
5SHQIP
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specikimeve të përkojnë me
karakteristikat e rrjetit elektrik. Nëse nuk
përkojnë, kontaktoni me një elektricist.
• Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
• Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabllo zgjatues.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni pjesët
elektrike (p.sh. spinën elektrike, kabllon
elektrike, kompresorin). Kontaktoni me
shërbimin ose një inxhinier elektrik për
të ndërruar pjesët elektrike.
• Kablloja elektrike duhet të qëndrojë
nën nivelin e spinës elektrike.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë
e arritshme pas montimit të pajisjes.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e
kapur nga spina.
2.3 Përdorimi
KUJDES!
Rrezik lëndimi, djegiesh, goditjeje
elektrike ose zjarri.
Pajisja përmban gaz të ndezshëm,
izobutan (R600a), një gaz natyror
me nivel të lartë pajtueshmërie
me mjedisin. Bëni kujdes të
mos shkaktoni dëmtime te qarku
i agjentit ftohës që përmban
izobutan.
• Mos i ndryshoni specikimet e kësaj
pajisjeje.
• Mos vendosni pajisje elektrike (p.sh.
makinë akulloresh) në pajisje përveçse
kur është shënuar nga prodhuesi se
mund të vendosen.
• Nëse dëmtohet qarku i ftohjes, sigurohuni
që të mos ketë akë dhe burime ndezjeje
në dhomë. Ajrosni dhomën.
• Mos lejoni që enë të nxehta të prekin
pjesët plastike të pajisjes.
• Mos vendosni pije freskuese në
ndarjen e ngrirjes. Kjo krijon presion
tek ena e pijeve.
• Mos ruani gaz dhe lëngje që marrin
akë në pajisje.
• Mos vendosni produkte që marrin akë
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë pajisjes ose
mbi të.
• Mos e prekni kompresorin ose
kondensatorin. Ata janë të nxehtë.
• Mos hiqni ose mos prekni sende në
ndarjen e ngrirësit nëse duart i keni të
lagura ose të njoma.
• Mos ngrini përsëri ushqime që janë
shkrirë.
• Zbatoni udhëzimet e ruajtjes që gjenden
tek ambalazhimi i ushqimit të ngrirë.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
KUJDES!
Rrezik lëndimi ose dëmtim i
pajisjes.
• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni
nga priza.
• Kjo pajisje përmban hidrokarbure në
njësinë ftohëse. Vetëm një person i
kualikuar duhet ta kryejë mirëmbajtjen
dhe rimbushjen e njësisë.
• Kontrolloni rregullisht tubin e
shkarkimit të pajisjes dhe nëse është
e nevojshme pastrojeni. Nëse tubi i
shkarkimit është i bllokuar, uji i shkrirë
do të mblidhet në fundin e pajisjes.
2.5 Eliminimi i pajisjes
KUJDES!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji.
• Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
• Hiqni kapakun për të parandaluar
bllokimin brenda pajisjes të fëmijëve
dhe të kafshëve shtëpiake.
• Qarku i ftohjes dhe materialet e izolimit
të kësaj pajisjeje nuk ndikojnë tek
ozoni.
• Shkuma izoluese përmban gaz të
ndezshëm. Kontaktoni autoritetin
e bashkisë suaj për t’u informuar
mbi mënyrën e duhur të hedhjes së
pajisjes.
• Mos i shkaktoni dëmtime pjesës
së njësisë së ftohjes që është afër
shkëmbyesit të nxehtësisë.