• Mos vendosni produkte të ndezshme
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme, objekte që shkrihen (prej
plastike ose alumini) dhe/ose pëlhura në
pajisje, afër ose mbi të. Ka rrezik
shpërthimi ose zjarri.
• Përdorni vetëm aksesorët e ofruar me
pajisjen.
• Bëni kujdes kur lidhni pajisjen në prizat
pranë saj. Mos lini kabllot elektrike të
prekin pajisjen ose enët e nxehta. Mos
lini të koklaviten kabllot elektrike.
INSTALIMI
•Duhet t’i lexoni këto udhëzime.
Prodhuesi nuk është përgjegjës për
asnjë lëndim ndaj personave dhe
kafshëve ose dëmtime ndaj pronës
të shkaktuara nga mosndjekja e
këtyre kërkesave.
•Për të shmangur rrezikun e dëmtimit
të strukturës ose lëndimet fizike,
instalimi, lidhja e pajisjet tek korrenti
dhe sistemi i furnizimit me gaz,
përgatitja dhe mirëmbajtja e pajisjes
duhen bërë vetëm nga një person i
kualifikuar në pajtim me standardet
dhe rregullat vendore në fuqi.
• Sigurohuni që pajisja të mos jetë
dëmtuar nga transporti. Mos e lidhni
pajisjen në rrjet, po të jetë dëmtuar. Nëse
është e nevojshme, flisni me shitësin.
• Përdorni vetëm pajisje të integruara pasi
ta keni montuar pajisjen siç duhet në
njësitë e integruara dhe në sipërfaqet e
punës që përputhen me standardet në
fuqi.
• Mos e instaloni rrafshin e gatimit mbi një
pajisje shtëpiake nëse këto udhëzime të
instalimit nuk e lejojnë.
• Pajisjen instalojeni vetëm mbi një
sipërfaqe pune të sheshtë.
• Mos i ndryshoni specifikimet dhe mos e
modifikoni këtë produkt. Ekziston rreziku
i lëndimit dhe i dëmtimit të pajisjes.
• Ndiqni plotësisht ligjet, rregulloret,
direktivat dhe standardet në fuqi të
vendit ku do të përdorni pajisjen (normat
e sigurisë, normat e riciklimit, rregullat e
sigurisë elektrike etj.)
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
• Instaloni mbrojtjen kundër goditjeve
elektrike, si për shembull, montoni
sirtarët vetëm me një bazament mbrojtës
nën pajisje.
• Ruajini sipërfaqet e çara të pjesës së
sipërme nga lagështira, me një izolues të
saktë.
• Puthiteni pajisjen me planin e punës pa
lënë asnjë hapësirë duke përdorur një
izolues të përshtatshëm.
• Parandaloni dëmtimin e bazamentit të
pajisjes nga avulli dhe lagështia e krijuar,
p.sh. nga enëlarësja ose furra.
• Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose
nën dritare. Dyert dhe dritaret që hapen
mund të përmbysin enë të nxehta gatimi
nga rrafshi i gatimit.
• Para instalimit, sigurohuni që kushtet e
furnizimit lokal (lloji i gazit dhe presioni)
dhe përshtatja e pajisjes të jenë të
përputhshme. Kushtet e përshtatjes për
këtë pajisje tregohen në etiketën e
parametrave, e cila mund të gjendet afër
tubit të furnizimit me gaz.
• Kjo pajisje nuk është e lidhur me ndonjë
sistem të nxjerrjes së tymrave të djegies.
Ajo duhet të instalohet dhe të lidhet në
pajtim me rregulloret ekzistuese për
instalimin. Duhet bërë kujdes i veçantë
për kushtet përkatëse lidhur me ajrimin.
•Përdorimi i një pajisjeje gatimi me
gaz shkakton nxehtësi dhe lagështi
në dhomën ku është instaluar
pajisja. Sigurohuni që kuzhina të jetë
e ajruar mirë: mbajini hapur vrimat
natyrore të ajrimit ose instaloni një
pajisje mekanike ajrimi (kapuç
mekanik për ajrim).
•Më shumë ajrim (për shembull hapja
e dritares ose rritja e nivelit të ajrimit
mekanik ku është e pranishme)
është e domosdoshme kur e
përdorni pajisjen në mënyrë
intensive për një kohë të gjatë.
• Ndiqini me kujdes udhëzimet për lidhjet
elektrike. Ka rrezik lëndimi nga rryma
elektrike.
•Shkëputeni pajisjen nga rrjeti
elektrik përpara se të kryeni
mirëmbajtjeje ose pastrim.
• Terminali i kabllos kryesore ka tension
elektrik.
• Shkëputeni tensionin nga terminali.
• Siguroni mbrojtjen nga goditja elektrike
nëpërmjet montimit profesional.
4www.electrolux.com