
4
PREZANTIM
Lagështuesi ultrasonik i ajrit është kristalizimi i teknologjisë së
fabrikës sonë. Si një ekspert në përmirësimin e cilësisë së ajrit
të brendshëm, produktet e fundit që ne ofrojmë do të zhdukin
thatësinë dhe lehtësojnë jetën për ju.
Për të siguruar performancën më të mirë të lagështuesit tuaj të
ajrit, ju lutem lexoni me kujdes këtë udhëzim para se ta përdorni.
Një lagështues ajri ultrasonik e atomizon ujin në grimca ultra-fine
prej 1-5um duke përdorur parimin e oscilimit tejzanor me frekuencë
të lartë dhe shpërndan avujt e ftohtë të ujit në ajër nëpërmjet
një pajisjeje pneumatike për t’i shërbyer edhe humidifikimit të ajrit.
Teknologjia ultrasonike është një teknologji e vendosur mirë që
është e aplikueshme gjerësisht në fusha të ndryshme. K
RREGULLAT E SIGURISË
Funksionimi dhe mirëmbajtja
1. Vetëm personat e autorizuar dhe të profesionalizuar mund
ta riparojnë ose transformojnë pajisjen. Çdo modifikim ose
rimarrje në këtë njësi pa lejen e caktuar të fabrikës mund të
shkaktojë rrezik për përdoruesit.
2. Nëse kordoni i rrymës është i dëmtuar, atëherë duhet të
ndërrohet nga agjentët e kualifikuar të servisit, në mënyrë që
të parandalojmë rrezikun.
3. Nëse pajisja bën zhurmë jo normale ose kundërmon, atëherë
ju lutemi që menjëherë ta hiqni nga priza. Çdo riparim duhet
të bëhet nga njerëz profesionistë.
4. Kur nuk e përdorni pajisjen për një kohë të gjatë, ju lutem
hiqeni nga priza.
5. Ju lutem, mbani lagështuesin me dy duar kur shtoni ujin për të
mos e dëmtuar nga rënia e rezervuarit të ujit.