpojeni të verdhën e vezës së skuqur
përpara se ta ringrohni atë.
Shpojeni ushqimin me lëkurë ose rripeni disa
herë përpara gatimit.
Pritini zarzavatet në copëza me përmasa të
ngjashme.
Pasi të fikni pajisjen, nxirreni ushqimin dhe
lëreni të qëndrojë për disa minuta për t'i lejuar
nxehtësisë të shpërndahet njëtrajtshëm.
Shkrirja me mikrovalë
Vendosni ushqimin e ngrirë, bashkë me
mbështjelljen, mbi një pjatë të kthyer përmbys
me një enë poshtë saj ose mbi një skarë
shkrirjeje apo mbi një kullesë apo sitë plastike
në mënyrë që lëngu i shkrirë të mund të
rrjedhë.
Hiqini copat e shkrira më pas.
Mund të përdorni një fuqi më të lartë
mikrovale për të gatuar frutat dhe zarzavatet
pa i shkrirë ato më parë.
16 SHQIP

10.3 Enët dhe materialet e përshtatshme për mikrovalë
Për mikrovalën përdorni vetëm enë dhe materiale të përshtatshme. Përdoreni tabelën e
mëposhtme si referencë.
Kontrolloni specifikat e enës së gatimit / materialit përpara përdorimit.
Materiali / Enët e gatimit
Qelq dhe porcelan për furrë pa
pjesë metalike, p.sh. qelq për
nxehtësi
Qelq dhe porcelan jo për furrë pa
zbukurime argjendi, ari, platini apo
metalesh të tjera
X X X
Enë qeramike dhe qelqi me
material për furrë/ngricë
Enë qeramike dhe balte pa
komponentë kuarci apo metali, apo
veshje që përmbajnë metal
X X
Qeramikë, porcelan dhe enë balte
me fund të paveshur ose me vrima
të vogla, p.sh. te dorezat
X X X X
Material plastik për nxehtësi deri në
200 °C
X X
Karton, letër X X X
Celofan për mikrovalë X X X
Letër për pjekje me mbyllje të
përshtatshme për mikrovalë
X X
Enë për skuqje prej metali, p.sh.
emalim, gizë
X X X
Forma për pjekje, të llakuara me të
zezë ose me shtresë silikoni
X X X
Enë për përdorim në mikrovalë,
p.sh. pllakë për të thekur bukën
X X X
Niveli i Setit të skarës X X
10.4 Cilësimet e rekomanduara të fuqisë për lloje të ndryshme ushqimi
Të dhënat në tabelë janë vetëm orientuese.
SHQIP 17

800 - 1000 W
Përcëllimi në fillim të procesit të gatimit Ngrohja e lëngjeve
500 - 700 W
Gatimi i perimeve
Gatim pjatash
me bazë
vezësh
Zierja çorbave Zierja e orizit
Ngrohja e
gatimeve
njëpjatëshe
Shkrirja dhe
ngrohja e
ushqimeve të
ngrira
300 - 400 W
Shkrirja e djathit, çokollatës, gjalpit Gatimi / Ngrohja e ushqimeve delikate Vazhdimi i gatimit
100 - 200 W
Shkrirja e bukës Shkrirja e frutave
dhe e ëmbëlsirave
Shkrirja e djathit,
kremit, gjalpit
Shkrirja e mishit,
peshkut
Ngrohja e ushqimeve për
bebe
10.5 Tabelat e gatimit për institutet
e testimit
Informacion për institutet e testimit
Analizat sipas IEC 60705.
Funksioni i mikrovalës
Wkg min
Pandispanjë 600 0.475 Seti i pllakës
së
rrotullueshme
5 - 7 -
Copë mishi 500 0.9 Seti i pllakës
së
rrotullueshme
18 - 20 -
Krem karamel me vezë 500 1 Seti i pllakës
së
rrotullueshme
15 - 17 -
18 SHQIP

Wkg min
Shkrirje mishi 200 0.5 Seti i pllakës
së
rrotullueshme
8 - 9 -
Funksioni i kombinuar i mikrovalës
Përdorni funksionin: Skara me mikrovalë.
Përdorni skarën e poshtme.
W min
Patate gratin, 1,1 kg 300 i ulët 30 - 35 -
Pulë, 1,1 kg 300 i lartë 30 - 35 Vendosini mishin në
një enë qelqi të
rrumbullakët.
11. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
11.1 Shënime për pastrimin
Agjentët e
pastrimit
Pastroni vetëm me një copë me mikrofibra pjesën ballore të pajisjes me ujë të ngrohtë dhe
një detergjent të butë.
Përdorni një solucion pastrues për të pastruar sipërfaqet metalike.
Pastroni njollat me një detergjent të butë.
Përdorimi i
përditshëm
Pastrojeni hapësirën e brendshme pas çdo përdorimi. Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të
tjera mund të shkaktojë zjarr.
Pastroni tavanin e pajisjes me kujdes nga mbetjet ushqimore dhe yndyra.
Mos e ruani ushqimin në pajisje për më shumë se 20 minuta. Thani brendësinë vetëm me
një copë me mikrofibra pas çdo përdorimi.
SHQIP 19

Aksesorët
Pastrojini të gjithë aksesorët pas çdo përdorimi dhe lërini të thahen. Përpara pastrimit, prisni
derisa pllaka rrotulluese të jetë ftohur.. Ka rrezik që pllaka rrotulluese të thyhet. Përdorni
vetëm një leckë me mikrofibra me ujë të ngrohtë dhe detergjent të butë. Mos i pastroni
aksesorët në pjatalarëse.
Mos i pastroni aksesorët që nuk ngjisin duke përdorur pastrues gërryes ose objekte me majë
të mprehtë.
12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
12.1 Çfarë duhet bërë nëse...
Pajisja nuk ndizet ose nuk nxehet
Shkaku i mundshëm Ndreqja
Pianura nuk është e lidhur me rrjetin elektrik ose nuk
është lidhur saktë.
Kontrolloni nëse furra është lidhur siç duhet me rrjetin
elektrik.
Nuk është vendosur ora. Cilësoni orën, për hollësi referojuni Funksionet e orës
kapitullit, Si ta cilësoni: Funksionet e orës.
Dera nuk është mbyllur siç duhet. Mbylleni tërësisht derën.
Është djegur siguresa. Sigurohuni që shkaku i problemit është siguresa. Nëse
problemi përsëritet, kontaktoni një elektricist të
kualifikuar.
Pajisja Bllokimi për fëmijët është ndezur. Referojuni kapitullit “Menyja”, nënmenyja për: Opsionet.
Komponentët
Përshkrimi Ndreqja
Llamba është djegur. Ndërroni llambën, për detaje referojuni kapitullit
“Kujdesi dhe pastrimi”, “Mënyra e ndërrimit”: Llamba.
Seti i pllakës së rrotullueshme bën zhurmë. Ka mbetje ushqimore poshtë setit të pllakës së
rrotullueshme.
12.2 Mënyra e menaxhimit: Kodet e defekteve
Kur ndodh një gabim softueri, ekrani shfaq mesazhin e gabimit.
Në këtë pjesë, do të gjeni listën e problemeve që mund t’i zgjidhni vetë.
20 SHQIP
Other manuals for KMK721880B
1
Table of contents
Languages:
Other AEG Microwave Oven manuals
Popular Microwave Oven manuals by other brands

Sharp
Sharp R-82FBST Operation manual with cookbook

Bosch
Bosch BEL523M 0 Series User manual and installation instructions

Panasonic
Panasonic NN-K10JWM operating instructions

Jenn-Air
Jenn-Air AMC6158BCW Use & care guide

Samsung
Samsung mE732K Owner's instructions & cooking guide

Frigidaire
Frigidaire FPBM307NTFA Use & care guide