AEG IKE96654FB User manual

USER
MANUAL
IKE96654FB
Udhëzimet për përdorim 2
Ръководство за употреба22
Upute za uporabu 44
Návod k použití 63
Brugsanvisning 83
User Manual 102
Kasutusjuhend 121
Käyttöohje 140
Notice d'utilisation 160
Használati útmutató 181
Notendaleiðbeiningar 202
SQ
BG
HR
CS
DA
EN
ET
FI
FR
HU
IS
Lietošanas instrukcija 221
Naudojimo instrukcija 241
Упатство за ракување 260
Bruksanvisning 282
Instrukcja obsługi 301
Упутство за употребу 322
Návod na používanie 343
Navodila za uporabo 363
Bruksanvisning 382
LV
LT
MK
NO
PL
SR
SK
SL
SV

PËR REZULTATE PERFEKTE
Faleminderit që keni zgjedhur këtë produkt AEG. Ne e kemi krijuar atë për t'ju ofruar
performancë të përsosur për shumë vite, me teknologji novatore që ndihmojnë në
thjeshtimin e jetës - veçori që mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Kushtojini
pak minuta leximit për ta shfrytëzuar sa më mirë.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së
problemeve, shërbimit dhe riparimit
www.aeg.com/support
Regjistrojeni produktin për shërbim më të mirë:
www.registeraeg.com
Blini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë origjinale këmbimi për pajisjen:
www.aeg.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale.
Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të keni në
dispozicion të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.
Ky Informacioni mund të gjendet në pllakën e klasifikimit.
Paralajmërim / Të dhëna rreth sigurisë dhe kujdesit
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna rreth ambientit
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
PËRMBAJTJA
1. INFORMACIONI I SIGURISË..........................................................................................2
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË.........................................................................................5
3. INSTALIMI.......................................................................................................................7
4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT........................................................................................... 8
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM......................................................................................... 9
6. UDHËZIME DHE KËSHILLA.........................................................................................15
7. KUJDESI DHE PASTRIMI.............................................................................................18
8. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE........................................................................................18
9. TË DHËNAT TEKNIKE..................................................................................................20
10. EFIKASITETI ENERGJETIK....................................................................................... 20
11. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN.....................................................................21
1. INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes
udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për
lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të
2 SHQIP

papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të
sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël
•Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh
ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri,
nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e
përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi
të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të
mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën
monitorim të vazhdueshëm.
•Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë
me pajisjen.
•Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë
siç kërkohet.
•PARALAJMËRIM: Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake
larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në punë ose që
ftohet. Pjesët e arritshme nxehen gjatë përdorimit.
•Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai
duhet aktivizuar.
•Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e
pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
•PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Duhet të keni kujdes që të
shmangni prekjen e elementeve ngrohëse.
•PARALAJMËRIM: Gatimi i pamonitoruar me yndyrë ose vaj
mbi pianurë mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të
shkaktojë zjarr.
•Mos provoni ASNJËHERË ta fikni zjarrin me ujë, por fikni
pajisjen dhe pastaj mbuloni flakën, p.sh. me një kapak ose
me batanije kundër zjarrit.
SHQIP 3

•PARALAJMËRIM: Pajisja nuk duhet të furnizohet përmes
një pajisjeje të jashtme ndezëse, si p.sh. kohëmatës, apo të
lidhet me një qark që ndizet dhe fiket rregullisht nga një
mjet.
•KUJDES: Procesi i gatimit duhet të mbikëqyret. Proceset e
shkurtra të gatimit duhet të mbikëqyren vazhdimisht.
•PARALAJMËRIM: Rrezik zjarri: Mos ruani artikuj mbi
sipërfaqet e gatimit.
•Objektet metalike si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët nuk
duhet të vendosen mbi sipërfaqen e pianurës, sepse mund
të nxehen.
•Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën
inkaso.
•Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
•Pas përdorimit, fikni elementin e pianurës me çelësin e
kontrollit dhe mos u mbështetni te funksionimi i detektorit të
tiganit.
•Nëse sipërfaqja prej qeramike/xhami kriset, fikeni pajisjen
për dhe shkëputeni nga rryma elektrike. Në rast se pajisja
është e lidhur me rrymën elektrike direkt duke përdorur kuti
lidhëse, hiqeni siguresën për të shkëputur pajisjen nga
furnizimi me rrymë. Në çdo rast, kontaktoni me Qendrën e
Autorizuar të Shërbimit.
•Për të shmangur rreziqet, nëse kablloja e furnizimit është e
dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi, shërbimi i
autorizuar ose persona me kualifikim të ngjashëm.
•PARALAJMËRIM: Përdorni vetëm mbrojtëset e pianurës të
përcaktuara nga prodhuesi i pajisjes së gatimit ose të
cilësuara si të përshtatshme nga ky i fundit në udhëzimet e
përdorimit, ose mbrojtëset e pianurës të integruara në
pajisje. Përdorimi i mbrojtëseve të papërshtatshme mund të
shkaktojë aksidente.
4 SHQIP

2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar
duhet ta instalojë këtë pajisje.
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose dëmtim i
pajisjes.
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
• Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të
mbyllura.
• Mbyllini sipërfaqet e prera me një izolues
për të mos lejuar që lagështira të
shkaktojë fryrje.
• Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes nga
avulli dhe lagështira.
• Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose
nën dritare. Duke vepruar kështu do të
parandaloni rënien e enëve të nxehta të
gatimit nga pajisja kur hapet dera ose
dritarja.
• Çdo pajisje ka poshtë ventilatorë ftohjeje.
• Nëse pajisja është e instaluar mbi një
sirtar:
– Mos vendosni copa të vogla ose fletë
letre që mund të tërhiqen brenda,
sepse ato mund të dëmtojnë
ventilatorët e ftohjes ose mund të
dëmtojnë sistemin e ftohjes.
– Mbani një distancë prej minimumi 2
cm mes fundit të pajisjes dhe pjesëve
të ruajtura në sirtar.
• Hiqni çdo panel ndarës të instaluar në
kabinet nën pajisje.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje
elektrike.
• Të gjitha lidhjet elektrike duhet të bëhen
nga një elektricist i kualifikuar.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Përpara se të kryeni ndonjë veprim,
sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga
rryma.
• Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
• Sigurohuni që pajisja të instalohet në
rregull. Kablloja ose spina elektrike e lirë
ose e papërshtatshme (nëse ka) mund ta
nxehë shumë terminalin.
• Përdorni kabllon e duhur elektrike.
• Mos lejoni të ngatërrohet kablloja
elektrike.
• Sigurohuni që të jetë instaluar tokëzimi.
• Vendoseni kabllon në mbërthyesen e
lirimit të tensionit.
• Sigurohuni që kablloja ose spina elektrike
(nëse ka) të mos prekë pajisjen e nxehtë
ose enët e nxehta të gatimit, kur e lidhni
pajisjen në prizë.
• Mos përdorni përshtatës me shumë spina
dhe kabllo zgjatuese.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën ose
kabllon elektrike (nëse vlen për rastin) ose
në kabllon elektrike. Kontaktoni me
qendrën e autorizuar të shërbimit ose me
një elektricist për ndërrimin e kabllos
elektrike të dëmtuar.
• Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent
dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në
mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
• Nëse priza është e lirë, mos e futni
spinën.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur
nga spina.
SHQIP 5

• Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat
mbrojtës, siguresat (siguresat që
vidhosen duhet të hiqen nga foleja),
salvavitat dhe kontaktorët.
• Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje
instaluese e cila ju lejon të shkëpusni
pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha
polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një
hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe
goditjeje elektrike.
• Hiqni të gjithë paketimin, etiketimin dhe
filmin mbrojtës (nëse ka) para përdorimit
për herë të parë.
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim
shtëpiak (të brendshëm).
• Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
• Sigurohuni që vendet e ventilimit të mos
jenë bllokuar.
• Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë
punës.
• Fikni zonën e gatimit pas çdo përdorimi.
• Mos vendosni takëmë ose kapakë
tenxheresh në zonat e gatimit. Ato mund
të nxehen.
• Mos e vendosni në punë pajisjen me duar
të lagura ose kur keni pasur kontakt me
ujin.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
ose si sipërfaqe mbështetëse.
• Nëse sipërfaqja e pajisjes është e
plasaritur, shkëputeni menjëherë pajisjen
nga priza. Bëni këtë për të parandaluar
ndonjë tronditje elektrike.
• Përdoruesit me stimulues kardiak duhet të
mbajnë një distancë minimale prej 30 cm
nga zonat e gatimit me induksion kur
pajisja është në punë.
• Kur futni ushqim në ujë të nxehtë, mund
të krijohen spërkatje.
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe shpërthimi
• Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund të
lëshojnë avuj të ndezshëm. Mbajini flakët
ose objektet e nxehura larg yndyrave dhe
vajrave kur gatuani me ato.
• Avujt e çliruar nga vajrat e nxehtë mund të
shkaktojnë djegie spontane.
• Vajrat e përdorur që përmbajnë mbetje
ushqimesh mund të shkaktojnë zjarr në
temperaturë më të ulët sesa vajrat e
përdorur për herë të parë.
• Mos vendosni produkte që marrin flakë
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë pajisjes ose mbi
të.
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
• Mos i mbani enët e nxehta të gatimit në
panelin e kontrollit.
• Mos vendosni kapak të nxehtë tigani në
një sipërfaqen e xhamit të pianurës.
• Mos i lini enët e gatimit të thahen duke
zier.
• Bëni kujdes të mos lini sende apo enë
gatimi të bien mbi pajisje. Sipërfaqja
mund të dëmtohet.
• Mos i aktivizoni zonat e gatimit me enë
bosh apo pa enë fare.
• Mos vendosni fletë alumini në pajisje.
• Enët e gatimit prej gize, alumini apo me
fund të dëmtuar mund të shaktojnë
gërvishtje në xham/ qeramikën e xhamit.
Ngrijini gjithnjë lart këto sende kur t'ju
duhet t'i lëvizni në sipërfaqen e gatimit.
• Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim. Nuk
duhet të përdoret për qëllime të tjera, për
shembull ngrohja e dhomës.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
• Fikeni pajisjen dhe lëreni të ftohet para se
ta pastroni.
• Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull
për të pastruar pajisjen.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të
lagësht. Përdorni vetëm detergjente
neutrale. Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
2.5 Shërbimi
• Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
qendrën të autorizuar të shërbimit.
Përdorni vetëm pjesë rezervë origjinale.
6 SHQIP

• Në lidhje me llambat brenda produktit dhe
llambat e pjesëve të këmbimit të shitura
veçmas: Këto llamba janë prodhuar për
kushte ekstreme fizike në pajisjet
elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë,
dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për
të sinjalizuar informacion rreth statusit të
përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë
prodhuar për t’u përdorur në aplikacione
të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për
ndriçim në ambiente shtëpiake.
2.6 Hedhja
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose mbytjeje.
• Kontaktoni me autoritetin tuaj komunal për
informacion se si ta hidhni pajisjen.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
me energji.
• Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
3. INSTALIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
3.1 Përpara instalimit
Përpara se të instaloni pianurën, shkruani
informacionin e mëposhtëm nga pllaka e
specifikimeve. Pllaka e specifikimeve gjendet
në pjesën e poshtme të pianurës.
Numri i serisë ...........................
3.2 PIanurat inkaso
Pianurat inkaso përdorini vetëm pasi ta keni
montuar pianurën siç duhet në njësitë inkaso
dhe në planin e punës, sipas standardeve në
fuqi.
3.3 Kablloja e linjës
• Pianura vjen me një kabllo elektrike.
• Për të zëvendësuar kabllon e dëmtuar
elektrike, përdorni llojin e kabllos:
H05V2V2-F e cila duron temperaturën
90 °C ose më të lartë. Kontaktoni një
Qendër të Autorizuar të Shërbimit.
Kablloja elektrike duhet zëvendësuar
vetëm nga një elektricist i kualifikuar.
3.4 Montimi
Nëse e instaloni pianurën nën një aspirator,
shikoni udhëzimet e instalimit të aspiratorit
për distancën minimale mes pajisjeve.
min.
50mm
min.
500mm
65 ±1mm
490±1mm
55±1mm
Nëse pajisja instalohet mbi një sirtar,
ventilimi i pianurës mund të ngrohë artikujt që
ruhen brenda në sirtar gjatë procesit të
gatimit.
SHQIP 7

Gjeni videon udhëzuese "Si të montoni
pianurën me induksion AEG - Montimi i
banakut" duke shkruar emrin e plotë të
treguar në grafikën më poshtë.
www.youtube.com/electrolux
www.youtube.com/aeg
How to install your AEG
Induction Hob - Worktop installation
4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
4.1 Skema e sipërfaqes së gatimit
1 1 1
1 1 1
2
1Sipërfaqja e gatimit me induksion
2Paneli i kontrollit
4.2 Pamja e panelit të kontrollit
1 2 4 5 63 10 117
12
8
13
9
14
Përdorni fushat me sensor për të përdorur pajisjen. Ekranet, treguesit dhe sinjalet akustike
tregojnë se cilat funksione përdoren.
8 SHQIP

Fusha e
sensorit
Komenti
1Për të aktivizuar dhe çaktivizuar pianurën.
2Për të aktivizuar dhe çaktivizuar Kyçje ose Pajisja për sigurinë e fëmijës.
3Për të treguar zonën aktive.
4Treguesi i CountUp Timer.
5Treguesi i Kohëmatësi me numërim mbrapsht.
6- Ekran kohëmatës: 00 - 99 minuta.
7Për të aktivizuar dhe çaktivizuar Bridge dhe për të kaluar midis regjimeve.
8Për të zgjedhur funksionet Kohëmatësi.
9 / Për të shtuar dhe pakësuar kohën.
10 Për të aktivizuar dhe çaktivizuar Hob²Hood.
11 Për të aktivizuar dhe çaktivizuar Pauzë.
12 Për të aktivizuar PowerBoost.
13 - Për të vendosur një cilësim të nxehtësisë: 0 - 9.
14 Për të aktivizuar dhe çaktivizuar PowerSlide.
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
5.1 Aktivizimi dhe çaktivizimi
Prekni për 1 sekondë për të aktivizuar ose
çaktivizuar pianurën.
Ndizet paneli i kontrollit pasi aktivizoni
pianurën dhe fiket pasi çaktivizoni pianurën.
5.2 Fikja automatike
Funksioni e çaktivizon automatikisht
pianurën nëse:
• nuk vendosni enë gatimi mbi pianurë për
50 sekonda,
• nuk vendosni cilësim nxehtësie për 50
sekonda pasi vendosni enën,
• derdhni ose futni diçka në panelin e
kontrollit për më shumë se 10 sekonda,
(tavë, leckë). Kur dëgjoni sinjalin akustik,
pianura çaktivizohet. Hiqni objektin ose
pastroni panelin e kontrollit.
• pllaka nxehet shumë (p.sh. kur një
tenxhere vlon e thatë). Lëreni zonën e
gatimit të ftohet përpara se ta përdorni
përsëri pianurën.
• nuk çaktivizoni një zonë gatimi ose nuk
ndryshoni cilësimin e nxehtësisë. Pas disa
kohësh, pianura çaktivizohet.
Lidhja midis cilësimit të nxehtësisë dhe
kohës pas së cilës çaktivizohet pianura:
SHQIP 9

Cilësimet e ngrohjes Pianura çaktivizohet
pas
1 - 2 6 orë
3 - 4 5 orë
5 4 orë
6 - 9 1,5 orë
5.3 Përdorimi i zonës së gatimit
KUJDES!
Mos i vendosni enët e nxehta të
gatimit në panelin e kontrollit. Ka
rrezik dëmtimi të pjesëve
elektronike.
Vendosini enët në qendër të zonës së
zgjedhur.
Zonat e gatimit me induksion u përshtaten
automatikisht përmasave të bazamentit të
enëve.
Kur vendosni enët e gatimit në pozicionin e
duhur, pianura e dallon dhe ndizet shiriti i
përkatës i kontrollit. Shfaqet një tregues i kuq
i zonës së gatimit mbi shiritin e kontrollit dhe
tregon pozicionin e tenxheres.
Secili katror në panelin e kontrollit
përfaqëson një zonë gatimi në sipërfaqen e
gatimit me induksion. Treguesit e zonës
tregojnë se cila zonë gatimi kontrollohet nga
shiriti përkatës i kontrollit.
5.4 Cilësimet e ngrohjes
1. Shtypni cilësimin e dëshiruar të
nxehtësisë në shiritin e kontrollit. Mund të
lëvizni edhe gishtin tuaj përgjatë shiritit të
kontrollit për të vendosur ose ndryshuar
cilësimin e nxehtësisë për një zonë
gatimi.
2. Për të çaktivizuar një zonë gatimi, shtypni
0.
Pasi të vendosni një tenxhere mbi zonën e
gatimit dhe vendosni cilësimin e nxehtësisë,
ai mbetet njësoj për 2 minuta pasi hiqni
tenxheren. Shiriti i kontrollit dhe treguesi i
zonës së gatimit pulsojnë për 2 minuta. Nëse
e vendosni tenxheren sërish në zonën e
gatimit brenda kësaj kohe, riaktivizohet
cilësimi i nxehtësisë. Ndryshe çaktivizohet
zona e gatimit.
5.5 PowerBoost
Funksioni aktivizon më shumë fuqi për zonën
përkatëse të gatimit me induksion, ai varet
nga madhësia e enës së gatimit. Funksioni
mund të aktivizohet vetëm për një periudhë
të kufizuar kohe.
Prekni për të aktivizuar funksionin për
zonën e gatimit.
10 SHQIP

Simboli bëhet i kuq.
Funksioni çaktivizohet automatikisht.
Për vlerat maksimale të
kohëzgjatjes, referojuni kapitullit
"Të dhënat teknike".
5.6 OptiHeat Control (treguesi 3-
hapësh i nxehtësisë së mbetur)
PARALAJMËRIM!
/ / Për sa kohë që
treguesi është i ndezur, ka rrezik
djegiesh nga nxehtësia e
mbetur.
Zonat e gatimit me induksion prodhojnë
nxehtësinë e nevojshme për procesin e
gatimit drejtpërdrejt në bazamentin e enës.
Vitroqeramika ngrohet nga nxehtësia e
enëve të gatimit.
Treguesit / / shfaqen kur një zonë
gatimi është e nxehtë. Ata tregojnë nivelin e
nxehtësisë së mbetur për zonat e gatimit që
po përdorni aktualisht.
Treguesi mund të shfaqet edhe:
• për zonat e gatimit në krah, edhe nëse
nuk jeni duke i përdorur,
• kur enët e nxehta të gatimit vendosen mbi
një zonë të ftohtë gatimi,
• kur pianura çaktivizohet, por zona e
gatimit është ende e nxhetë.
Treguesi shuhet kur zona e gatimit është
ftohur.
5.7 Kohëmatësi
Kohëmatësi me numërim mbrapsht
Përdoreni këtë funksion për të specifikuar
kohëzgjatjen e punës së një zone gatimi
vetëm për një gatim.
Në fillim vendosni cilësimin e nxehtësisë, më
pas vendosni funksionin.
1. Prekni për të aktivizuar funksionin ose
për të ndryshuar orën.
Në ekran shfaqen shifrat e kohëmatësit
dhe treguesit dhe . bëhet i kuq dhe
bëhet i bardhë.
Nëse kohëmatësi nuk është vendosur, të
gjithë treguesit zhduken pas 4 sekondash.
2. Shtypni ose për të caktuar kohën
(00 - 99 minuta).
Pas 3 sekondash, kohëmatësi do të fillojë të
numërojë automatikisht mbrapsht. Treguesit
, dhe zhduken. qëndron i kuq.
Kur koha mbaron, dëgjohet një sinjal dhe
pulson . Për të çaktivizuar sinjalin, prekni
.
Për të çaktivizuar funksionin: prekni .
Ndizen treguesit dhe . Përdorni ose
për të vendosur në ekran. Ose,
vendoseni nivelin e nxehtësisë në 0. Si
rezultat, bie një sinjal dhe kohëmatësi
anulohet.
CountUp Timer
Mund ta përdorni këtë funksion për të
monitoruar kohëzgjatjen e punës së një zone
gatimi.
Prekni dy herë për të aktivizuar
funksionin.
Treguesi bëhet i kuq, kohëmatësi do të
fillojë të numërojë automatikisht mbrapsht.
Për të çaktivizuar funksionin: prekni . Kur
treguesit ndizen, prekni .
Kujtuesi i minutave
Mund ta përdorni këtë funksion kur pianura
aktivizohet, por zonat e gatimit nuk
funksionojnë.
Për të parë panelin e kontrollit, vendosni një
tenxhere mbi një zonë gatimi.
1. Prekni , derisa treguesi të bëhet i
kuq, për të aktivizuar funksionin.
2. Prekni ose për të vendosur kohën.
Funksioni nis automatikisht pas 4 sekondash.
Treguesit , , dhe zhduken.
qëndron i kuq.
SHQIP 11

Kur e vendosni funksionin, mund të hiqni
tenxheren.
Kur koha mbaron, dëgjohet një sinjal dhe
pulson . Për të ndaluar sinjalin, prekni .
Për të çaktivizuar funksionin: prekni .
Ndizen treguesit dhe . Përdorni ose
për të vendosur në ekran.
Ky funksion nuk ndikon në
funksionimin e ndonjë zone
gatimi.
5.8 Bridge
Ky funksion lidh dy zona gatimi dhe ato
funksionojnë si një e vetme. Mund ta
përdorni funksionin me enë të mëdha.
1. Vendosni enën e gatimit në dy zona
gatimi. Ena e gatimit duhet të mbulojë
qendrat e dy zonave.
bëhet i bardhë.
2. Shtypni për të aktivizuar funksionin.
3. Vendosni cilësimin e nxehtësisë.
Ena e gatimit duhet të mbulojë qendrat e dy
zonave, por nuk duhet të shkojë përtej
shënimit të zonës.
Për të çaktivizuar funksionin, prekni . Zonat
e gatimit punojnë të pavarura.
5.9 PowerSlide
Ky funksion ju lejon të rregulloni
temperaturën duke lëvizur enët e gatimit në
një pozicion tjetër në zonën e gatimit me
induksion.
Funksioni ndan zonën e gatimit me induksion
në tri zona me cilësime të ndryshme
nxehtësie. Pianura e dikton pozicionin e enës
dhe cakton cilësimin e nxehtësisë që i
korrespondon pozicionit.
Përdorni vetëm një enë kur
përdorni funksionin.
Nëse dëshironi të ndryshoni
cilësimin e nxehtësisë, ngrini
enën e gatimit dhe vendoseni në
një zonë tjetër. Rrëshqitja e enës
mund të shkaktojë gërvishtje dhe
çngjyrosje të sipërfaqes.
• Treguesi i zonës tregon të dy zonat në një
urë edhe nëse përdoret vetëm një nga
zonat.
• Ju mund ta përshtatni cilësimin e
nxehtësisë manualisht nëse të paktën një
nga zonat është aktivizuar automatikisht.
• Mund t'i ndryshoni cilësimet e nxehtësisë
për secilin pozicion më vete. Kur
çaktivizoni pianurën, ajo i mban në
memorie cilësimet tuaja të nxehtësisë dhe
i aplikon ato herën tjetër kur aktivizohet
funksioni.
• Nëse dëshironi të ndryshoni cilësimin e
nxehtësisë, ngrini enën e gatimit dhe
vendoseni në një zonë tjetër. Rrëshqitja e
enës mund të shkaktojë gërvishtje dhe
çngjyrosje të sipërfaqes.
Shtypni për të aktivizuar funksionin.
Simboli bëhet i kuq dhe shiriti i kontrollit
shfaq cilësimin e parazgjedhur të nxehtësisë.
Të gjitha zonat e gatimit veprojnë për 9
minuta.
Pas 9 minutash bie një sinjal akustik dhe
zonat bosh të gatimit çaktivizohen. Shtypni
për të rifilluar këtë funksion. Mund ta
lëvizni tenxheren ose ta vendosni në një
pozicion të ri.
Për të modifikuar cilësimin e parazgjedhur të
nxehtësisë shtypni manualisht shiritin e
kontrollit dhe zgjidhni nivelin e duhur.
12 SHQIP

• Cilësimin e parazgjedhur të nxehtësisë
mund ta ndryshoni vetëm nëse funksioni
është aktiv.
• Mund t'i ndryshoni cilësimet e
parazgjedhura të nxehtësisë për secilin
pozicion më vete. Kur çaktivizoni
pianurën, ajo do t'i mbajë në memorie
cilësimet tuaja dhe i përdor herën tjetër
kur të aktivizoni funksionin.
Për të çaktivizuar funksionin, prekni .
Simboli bëhet i bardhë.
5.10 Pauzë
Kur funksioni është aktiv, mund të përdoren
simbolet dhe .
Funksioni nuk i ndalon funksionet e
kohëmatësit.
Shtypni për të aktivizuar funksionin.
Simboli bëhet i kuq. Cilësimi i nxehtësisë
është ulur në 1.
Për të çaktivizuar funksionin: prekni .
Simboli bëhet i bardhë. Ndizet cilësimi i
mëparshëm i nxehtësisë .
5.11 Kyçje
Mund ta bllokoni panelin e kontrollit gjatë
funksionimit të pianurës. Ai pengon
ndryshimin aksidental të cilësimeve të
nxehtësisë.
Vendosni si fillim cilësimin e nxehtësisë.
Shtypni për të aktivizuar funksionin.
Simboli bëhet i kuq dhe pulson.
Për të çaktivizuar funksionin, prekni .
Simboli bëhet i bardhë.
Kur çaktivizoni pianurën, ju
çaktivizoni gjithashtu edhe këtë
funksion.
5.12 Pajisja për sigurinë e fëmijës
Ky funksion parandalon vënien në punë pa
dashje të pianurës.
Aktivizoni në fillim pianurën dhe mos e
vendosni cilësimin e nxehtësisë.
Prekni derisa të bëhet i kuq për të
aktivizuar funksionin.
Zhduken shiritat e kontrollit. Çaktivizoni
pianurën.
Kur çaktivizoni pianurën,
funksioni është ende aktiv.
Për të çaktivizuar funksionin vetëm për
një kohë gatimi: Aktivizoni pianurën me .
Ndizet . Prekni derisa të bëhet i bardhë.
Shfaqen shiritat e kontrollit. Caktoni cilësimin
e nxehtësisë brenda 50 sekondave. Ju mund
ta vini pianurën në punë. Kur çaktivizoni
pianurën me, funksioni është ende aktiv.
Për të çaktivizuar funksionin
përgjithmonë: Aktivizoni pianurën dhe mos
e vendosni cilësimin e nxehtësisë. Prekni
derisa të bëhet i bardhë. Shfaqen shiritat e
kontrollit. Çaktivizoni pianurën.
5.13 OffSound Control (Aktivizimi
dhe çaktivizimi i tingujve)
Çaktivizoni në fillim pianurën.
1. Prekni për 3 sekonda për të aktivizuar
funksionin.
Ekrani ndizet dhe fiket.
2. Prekni për 3 sekonda.
Ndizet ose .
3. Prekni të kohëmatësit për të zgjedhur
një nga më poshtë:
• - tingujt janë të çaktivizuar
• - tingujt aktivizohen
4. Për të konfirmuar zgjedhjen, prisni derisa
pianura të çaktivizohet automatikisht.
Kur funksioni është vendosur në ju mund
të dëgjoni tingujt vetëm kur:
• prekni
• ulet Kujtuesi i minutave
• ulet Kohëmatësi me numërim mbrapsht
• vendosni diçka në panelin e kontrollit.
5.14 Hob²Hood
Është një funksion automatik i avancuar, i cili
lidh pianurën me një aspirator të veçantë. Si
pianura ashtu edhe aspiratori kanë një
komunikues me rreze infra të kuqe.
Shpejtësia e ventilatorit përcaktohet
automatikisht në bazë të cilësimit të regjimit
SHQIP 13

dhe temperaturës së enës më të nxehtë në
pianurë. Edhe ventilatorin mund ta përdorni
manualisht nga pianura.
Për shumicën e aspiratorëve,
sistemi në distancë është i
çaktivizuar. Aktivizojeni atë para
përdorimit të funksionit. Për më
shumë informacion referojuni
manualit të përdorimit të
aspiratorit.
Përdorimi automatik i funksionit
Për të vendosur në punë funksionin
automatikisht, vendosni regjimin automatik
në H1 - H6. Pianura është e vendosur
fillimisht në H5. Aspiratori reagon sa herë që
vendosni në punë pianurën. Pianura e njeh
automatikisht temperaturën e enëve të
gatimit dhe rregullon shpejtësinë e
ventilatorit.
Aktivizimi i dritës
Mund ta caktoni pianurën që ta aktivizojë
automatikisht dritën kur të aktivizoni
pianurën. Për ta bërë këtë, caktojeni regjimin
automatik në H1 - H6.
Drita në aspirator çaktivizohet 2
minuta pas çaktivizimit të
pianurës.
Regjimet automatike
Dritë
autom
atike
Zierja1) Skuqja2)
Regjimi H0 Fikur Fikur Fikur
Regjimi H1 Ndezur Fikur Fikur
Regjimi H23) Ndezur Shpejtësia
e
ventilatorit
1
Shpejtësia
e
ventilatorit
1
Regjimi H3 Ndezur Fikur Shpejtësia
e
ventilatorit
1
Regjimi H4 Ndezur Shpejtësia
e
ventilatorit
1
Shpejtësia
e
ventilatorit
1
Dritë
autom
atike
Zierja1) Skuqja2)
Regjimi H5 Ndezur Shpejtësia
e
ventilatorit
1
Shpejtësia
e
ventilatorit
2
Regjimi H6 Ndezur Shpejtësia
e
ventilatorit
2
Shpejtësia
e
ventilatorit
3
1) Pianura e dikton procesin e zierjes dhe e
aktivizon shpejtësinë e ventilatorit në përputhje
me regjimin automatik.
2) Pianura e dikton procesin e skuqjes dhe e
aktivizon shpejtësinë e ventilatorit në përputhje
me regjimin automatik.
3) Ky regjim aktivizon ventilatorin dhe drita nuk
mbështetet te temperatura.
Ndryshimi i regjimit automatik
1. Çaktivizoni pajisjen.
2. Prekni për 3 sekonda.
Ekrani ndizet dhe fiket.
3. Prekni për 3 sekonda.
4. Preki disa herë derisa të shfaqet .
5. Prekni të kohëmatësit për të zgjedhur
regjimin automatik.
Pas të keni përfunduar gatimin dhe fikur
pianurën, ventilatori i aspiratorit mund të
vazhdojë të funksionojë për një periudhë
kohe të caktuar. Pas kësaj kohe, sistemi e
çaktivizon ventilatorin automatikisht dhe
ndalon aktivizimin aksidental të ventilatorit
për 30 sekondat e pasuese.
Për ta përdorur aspiratorin direkt
mbi panelin e aspiratorit,
çaktivizoni regjimin automatik të
funksionit.
Caktimi manual i shpejtësisë së
ventilatorit
Mund ta përdorni gjithashtu manualisht
ventilatorin nga pianura.
Prekni kur pianura është e ndezur.
14 SHQIP

Ky veprim çaktivizon funksionimin automatik
të funksionit dhe ju mundëson ndryshimin e
shpejtësisë së ventilimit në mënyrë manuale.
Kur shtypni , ju rrisni shpejtësinë e
ventilatorit me një. Nëse, pasi të keni arritur
një nivel të lartë, shtypni sërish ,
shpejtësinë e ventilatorit e caktoni në 0, gjë e
cila çaktivizon ventilatorin e aspiratorit. Për të
rinisur ventilatorin me shpejtësi ventilimi 1,
prekni .
Për të aktivizuar funksionimin
automatik të funksionit,
çaktivizoni dhe aktivizoni sërish
pianurën.
5.15 Menaxhimi i energjisë
Nëse janë aktive disa zona dhe energjia e
konsumuar tejkalon kuotën e linjës, ky
funksion e ndan energjinë e marrë mes të
gjitha zonave të gatimit. Pianura kontrollon
cilësimet e nxehtësisë për të mbrojtur
siguresat e instalimit në shtëpi.
• Zonat e gatimit grupohen sipas
vendndodhjes dhe numrit të fazave në
pianurë. Secila fazë ka një ngarkesë
maksimale eletrike prej 3680W. Nëse
pianura arrin kufirin e energjisë
maksimale të disponueshme brenda një
faze, energjia e zonave të gatimit
reduktohet automatikisht.
• Për zonat e gatimit që kanë fuqi të
reduktuar, paneli i kontrollit tregon
cilësimet maksimale të mundshme të
nxehtësisë.
• Nëse nuk është i disponueshëm një
cilësim më i lartë nxehtësie, reduktojeni
në fillim për zonat e tjera të gatimit.
• Aktivizimi i funksionit varet nga numri dhe
madhësia e tenxhereve.
Shihni ilustrimin për kombinime të
mundshme në të cilat mund të shpërndahet
energjia mes zonave të gatimit.
6. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
6.1 Enë gatimi
Për zonat me gatim me
induksion, fusha e fortë elektro-
magnetike krijon shumë shpejt
një nxehtësi në enën e gatimit.
Përdorni zonat e gatimit me induksion me
enë të përshtatshme.
• Bazamenti i enës së gatimit duhet të jetë
sa më i trashë dhe i sheshtë që mundet.
• Sigurohuni që bazamentet e tiganëve të
jenë të pastra dhe të thata përpara se t'i
vendosni mbi sipërfaqen e pianurës.
• Për të shmangur gërvishtjet, mos e
rrëshqisni ose fërkoni tenxheren nëpër
xhamin qeramik.
Materiali i enës së gatimit
•të sakta: giza, çeliku, çeliku i emaluar,
inoksi, bazamenti me shumë shtresa (me
shënimin e duhur nga prodhuesi).
•të gabuara: alumini, bakri, tunxhi, qelqi,
qeramika, porcelani.
Ena është e përshtatshme për një pianurë
me induksion nëse:
• uji zien shpejt në një zonë të vendosur në
shkallën më të lartë të nxehtësisë.
• magneti tërhiqet drejt fundit të enës së
gatimit.
Dimensionet e enës së gatimit
• Zonat e gatimit me induksion u përshtaten
automatikisht përmasave të bazamentit të
enëve.
SHQIP 15

• Efikasiteti i zonës së gatimit lidhet me
diametrin e enës së gatimit. Enët me
diametër më të vogël se diametri minimal
thithin vetëm një pjesë të energjisë së
krijuar nga zona e gatimit.
• Për arsye sigurie dhe rezultate të gatimit,
mos përdorni enë gatimi më të madhe
sesa dimensionet e treguara në
„Specifikimi i zonave të gatimit“.
Shmangni mbajtjen e enëve të gatimit afër
panelit të kontrollit gjatë seancës së
gatimit. Kjo mund të ndikojë në
funksionimin e panelit të kontrollit ose të
aktivizojë aksidentalisht funksionet e
pianurës.
Referojuni kapitullit “Të dhënat
teknike”.
6.2 Zhurmat gjatë punës
Nëse arrini të dëgjoni:
• zhurmë kërcitëse: enët janë të përbëra
nga materiale të ndryshme (strukturë
sandviç).
• tingull fishkëllime: përdorni një zonë
gatimi me nivel të lartë fuqie dhe ena
është e përbërë nga materiale të
ndryshme (një strukturë sandviç).
• gumëzhitje: po përdorni nivel të lartë
fuqie.
• klikime: po ndodh një proces shkëmbimi
elektrik.
• fërshëllima, zukatje: ventilatori është në
punë.
Zhurmat janë normale dhe nuk tregojnë
se ka keqfunksionim.
6.3 Öko Timer (Kohëmatësi Eco)
Për të kursyer energji, ngrohësi i zonës së
gatimit çaktivizohet përpara se të bjerë sinjali
i kohëmatësit me numërim mbrapsht.
Ndryshimi në kohën e punës varet nga niveli
i cilësimit të nxehtësisë dhe kohëzgjatja e
procesit të gatimit.
6.4 Shembuj të aplikacioneve të
gatimit
Lidhja midis cilësimit të nxehtësisë së një
zone dhe konsumit të energjisë së zonës së
gatimit nuk është lineare. Kur ju rritni
cilësimin e nxehtësisë, rritja nuk është në
proporcion me rritjen e konsumit të energjisë.
Kjo do të thotë se një zonë gatimi me cilësim
mesatar nxehtësie përdor më pak se
gjysmën e fuqisë së saj.
Të dhënat në tabelë janë vetëm
orientuese.
Cilësimet e
ngrohjes
Përdorni që të: Koha
(minuta)
Ndihmë
1 Mbajeni ushqimin e gatuar të ngrohtë. sipas
nevojës
Vendosni kapakun mbi enën e gatimit.
1 - 2 Salcë Hollandaise, shkrirje: gjalpë,
çokollatë, xhelatinë.
5 - 25 Përziejeni herë pas here.
1 - 2 Mpiksje: omëleta të shkrifëta, vezë të
pjekura.
10 - 40 Gatuani me kapakun të vendosur.
2 - 3 Zierje orizi dhe gatesa me bazë
qumështi; ngrohje ushqimesh të
gatshme.
25 - 50 Shtoni të paktën dy herë lëng sa orizi,
trazojini gatimet me qumësht ne mes
të kohës së gatimit.
3 - 4 Ngrohni zarzavatet, peshkun, mishin. 20 - 45 Shtoni disa lugë gjelle lëng.
4 - 5 Ngrohni patatet. 20 - 60 Përdorni maksimumi ¼ l ujë për 750 g
patate.
4 - 5 Gatuani sasi më të mëdha ushqimesh,
gjellërash dhe supash.
60 - 150 Deri në 3 litra lëng plus përbërësit.
16 SHQIP

Cilësimet e
ngrohjes
Përdorni që të: Koha
(minuta)
Ndihmë
6 - 7 Skuqje e lehtë: eskallop, copa mishi
me djathë e proshutë, kotëleta, qofte,
salsiçe, mëlçi, brumë salcash, vezë,
petulla, petulla të ëmbla.
sipas
nevojës
Kthejeni pasi të ketë kaluar gjysma e
kohës.
7 - 8 Skuqje e mirë, qofte me patate, fileto
mishi, biftekë.
5 - 15 Kthejeni pasi të ketë kaluar gjysma e
kohës.
9 Zierje e ujit, gatimi i makaronave, përcëllimi i mishit (gulash, rosto e majme, patate të pjekura
mirë.
Zierje sasish të mëdha uji. PowerBoost është i aktivizuar.
6.5 Këshilla dhe sugjerime për
Hob²Hood
Kur përdorni pianurën me këtë funksion:
• Mbrojeni panelin e aspiratorit nga drita e
drejtpërdrejtë.
• Mos hidhni dritë halogjene në panelin e
aspiratorit.
• Mos e mbuloni panelin e kontrollit të
pianurës.
• Mos e ndërprisni sinjalin ndërmjet
pianurës dhe aspiratorit (p.sh. me dorë,
me dorezat e enëve të gatimit ose
tenxhere të thellë). Shihni foton.
Aspiratori në figurë është përdorur vetëm
si shembull.
Pajisjet e tjera të komanduara në
distancë mund të bllokojnë
sinjalin. Mos përdorni pajisje të
tilla pranë pianurës ndërkohë që
Hob²Hood është ndezur.
Aspiratorët me funksionin Hob²Hood
Për të gjetur të gjitha llojet e aspiratorëve të
sobës që funksionojnë me këtë funksion,
referojuni faqes tonë të internetit për klientët.
Aspiratorët AEG që punojnë me këtë
funksion duhet të kenë simbolin .
SHQIP 17

7. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
7.1 Informacion i përgjithshëm
• Pastrojeni pianurën pas çdo përdorimi.
• Përdorni gjithmonë enë me bazament të
pastër.
• Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqe nuk ndikojnë në mënyrën e
funksionimit të pianurës.
• Përdorni një pastrues të veçantë të
përshtatshëm për sipërfaqen e pianurës.
• Përdorni një kruajtëse të veçantë për
xhamin.
7.2 Pastrimi i pianurës
•Hiqni menjëherë: plastmasë të shkrirë,
celofan, sheqer dhe ushqime me sheqer,
ndryshe pianura mund të dëmtohet nga
papastërtia. Kini kujdes të shmangni
djegiet. Përdorni kruajtësen speciale të
pianurës mbi sipërfaqen e xhamit në një
kënd të ngushtë dhe rrëshqiteni tehun mbi
sipërfaqe.
•Hiqeni kur pianura të jetë ftohur
mjaftueshëm: njollat e çmërsit, rrëketë e
ujit, njollat e yndyrës, çngjyrosjet e
ndritshme metalike. Pastrojeni pianurën
me një leckë të njomë dhe me detergjent
jo-gërryes. Pas pastrimit, thajeni pianurën
me një leckë të butë.
•Heqja e çngjyrosjeve të ndritshme
metalike: përdorni një solucion me ujë
dhe uthull dhe pastroni sipërfaqen e
xhamit me një leckë.
8. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
8.1 Çfarë duhet bërë nëse...
Problem Shkaku i mundshëm Ndreqja
Nuk arrini ta aktivizoni ose ta vini
në punë pianurën.
Pianura nuk është e lidhur me rrjetin
elektrik ose nuk është lidhur saktë.
Kontrolloni nëse pianura është lidhur
siç duhet me rrjetin elektrik.
Është djegur siguresa. Sigurohuni që siguresa të ketë
shkaktuar keqfunksionimin. Nëse
siguresa digjet vazhdimisht, kontaktoni
një elektricist të kualifikuar.
Ju prekët 2 ose më shumë fusha
sensori në të njëjtën kohë.
Prekni vetëm një fushë sensori.
Pauzë është aktiv. Referojuni kapitullit “Përdorimi i
përditshëm”.
Ka ujë ose njolla yndyre në panelin e
kontrollit.
Pastroni panelin e kontrollit.
Nuk mund të zgjidhni cilësimin
maksimal të nxehtësisë për një
nga zonat e gatimit.
Zonat e tjera konsumojnë fuqinë
maksimale të disponueshme.
Pianura juaj funksionon mirë.
Reduktoni cilësimin e nxehtësisë të
zonave të tjera të gatimit të lidhura me
të njëjtën fazë. Referojuni kapitullit
“Menaxhimi i fuqisë”.
18 SHQIP

Problem Shkaku i mundshëm Ndreqja
Tingëllon një sinjal akustik dhe
çaktivizohet pianura.
Tingëllon një sinjal akustik kur
çaktivizohet pianura.
Vendosët diçka mbi një a më shumë
prej fushave me sensor.
Hiqni objektin nga fushat me sensor.
Pianura çaktivizohet. Vendosët diçka mbi fushën me
sensor .
Hiqni objektin nga fusha me sensor.
Treguesi i nxehtësisë së mbetur
nuk ndizet.
Zona nuk është e nxehtë, sepse ka
punuar vetëm për pak kohë ose
sensori është i dëmtuar.
Nëse zona ka funksionuar
mjaftueshëm për të qenë e nxehtë,
flisni me një qendër të shërbimit të
autorizuar.
Hob²Hood nuk punon. Ju mbuluat panelin e kontrollit. Hiqni objektin nga paneli i kontrollit.
Ju përdorni një tenxhere shumë të
lartë që bllokon sinjalin.
Përdorni një enë më të vogël,
ndryshoni zonën e gatimit ose
përdoreni aspiratorin manualisht.
Nuk bie asnjë sinjal kur prekni
fushat me sensor të panelit.
Sinjalet janë të çaktivizuara. Aktivizoni tingullin. Referojuni kapitullit
“Përdorimi i përditshëm”.
ndizet. Pajisja për sigurinë e fëmijës ose
Kyçje vihet në punë.
Referojuni kapitullit “Përdorimi i
përditshëm”.
Pulson shiriti i kontrollit. Nuk ka enë gatimi në zonë ose zona
nuk është plotësisht e mbuluar.
Vendosni enë gatimi në zonë në
mënyrë që ajo të mbulojë plotësisht
zonën e gatimit.
Ena është e papërshtatshme. Përdorni enë të përshtatshme.
Drejtojuni kapitullit “Udhëzime dhe
këshilla”.
Diametri i bazamentit të enës është
tepër i vogël për zonën.
Përdorni enë me dimensione të sakta.
Referojuni kapitullit “Të dhënat
teknike”.
PowerSlide është aktiv. Dy tenxhere
vendosen në zonën fleksibile të
gatimit me induksion.
Përdorni vetëm një tenxhere.
Referojuni kapitullit “Zona e gatimit me
induksion fleksibël”.
dhe një numër afishohet. Ka një gabim në pianurë. Çaktivizojeni pianurën dhe aktivizojeni
sërish pas 30 sekondash. Nëse
ndizet sërish, shkëputeni pianurën nga
energjia elektrike. Pas 30 sekondave,
lidheni sërish pianurën. Nëse problemi
vazhdon, flisni me qendrën e
autorizuar të shërbimit.
Dëgjohet një sinjal konstant bip. Lidhja elektrike nuk është e saktë. Shkëputeni pianurën nga energjia
elektrike. Kërkojini një elektricisti të
kualifikuar të kontrollojë instalimin.
8.2 Nëse nuk gjeni zgjidhje…
Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje,
kontaktoni me shitësin tuaj ose me një
qendër shërbimi të autorizuar. Jepni të
dhënat nga etiketa e vlerësimeve. Sigurohuni
që e keni vendosur pianurën në punë siç
duhet. Nëse jo, shërbimi nga një teknik ose
sipërmarrës nuk do të jetë falas, edhe gjatë
kohës së garancisë. Informacioni rreth kohës
së garancisë dhe qendrave të autorizuara të
shërbimit gjenden në librezën e garancisë.
SHQIP 19

9. TË DHËNAT TEKNIKE
9.1 Tabela e parametrave
Modeli IKE96654FB PNC 949 597 619 00
Lloji 61 E6A 04 AA 400 V 3N 50 - 60 Hz
Induksion 11.0 kW Prodhuar në: Gjermani
Nr. i ser. ................. 11.0 kW
AEG
9.2 Specifikimi i zonës së gatimit
Zona e gatimit Fuqia nominale
(cilësimi
maksimal i
nxehtësisë) [W]
PowerBoost [W] PowerBoost
kohëzgjatje
maksimale
[min]
Diametri i enës
së gatimit [mm]
Majtas përpara 2300 3200 10 125 - 210
Majtas mbrapa 2300 3200 10 125 - 210
Mes përpara 2300 3200 10 125 - 210
E pasme e mesme 2300 3200 10 125 - 210
Djathtas përpara 2300 3200 10 125 - 210
Djathtas mbrapa 2300 3200 10 125 - 210
Energjia e zonave të gatimit mund të jetë e
ndryshme me luhatje të vogël nga të dhënat
e tabelës. Ajo ndryshon sipas materialit dhe
përmasave të enëve të gatimit.
Për rezultate optimale gatimi, përdorni enë
gatimi me diametër jo më të madh se ai i
dhënë në tabelë.
10. EFIKASITETI ENERGJETIK
10.1 Informacion i produktit*
Identifikimi i modelit IKE96654FB
Lloji i pianurës Pianurë inkaso
Numri i sipërfaqeve të gatimit 3
Teknologji ngrohjeje Induksion
Gjatësia (L) dhe gjerësia (W) e sipërfaqes së gatimit Majtas L 37,9 cm
W 22,0 cm
Gjatësia (L) dhe gjerësia (W) e sipërfaqes së gatimit Mes L 37,9 cm
W 22,0 cm
20 SHQIP
Other manuals for IKE96654FB
1
Table of contents
Languages:
Other AEG Hob manuals