AEG NIG85M30AB User manual

aeg.com/register
NIG85M30AB
SQ Udhëzimet për përdorim | Vatër gatimi 2
BG Ръководство за употреба | Плоча 28
HR Upute za uporabu | Ploča za kuhanje 55
CS Návod k použití | Varná deska 80
DA Brugsanvisning | Kogesektion 105
NL Gebruiksaanwijzing | Kookplaat 129
EN User Manual | Hob 156
ET Kasutusjuhend | Pliidiplaat 180
FI Käyttöohje | Keittotaso 205
FR Notice d'utilisation | Table de cuisson 230
DE Benutzerinformation | Kochfeld 258
HU Használati útmutató | Főzőlap 287
IS Notendaleiðbeiningar | Eldunarhella 313
LV Lietošanas instrukcija | Plīts 338
LT Naudojimo instrukcija | Kaitlentė 363
MK Упатство за ракување | Плоча за готвење 387
NO Bruksanvisning | Platetopp 415
PL Instrukcja obsługi | Płyta grzejna 440
PT Manual de instruções | Placa 467
SR Упутство за употребу | Плоча за кување 494
SK Návod na používanie | Varný panel 522
SL Navodila za uporabo | Kuhalna plošča 547
ES Manual de instrucciones | Placa de cocción 571
SV Bruksanvisning | Inbyggnadshäll 598
aeg.com\register

Mirë se vini në AEG! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë.
Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së
problemeve, shërbimit dhe riparimit
www.aeg.com/support
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
PËRMBAJTJA
1. INFORMACIONI I SIGURISË..........................................................................2
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË.........................................................................4
3. INSTALIMI.......................................................................................................7
4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT........................................................................... 9
5. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË............................................................. 11
6. PËRDORIMI I PËRDITSHËM....................................................................... 12
7. UDHËZIME DHE KËSHILLA.........................................................................20
8. KUJDESI DHE PASTRIMI.............................................................................22
9. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE........................................................................ 23
10. TË DHËNAT TEKNIKE................................................................................25
11. EFIKASITETI ENERGJETIK....................................................................... 26
12. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN.....................................................27
1. INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes
udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për
lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të
papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të
sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh
ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri,
nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e
përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi
të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të
2 SHQIP

mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën
monitorim të vazhdueshëm.
• Fëmijët duhet të mbikëqyren për tu siguruar që ata të mos
luajnë me pajisjen dhe.
• Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë
siç kërkohet.
• PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Mbajini fëmijët dhe kafshët
shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në përdorim
dhe kur ftohet.
• Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai
duhet aktivizuar.
• Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e
pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
• Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim.
• Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të
brendshëm.
• Kjo paisje mund të përdoret në: zyra, dhoma hoteli, dhoma
bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku
përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit
shtëpiak.
• PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Duhet të keni kujdes që të
shmangni prekjen e elementeve ngrohëse.
• PARALAJMËRIM: Gatimi i pamonitoruar me yndyrë ose vaj
mbi pianurë mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të
shkaktojë zjarr.
• Tymi është një tregues i mbinxehjes. Mos përdor kurrë ujë
për të shuar zjarrin nga gatimi. Fik paisjen dhe mbuloji
flakët me, p.sh. një batanije apo kapak.
• PARALAJMËRIM: Pajisja nuk duhet të furnizohet përmes
një pajisjeje të jashtme ndezëse, si p.sh. kohëmatës, apo të
lidhet me një qark që ndizet dhe fiket rregullisht nga një
mjet.
SHQIP 3

• KUJDES: Procesi i gatimit duhet të mbikëqyret (madje edhe
funksionet automatike të gatimit). Proceset e shkurtra të
gatimit duhet të mbikëqyren vazhdimisht.
• PARALAJMËRIM: Rrezik zjarri: Mos ruani artikuj mbi
sipërfaqet e gatimit.
• Objektet metalike si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët nuk
duhet të vendosen mbi sipërfaqen e pianurës, sepse mund
të nxehen.
• Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën
inkaso.
• Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
• Pas përdorimit, fikni elementin e pianurës me çelësin e
kontrollit dhe mos u mbështetni te funksionimi i detektorit të
tiganit.
• Nëse sipërfaqja prej qeramike/xhami kriset, fikeni pajisjen
për dhe shkëputeni nga rryma elektrike. Në rast se pajisja
është e lidhur me rrymën elektrike direkt duke përdorur kuti
lidhëse, hiqeni siguresën për të shkëputur pajisjen nga
furnizimi me rrymë. Në çdo rast, kontaktoni me Qendrën e
Autorizuar të Shërbimit.
• Për të shmangur rreziqet, nëse kablloja e furnizimit është e
dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi, shërbimi i
autorizuar ose persona me kualifikim të ngjashëm.
• PARALAJMËRIM: Përdorni vetëm mbrojtëset e pianurës të
përcaktuara nga prodhuesi i pajisjes së gatimit ose të
cilësuara si të përshtatshme nga ky i fundit në udhëzimet e
përdorimit, ose mbrojtëset e pianurës të integruara në
pajisje. Përdorimi i mbrojtëseve të papërshtatshme mund të
shkaktojë aksidente.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta
instalojë këtë pajisje.
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose dëmtim i pajisjes.
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
4 SHQIP

• Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të
mbyllura.
• Mbyllini sipërfaqet e prera të dollapit me
një izolues për të mos lejuar që lagështira
të shkaktojë fryrje.
• Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes nga
avulli dhe lagështira.
• Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose
nën dritare. Duke vepruar kështu do të
parandaloni rënien e enëve të nxehta të
gatimit nga pajisja kur hapet dera ose
dritarja.
• Çdo pajisje ka poshtë ventilatorë ftohjeje.
• Nëse pajisja është e instaluar mbi një
sirtar:
– Mos vendosni copa të vogla ose fletë
letre që mund të tërhiqen brenda,
sepse ato mund të dëmtojnë
ventilatorët e ftohjes ose mund të
dëmtojnë sistemin e ftohjes.
– Mbani një distancë prej minimumi 2
cm mes fundit të pajisjes dhe pjesëve
të ruajtura në sirtar.
• Hiqni çdo panel ndarës të instaluar në
kabinet nën pajisje.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
• Të gjitha lidhjet elektrike duhet të bëhen
nga një elektricist i kualifikuar.
• Pajisja duhet të tokëzohet.
• Përpara se të kryeni ndonjë veprim,
sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga
rryma.
• Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
• Sigurohuni që pajisja të instalohet në
rregull. Kablloja ose spina elektrike e lirë
ose e papërshtatshme (nëse ka) mund ta
nxehë shumë terminalin.
• Përdorni kabllon e duhur elektrike.
• Mos lejoni të ngatërrohet kablloja
elektrike.
• Sigurohuni që të jetë instaluar tokëzimi.
• Vendoseni kabllon në mbërthyesen e
lirimit të tensionit.
• Sigurohuni që kablloja ose spina elektrike
(nëse ka) të mos prekë pajisjen e nxehtë
ose enët e nxehta të gatimit, kur e lidhni
pajisjen në prizë.
• Mos përdorni përshtatës me shumë spina
dhe kabllo zgjatuese.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën ose
kabllon elektrike (nëse vlen për rastin) ose
në kabllon elektrike. Kontaktoni me
qendrën e autorizuar të shërbimit ose me
një elektricist për ndërrimin e kabllos
elektrike të dëmtuar.
• Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent
dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në
mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
• Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur
nga spina.
• Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat
mbrojtës, siguresat (siguresat që vidhosen
duhet të hiqen nga foleja), salvavitat dhe
kontaktorët.
• Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje
instaluese e cila ju lejon të shkëpusni
pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha
polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një
hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
• Nëse kodi E3 shfaqet në ekran,
shkëputeni menjëherë pllakën e gatimit
dhe kontrolloni nëse lidhja elektrike dhe
voltazhi i rrjetit janë të sakta.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje
elektrike.
• Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
• Hiqni të gjithë paketimin, etiketimin dhe
filmin mbrojtës (nëse ka) para përdorimit
për herë të parë.
• Sigurohuni që vendet e ventilimit të mos
jenë bllokuar.
SHQIP 5

• Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë
punës.
• Vendosni zonën e gatimit në “fikur” pas
çdo përdorimi.
• Mos vendosni takëmë ose kapakë
tenxheresh në zonat e gatimit. Ato mund
të nxehen.
• Mos e vendosni në punë pajisjen me duar
të lagura ose kur keni pasur kontakt me
ujin.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
ose si sipërfaqe mbështetëse.
• Nëse sipërfaqja e pajisjes është e
plasaritur, shkëputeni menjëherë pajisjen
nga priza. Bëni këtë për të parandaluar
ndonjë tronditje elektrike.
• Përdoruesit me stimulues kardiak duhet të
mbajnë një distancë minimale prej 30 cm
nga zonat e gatimit me induksion kur
pajisja është në punë.
• Kur futni ushqim në ujë të nxehtë, mund të
krijohen spërkatje.
• Mos përdorni fletë alumini apo materiale të
tjera midis sipërfaqes së gatimit dhe
enëve të gatimit, përveç rasteve kur
specifikohet ndryshe nga prodhuesi i kësaj
pajisjeje.
• Përdorni vetëm aksesorët e rekomanduar
nga prodhuesi për këtë pajisje.
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe shpërthimi.
• Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund të
lëshojnë avuj të ndezshëm. Mbajini flakët
ose objektet e nxehura larg yndyrave dhe
vajrave kur gatuani me ato.
• Avujt e çliruar nga vajrat e nxehtë mund të
shkaktojnë djegie spontane.
• Vajrat e përdorur që përmbajnë mbetje
ushqimesh mund të shkaktojnë zjarr në
temperaturë më të ulët sesa vajrat e
përdorur për herë të parë.
• Mos vendosni produkte që marrin flakë
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë pajisjes ose mbi
të.
PARALAJMËRIM!
Rrezik i dëmtimit të pajisjes.
• Mos i mbani enët e nxehta të gatimit në
panelin e kontrollit.
• Mos vendosni kapak të nxehtë tigani në
një sipërfaqen e xhamit të pianurës.
• Mos i lini enët e gatimit të thahen duke
zier.
• Bëni kujdes të mos lini sende apo enë
gatimi të bien mbi pajisje. Sipërfaqja mund
të dëmtohet.
• Mos i aktivizoni zonat e gatimit me enë
bosh apo pa enë fare.
• Enët e gatimit prej gize apo me fund të
dëmtuar mund të shkaktojnë gërvishtje në
xham / qeramikën e xhamit. Ngrijini
gjithnjë lart këto sende kur t'ju duhet t'i
lëvizni në sipërfaqen e gatimit.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
• Fikeni pajisjen dhe lëreni të ftohet para se
ta pastroni.
• Mos përdorni spërkatësin e ujit dhe avullin
për të pastruar pajisjen.
• Pastrojeni pajisjen me copë të butë e të
njomë. Përdorni vetëm detergjente
neutrale. Mos përdorni produkte gërryese,
tako pastruese gërryese, solucione apo
sende metalike, përveç nëse specifikohet
ndryshe.
2.5 Shërbimi
• Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
qendrën të autorizuar të shërbimit.
Përdorni vetëm pjesë rezervë origjinale.
• Në lidhje me llambat brenda produktit dhe
llambat e pjesëve të këmbimit të shitura
veçmas: Këto llamba janë prodhuar për
kushte ekstreme fizike në pajisjet
elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë,
dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për
të sinjalizuar informacion rreth statusit të
përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë
prodhuar për t’u përdorur në aplikacione të
tjera dhe nuk janë të përshtatshme për
ndriçim në ambiente shtëpiake.
2.6 Hedhja
PARALAJMËRIM!
Rreziku i lëndimit ose mbytjes.
6 SHQIP

• Kontaktoni autoritetin tuaj vendor për
informacion se si ta hidhni pajisjen.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
me energji.
• Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
3. INSTALIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
3.1 Përpara instalimit
Përpara se të instaloni pianurën, shkruani
informacionin e mëposhtëm nga pllaka e
specifikimeve. Pllaka e specifikimeve gjendet
në pjesën e poshtme të pianurës.
Numri i serisë ...........................
3.2 PIanurat inkaso
Pianurat inkaso përdorini vetëm pasi ta keni
montuar pianurën siç duhet në njësitë inkaso
dhe në planin e punës, sipas standardeve në
fuqi.
3.3 Kablloja e linjës
• Pianura vjen me një kabllo elektrike.
• Për të zëvendësuar kabllon e dëmtuar të
rrjetit, përdorni llojin e kabllit: H05V2V2-F i
cili përballon një temperaturë prej 90 °C
apo më të lartë. Një tel i vetëm duhet të
ketë një seksion kryq minimal në përputhje
me tabelën e mëposhtme. Flisni me
qendrën lokale të shërbimit. Kablloja
elektrike duhet zëvendësuar vetëm nga
një elektricist i kualifikuar.
PARALAJMËRIM!
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga
një elektricist i kualifikuar.
KUJDES!
Lidhjet përmes prizave të kontaktit janë
të ndaluara.
KUJDES!
Mos i shponi apo saldoni fundet e telave.
Është e ndaluar.
KUJDES!
Mos e lidhni kabllon pa fashetën e fundit
të kabllos.
Lidhja me një fazë
1. Hiqni fashetën e fundit të kabllos nga teli i
zi dhe ai blu.
2. Hiqni një pjesë të izolimit të skajeve të
kabllit kafe, të zi dhe blu.
3. Lidhni skajet e kabllove të zeza dhe kafe.
4. Aplikoni një fashetë të re në fundin e
përbashkët të kabllos (nevojitet vegël e
posatçme).
5. Lidhni skajet e dy kabllove blu.
6. Aplikoni një fashetë të re në fundin e
përbashkët të kabllos (nevojitet vegël e
posatçme).
Lidhja me dy faza
1. Hiqni fashetën e fundit të kabllos nga telat
blu.
2. Hiqni një pjesë të izolimit të skajeve të
kabllit blu.
3. Lidhni skajet e dy kabllove blu.
4. Aplikoni një fashetë të re në fundin e
përbashkët të kabllos (nevojitet vegël e
posaçme).
SHQIP 7

N
L1
N
L
220-240 V~220-240 V~ 400V2N~
L2
N
N
L1
L2
220 - 240 V~ Lidhja me dy faza: 400 V2N~ Lidhja me një fazë: 220 - 240
V~
5x1,5 mm² 5x1,5 mm² ose 4x2,5 mm² 5x1,5 mm² ose 3x4 mm²
E gjelbër - e
verdhë
E gjelbër - e
verdhë
E gjelbër - e
verdhë
N Blu dhe blu N Blu dhe blu N Blu dhe blu
L1 E zezë L1 E zezë L E zezë dhe kafe
L2 Kafe L2 Kafe
3.4 Montimi
Nëse e instaloni pianurën nën një aspirator,
shikoni udhëzimet e instalimit të aspiratorit
për distancën minimale mes pajisjeve.
min.
50mm
min.
500mm
Nëse pajisja instalohet mbi një sirtar, ventilimi
i pianurës mund të ngrohë artikujt që ruhen
brenda në sirtar gjatë procesit të gatimit.
Gjeni videon udhëzuese "Si të montoni
pianurën me induksion AEG - Montimi i
banakut" duke shkruar emrin e plotë të
treguar në grafikën më poshtë.
www.youtube.com/electrolux
www.youtube.com/aeg
How to install your AEG
Induction Hob - Worktop installation
8 SHQIP

4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
4.1 Skema e sipërfaqes së gatimit
1
2
1
1
1
1
1Zona e gatimit me induksion
2Paneli i kontrollit
Për informacion të detajuar rreth
madhësive të zonave të gatimit,
referojuni kapitullit “Të dhënat teknike”.
4.2 Skema e panelit të kontrollit
Pamja kryesore
1
2
4
3
678 5
Simboli Përshkrimi
1Për të aktivizuar dhe çaktivizuar pianurën.
2Dritare e Hob²Hood komunikuesit të sinjalit infra të kuq. Mos e mbuloni.
3Zona me Skuqje në tigan dhe Zierja funksionet.
4Zona me Zierja funksionin.
5Një shkurtore për Bridge. Për të bashkuar dy zonat e gatimit anash për të krijuar një
zonë të gatimit ose për të ndarë zonat e bashkuara.
6Për të cilësuar funksionet.
7Për të hapur shikimin e përgjithshëm të zonës.
SHQIP 9

Simboli Përshkrimi
8Për të hapur Menyja.
shikimin e zgjeruar
Manual
Level 1
Auto
FUNCTIONS DISHES
01 2 3 4 5 6 7 8 9 Boost
34
286 7
11
12
151 13
59
10
14
Simboli Përshkrimi
1Cilësimet. Për të hapur cilësimet e pianurës.
2Bridge. Për të lidhur dy zona gatimi anash në mënyrë që të funksionojnë si një e
vetme.
3Lock. Për të kyçur / shkyçur panelin e kontrollit.
4Pause. Për të caktuar të gjitha zonat e gatimit që funksionojnë në cilësimin më të ulët
të nxehtësisë.
51 - 9 Për të vendosur cilësimin e nxehtësisë.
6Boost Për të aktivizuar cilësimin maksimal të nxehtësisë.
7Manual / Auto Për të shfaqur cilësimin e tanishëm të ventilatorit të aspiratorit.
8Për të ndalur / rindezur aspiratorin.
9Për të ndezur dhe fikur dritën e aspiratorit.
10 Manual / Auto Për të kaluar në regjimin manual ose automatik të aspiratorit.
11 Gatime Për të zgjedhur programet e paracaktuara automatikisht për llojet e ndryshme të
ushqimit.
12 FUNKSIONET Për të zgjedhur programe automatike për metoda të ndryshme të gatimit.
13 Skuqje në tigan. Për të skuqur lloje të ndryshme ushqimi me nivele nxehtësie të
kontrolluara automatikisht.
14 Shkrirja. Për të shkrirë produkte të ndryshme, p.sh. çokollatë ose gjalpë.
15 Zierja. Për të rregulluar automatikisht temperaturën e ujit në mënyrë që të mos vlojë
sapo të arrijë pikën e vlimit.
10 SHQIP

Shfaqni kalimin
Simboli Përshkrimi
Për të konfirmuar përzgjedhjen ose parametrat.
Për të mbyllur dritaren që shfaqet.
Për të hequr / zgjeruar udhëzimet në ekran.
Për të aktivizuar / çaktivizuar opsionin.
Për të shkuar prapa / përpara një nivel në Menyja.
5. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
5.1 Kalimi përmes ekranit
Për të kaluar përmes ekraneve, prekni simbolet në pjesën e poshtme të ekranit. Gjithashtu
mund të rrëshqitni majtas për të menaxhuar cilësimet për Hob²Hood ose djathtas për të
arritur Menyja.
5.2 Lidhja e parë me rrjetin elektrik
Kur lidhni pianurën me rrymën elektrike duhet
të vendosni Gjuha, Ndriçimi dhe Volumi.
Ju mund të ndryshoni cilësimet tek Menyja >
Cilësimet > Konfigurimi. Referojuni “Përdorimi
i përditshëm“.
5.3 Përdorimi i ekranit
• Mund të përdoren vetëm simbolet me
sfond të ndriçuar.
• Për të aktivizuar një opsion të caktuar,
prekni simbolin përkatës në ekran.
• Funksioni i zgjedhur aktivizohet kur hiqni
gishtin nga ekrani.
• Për të lëvizur mes opsioneve të
disponueshme, përdorni një gjest të
shpejtë ose zvarrisni gishtin nëpër ekran.
Shpejtësia e gjestit përcakton se sa shpejt
lëviz ekrani.
• Lëvizja mund të ndalojë vetë ose mund ta
ndaloni menjëherë nëse prekni ekranin.
• Mund të ndryshoni shumicën e
parametrave të treguar në ekran kur
prekni simbolet përkatëse.
• Për të zgjedhur funksionin ose orën e
kërkuar mund të lëvizni nëpër listë dhe /
ose prekni opsionin që dëshironi të
zgjidhni.
SHQIP 11

• Kur pianura aktivizohet dhe disa nga
simbolet zhduken nga ekrani, prekeni
sërish. Të gjitha simbolet kthehen sërish.
• Për funksione të caktuara, kur i nisni,
shfaqet një dritare me informacion shtesë.
5.4 FlexPower
FlexPower përcakton sesa energji përdoret
nga pianura gjithsej, brenda kufijve të
siguresave të instalimit në shtëpi.
Filimisht pajisja punon nё nivelin mё tё lartё
tё mundshёm tё fuqisё. Fuqinë maksimale
mund ta ndryshoni nëse instalimi nuk
mbështet fuqinë e plotë.
KUJDES!
Sigurohuni që fuqia e zgjedhur të
përputhet me siguresat e instalimeve në
shtëpi.
Nёse niveli i fuqisё ёshtё mё i ulёt se
2000 W, nuk mund tё aktivizoni ndonjё
nga programet (Gatime ose
FUNKSIONET).
1. Sigurohuni se tё gjitha zonat e gatimit
janё tё çaktivizuara.
2. Prekni në ekran për të hapur Menyja.
3. Zgjidhni Cilësimet > Konfigurimi >
FlexPower dhe zgjidhni nivelin e duhur tё
fuqisё.
4. Prekni ose . Ndiqni udhёzimet nё
ekran pёr tё konfirmuar zgjedhjen tuaj.
6. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
6.1 Aktivizimi dhe çaktivizimi
Prekni për 1 sekondë për të aktivizuar ose
çaktivizuar pianurën.
6.2 Fikja automatike
Funksioni e çaktivizon automatikisht
pianurën nëse:
• të gjitha zonat e gatimit janë çaktivizuar,
• mos vendosni cilësimin e nxehtësisë pasi
të aktivizoni pianurën
• derdhni ose futni diçka në panelin e
kontrollit për më shumë se 10 sekonda,
(tavë, leckë etj.). Tingëllon një sinjal
akustik dhe çaktivizohet pianura. Hiqni
objektin ose pastroni panelin e kontrollit.
• pllaka nxehet shumë (p.sh. kur një
tenxhere vlon e thatë). Lëreni zonën e
gatimit të ftohet përpara se ta përdorni
përsëri pianurën.
• përdorni enë të gabuar ose nuk ka enë në
një zonë të caktuar. Zona e gatimit me
induksion çaktivizohet automatikisht pas
50 sekondash.
• nuk çaktivizoni një zonë gatimi ose nuk
ndryshoni cilësimin e nxehtësisë. Pas pak
kohe shfaqet një mesazh dhe pianura
çaktivizohet.
Lidhja midis cilësimit të nxehtësisë dhe
kohës pas së cilës çaktivizohet pianura:
Cilësimet e
nxehtësisë Pianura çaktivizohet
pas
1 - 2 6 orë
3 - 5 5 orë
6 4 orë
7 - 9 1.5 orë
Kur përdorni Skuqje në tigan pianura
çaktivizohet pas 1,5 orësh.
Për Shkrirja pianura çaktivizohet pas 6
orësh.
6.3 Zbulimi i tenxheres
Ky funksionalitet zbulohet nëse tenxheret u
vendosën në zonat e gatimit dhe çaktivizon
zonat e gatimit nëse ena e gatimit nuk është
më e zbulueshme.
12 SHQIP

• Nëse vendosni enën e gatimit në një zonë
gatimi fillimisht dhe pastaj aktivizoni
pianurën, shfaqet një shirit gri në shikimin
e përgjithshëm të zonës së gatimit
korresponduese.
• Shiriti nuk do të shfaqet nëse nuk ka asnjë
enë gatimi në zonën e gatimit ose ena e
gatimit nuk mund të zbulohet për shkak të
vendosjes së saj të pasaktë ose materialit
të papërshtatshëm.
• Nëse hiqni enën e gatimit nga një zonë e
gatimit e aktivizuar dhe e vendosni atë
mënjanë përkohësisht, shikimi i
përgjithshëm i zonës së gatimit
korresponduese do të fillojë të pulsojë.
Nëse nuk e vendosni enën përsëri në
zonën e aktivizuar të gatimit brenda 120
sekondash, zona e gatimit do të
çaktivizohet automatikisht. Për të rifilluar
gatimin, sigurohuni të vendosni enën e
kuzhinës përsëri në zonat e kuzhinës
përpara afatit kohor të treguar.
6.4 Përdorimi i zonave të gatimit
Zonat e gatimit me induksion u përshtaten
automatikisht përmasave të bazamentit të
enëve.
Sigurohuni se ena e gatimit është e
përshtatshme për pianura me induksion.
Për më shumë informacion rreth llojeve
të enëve, referojuni "udhëzime dhe
këshilla". Kontrolloni madhësinë e enës
së gatimit në "Të dhënat teknike".
Për të aktivizuar zonën e gatimit, vendosni
enën e gatimit në qendër të zonës së gatimit
dhe prekni simbolin përkatës të zonës.
Programet e disponueshme shfaqen në
ekran. Cilësoni nivelin e nxehtësisë ose
zgjidhni një nga funksionet automatike. Për
t’u kthyer tek ekrani kryesor, prekni në
cepin lart djathtas.
Mund të gatuani me enë gatimi të mëdha të
vendosura në dy zona gatimi në të njëjtën
kohë duke përdorur Bridge.
Kur zonat e tjera të gatimit janë aktive,
cilësimi i nxehtësisë për zonën që dëshironi
të përdorni mund të jetë i kufizuar. Referojuni
"Menaxhimi i fuqisë".
6.5 Cilësimet e nxehtësisë
1. Aktivizoni pianurën.
2. Vendosni tenxheren në zonën e zgjedhur
të gatimit dhe prekni simbolin e zonës
përkatëse.
3. Prekni ose rrëshqitni gishtin për të
vendosur cilësimin e dëshiruar të
nxehtësisë.
Imazhet e vogla të nivelit të fuqisë 1-9 bëhen
më të mëdha dhe shiriti më poshtë
shndërrohet në të kuq për të treguar cilësimin
e tanishëm të fuqisë. Kur zgjidhet niveli i
fuqisë, ekrani ndryshon tek pamja e zgjeruar
e ekranit.
Boost
Gjithashtu mund të ndryshoni cilësimin e
nxehtësisë në ekranin e shikimit të
përgjithshëm të zonës. Për të shkuar tek
ekrani i shikimit të përgjithshëm të zonës,
prekni qendrën e pamjes së zgjeruar të
ekranit. Për të ndryshuar nivelin e nxehtësisë,
prekni ose . Për të hapur pajen e
zgjeruar të ekranit, prekni nivelin e fuqisë.
SHQIP 13

6.6 Boost
Ky funksion vendos më shumë fuqi në
dispozicion të zonave të gatimit me
induksion. Funksioni mund të aktivizohet për
zonën e gatimit me induksion vetëm për një
kohë të kufizuar. Pas kësaj kohe, zona e
gatimit me induksion automatikisht cilësohet
përsëri në cilësimin më të lartë të nxehtësisë.
1. Zgjedhja e zonës së gatimit.
2. Prekni Boost për të aktivizuar funksionin.
Funksioni çaktivizohet automatikisht. Për të
çaktivizuar funksionin, zgjidhni në mënyrë
manuale zonën dhe ndryshoni cilësimin e
nxehtësisë së tij në 0.
Boost nuk funksionon kur funksioni
Bridge është aktiv ose kur fuqia brenda
një faze është e pamjaftueshme
(referojuni "Menaxhimi i fuqisë").
Për vlerat maksimale të kohëzgjatjes,
referojuni kapitullit "Të dhënat teknike".
6.7 OptiHeat Control (treguesi 3-
hapësh i nxehtësisë së mbetur)
PARALAJMËRIM!
Përsa kohë që treguesi / / është i
ndezur, ekziston një rrezik djegiesh nga
nxehtësia e mbetur.
Zonat e gatimit me induksion prodhojnë
nxehtësinë e nevojshme për procesin e
gatimit drejtpërdrejt në bazamentin e enës.
Vitroqeramika ngrohet nga nxehtësia e enëve
të gatimit.
Treguesit shfaqen kur një zonë e gatimit
është e nxehtë. Tregojnë nivelin e nxehtësisë
së mbetur për zonat e gatimit që po përdorni
aktualisht:
- vazhdoni gatimin,
- mbani ngrohtë,
- nxehtësia e mbetur.
Treguesi mund të shfaqet edhe:
• për zonat e gatimit në krah, edhe nëse
nuk jeni duke i përdorur,
• kur enët e nxehta vendosen në një zonë të
ftohtë gatimi,
• kur pianura çaktivizohet, por zona e
gatimit është ende e nxhetë.
Treguesi shuhet kur zona e gatimit është
ftohur.
6.8 Regjimi i mbajtjes ngrohtë
Ky funksion e mban ushqimin të ngrohtë me
cilësimin e ulët të temperaturës.
Regjimi i mbajtjes ngrohtë është i
disponueshëm vetëm kur zona e
gatimit është ende e ngrohtë pas procesit të
përfunduar të gatimit (me një imazh të vogël
të dukshëm të nxehtësisë së mbetur) dhe ena
e gatimit mbetet në zonë. Funksioni nuk
punon me një zonë gatimit të ftohtë.
1. Prekni për të aktivizuar Regjimi i
mbajtjes ngrohtë.
Regjimi i mbajtjes ngrohtë funksionon derisa
fiket.
2. Për të ndaluar funksionin, prekni në
cepin lart majtas të ekranit.
Mund të cilësoni një kohëmatës, nëse
nevojitet. Referojuni "Opsionet e
kohëmatësit".
6.9 Opsionet e kohëmatësit
Kohëmatësi ECO
Përdoreni këtë funksion për të specifikuar
kohëzgjatjen e punës së një zone gatimi
vetëm për një gatim.
Për të kursyer energji, pajisja nxehëse e
zonës së gatimit çaktivizohet përpara
sesa Kohëmatësi ECO të tingëllojë.
Ndryshimi në kohën e funksionimit varet nga
niveli i cilësimit të nxehtësisë dhe kohëzgjatja
e funksionimit të gatimit.
Mund ta përdorni këtë funksion kur zona e
gatimit është e aktivizuar. Mund të vendosni
funksionin me kohëmatës për secilën zonë
më vete.
14 SHQIP

1. Në fillim vendosni cilësimin e nxehtësisë
për zonën përkatëse të gatimit dhe më
pas vendosni funksionin.
2. Prekni simbolin e zonës.
3. Prekni .
Dritarja e menysë së kohëmatësit shfaqet në
ekran.
4. Vendosni një shenjë në Zona e
ndalimit kuti për të aktivizuar funksionin.
5. Vendosni kohën.
6. Prekni OK për ta konfirmuar.
Ju mund të zgjidhni gjithashtu që të
anuloni përzgjedhjen.
Mund të ndryshoni cilësimet Kohëmatësi
ECO gjatë gatimit: prekni me vlerën e
kohëmatësit, pastaj prekni MODIFIKO.
Kur kohëmatësi përfundon, tingëllon një sinjal
dhe një dritare shfaqet. Prekni OK për të
ndaluar sinjalin.
Për të çaktivizuar, funksionin caktoni cilësimin
në 0. Si alternativë, prekni me vlerën e
kohëmatësit, prekni dhe konfirmoni
zgjedhjen tuaj kur shfaqet një dritare.
Kohëmatësi
Mund ta përdorni këtë funksion kur zona e
gatimit është e aktivizuar.
Funksioni nuk ndikon mbi ndonjë funksion
tjetër që përdoret në të njëjtën kohë.
1. Zgjidhni një zonë gatimi.
Rrëshqitësi përkatës do të shfaqet në ekran.
2. Prekni .
Dritarja e menysë së kohëmatësit shfaqet në
ekran.
3. Hiqni shenjën nga Zona e
ndalimit kutia për të aktivizuar funksionin.
4. Vendosni kohën.
5. Prekni OK për ta konfirmuar.
Ju mund të zgjidhni gjithashtu që të
anuloni përzgjedhjen.
Mund të ndryshoni
cilësimet Kohëmatësi gjatë gatimit:
prekni me vlerën e kohëmatësit, pastaj
prekni MODIFIKO.
Kur kohëmatësi përfundon, tingëllon një sinjal
dhe një dritare shfaqet. Prekni OK për të
ndaluar sinjalin.
Për të çaktivizuar funksionin prekni me
vlerën e kohëmatësit, prekni dhe
konfirmoni zgjidhjen tuaj kur shfaqet një
dritare.
6.10 / Bridge
Ky funksion lidh dy zona gatimi dhe ato
funksionojnë si një e vetme me të njëjtin
cilësim nxehtësie. Mund ta përdorni për të
gatuar me enë të mëdha gatimi.
Ena e gatimit duhet të mbulojnë qendrat e të
dyja zonave. Nëse ena e gatimit ndodhet mes
dy qendrave, funksioni nuk do të aktivizohet.
1. Vendosni enën e gatimit në zonat e
gatimit.
2. Prekni në ekran për të hapur
Menyja dhe zgjidhni Bridge. Gjithashtu
mund të prekni shkurtoren në shikimin
e përgjithshëm të zonës.
3. Vendosni cilësimin e nxehtësisë.
Për të çaktivizuar funksionin, prekni
shkurtoren . Zonat e gatimit rifillojnë
funksionimin në mënyrë të pavarur.
6.11 Pause
Ky funksion i cakton të gjitha zonat e gatimit
që janë në punë në cilësimin më të ulët të
nxehtësisë.
Kur funksioni punon vetëm me butonat
dhe RIFILLONI mund të përdoren. Të gjithë
simbolet e tjerë në panelin e kontrollit janë të
bllokuar.
Funksioni nuk i ndalon funksionet e
kohëmatësit. Kur funksioni i kohëmatësit
përfundon, prekni kudo në ekran për të
ndaluar sinjalin akustik.
1. Prekni për të hapur Menyja.
2. Shtypni për të aktivizuar funksionin.
Cilësimi i nxehtësisë ulet në (Regjimi i
mbajtjes ngrohtë).
Për të çaktivizuar funksionin, prekni
RIFILLONI.
SHQIP 15

Do të rivendosen cilësimet e mëparshme të
nxehtësisë.
6.12 Lock
Mund ta bllokoni panelin e kontrollit gjatë
funksionimit të pianurës. Ai pengon
ndryshimin aksidental të cilësimeve të
nxehtësisë.
1. Vendosni cilësimin e nxehtësisë.
2. Prekni për të hapur Menyja.
3. Shtypni për të aktivizuar funksionin.
Për të çaktivizuar funksionin, shtypni dhe
mbani të shtypur ZHBLLOKONI për 4
sekonda.
Kur çaktivizoni pianurën, ju çaktivizoni
gjithashtu edhe këtë funksion.
6.13 Child Lock
Ky funksion parandalon vënien në punë pa
dashje të pianurës.
1. Prekni për të hapur Menyja.
2. Zgjidhni Cilësimet > Konfigurimi > Child
Lock.
3. Ndizni çelësin dhe prekni shkronjat E-U-
O në rendin alfabetik për të aktivizuar
funksionin.
Fikni çelësin për të çaktivizuar funksionin.
Mund të duhet një farë kohe që funksioni të
punojë pas aktivizimit.
6.14 FUNKSIONET: Skuqje në
tigan
Ky funksion ju lejon të vendosni një nivel të
përshtatshëm të cilësimit të nxehtësisë për të
skuqur ushqimin tuaj. Pianura rregullon
temperaturën për lloje të ndryshme
ushqimi dhe e ruan atë gjatë gjithë gatimit.
Pasi vendoset cilësimi i nivelit të nxehtësisë,
nuk nevojitet asnjë rregullim në mënyrë
manuale i temperaturës.
KUJDES!
Përdorni vetëm enë gatimi të ftohta.
Mos e lini pianurën pa mbikëqyrje ndërsa
funksioni është në punë.
1. Vendosni një tigan pa vaj / yndyrë në një
prej zonave të gatimit në anën e majtë.
Mund të përdorni një zonë të vetme
gatimi ose të lidhni të dyja zonat duke
përdorur Bridge.
2. Zgjidhni FUNKSIONET > Skuqje në tigan.
3. Zgjidhni një nivel të skuqjes.
Nis ngrohja paraprake.
4. Vendosni një funksion të kohëmatësit,
nëse është e nevojshme.
Kohëmatësi nis menjëherë.
Pasi tigani arrin temperaturën e synuar,
tingëllon një sinjal akustik dhe shfaqet një
dritare. Mund të vendosni vaj dhe ushqim
brenda në tigan tani. për të mbyllur dritaren
dhe për të nisur skuqjen, prekni OK. Për të
ndaluar funksionin në mënyrë manuale,
prekni 0 në shiritin e kontrollit.
Ndihmë dhe këshilla:
• Ndiqni udhëzimet në ekran se kur të
ktheni ushqimin ose për të rregulluar
nivelin e nxehtësisë.
• Mund të ndryshoni nivelin e parazgjedhur
të nxehtësisë, nëse nevojitet.
• Për copat e trasha të ushqimit ose patatet
e pagatuara përdorni një kapak gjatë 10
minutave të para të skuqjes.
• Tiganët e rëndë mund të duan më shumë
kohë për t’u nxehur.
• Përdorni tiganët e laminuar me nivel të
ulët nxehtësie për të parandaluar
mbinxehjen dhe dëmtimin e enëve të
gatimit.
• Mos përdorni enë gatimi të holla të
emaluara. Mund të mbinxehet dhe të
dëmtohet.
Tiganët e duhur për funksionin Skuqje
në tigan
Përdorni vetëm tiganë me bazamente të
sheshta. Për të kontrolluar nëse tigani është i
saktë:
1. Vendoseni tiganin përmbys.
2. Vendosni një vizore në fund të tiganit.
3. Përpiquni të vendosni një monedhë 1, 2
ose 5 cent Euro (ose ndonjë monedhë
me trashësi të ngjashme, përafërsisht 1,7
mm) midis vizores dhe fundit të tavës.
16 SHQIP

a. Tigani nuk është i duhuri nëse mund
ta vendosni monedhën midis vizores
dhe tiganit.
b. Nëse nuk mund ta vendosni
monedhën në hapësirën ndërmjet
vizores dhe tiganit, atëherë është
tigani i duhur.
6.15 FUNKSIONET: Zierja
Ky funksion rregullon nivelin e cilësimit të
nxehtësisë automatikisht në mënyrë që uji të
mos derdhet pasi arrin pikën e vlimit.
Funksioni është i disponueshëm në të
gjitha zonat e gatimit. Nëse ka ndonjë
nxehtësi të mbetur ( / / ) në zonën
e gatimit që dëshironi të përdorni,
funksioni është i çaktivizuar. Prisni derisa
zona të ftohet për të përdorur funksionin.
Funksioni nuk punon me enë gatimi
kundër ngjitjes.
KUJDES!
Mos e përdorni funksionin me enë gatimi
bosh. Mos e lini pianurën pa mbikëqyrje
ndërsa funksioni është në punë.
1. Vendosni një tenxherë të mbushur me të
paktën 1 l uji në zonën e gatimit.
2. Zgjidhni FUNKSIONET > Zierja.
3. Vendosni një funksion të kohëmatësit,
nëse është e nevojshme.
Kohëmatësi nis menjëherë.
4. Për të ndaluar funksionin në mënyrë
manuale, prekni në cepin lart majtas
të ekranit.
Pasi është arritur pika e vlimit, pianura
automatikisht pakëson nivelin e cilësimit të
nxehtësisë. Në këtë pikë, gjithashtu mund ta
rregulloni atë në mënyrë manuale sipas
nevojës.
Ndihmë dhe këshilla:
• Funksioni është më i përshtatshmi për
zierjen e ujit dhe gatimin e patateve.
• Funksioni mund të mos funksionojë siç
duhet për kazanët dhe tenxheret e
ekspresit në furrë.
• Mbushni gjysmën deri në tre të katërtat e
tenxheres me ujë të ftohtë çezme, duke
lënë bosh 4 cm nga buza e tenxheres.
Mos përdorni më pak se 1 ose më shumë
se 5 litra ujë. Sigurohuni se pesha gjithsej
e ujit (ose ujit dhe patateve) sillet ndërmjet
1-5 kg.
max. 5l / 5kg / 75%
min. 1l / 1kg / 50%
• Për të arritur rezultatet më të mira gatuani
vetëm patate të plota, të pa-qëruara, të
mesme. Sigurohuni që të mos i paketoni
patatet shumë ngushtë.
• Shmangni prodhimin e dridhjeve të
jashtme (p.sh. nga përdorimi i një blenderi
ose vendosja e një telefoni celular pranë
pllakës së gatimit) kur funksioni është në
punë.
• Në varësi të llojit të ushqimit dhe enëve të
gatimit, mund të rregulloni cilësimin e
nxehtësisë pasi të keni arritur pikën e
zierjes.
• Shtoni kripë pasi të keni arritur pikën e
zierjes.
SHQIP 17

• Përdorni një kapak për të kursyer energji.
6.16 FUNKSIONET: Shkrirja
Mund ta përdorni këtë funksion për të shkrirë
produkte, p.sh. çokollatë ose gjalpë.
KUJDES!
Mos e lini pianurën të qëndrojë pa
mbikëqyrje ndërsa funksioni është në
përdorim.
1. Vendosni enën e gatimit në zonën e
gatimit.
2. Zgjidhni FUNKSIONET > Shkrirja.
3. Vendosni një funksion të kohëmatësit,
nëse është e nevojshme.
4. Prekni OK.
Për të ndaluar funksionin në mënyrë
manuale, prekni në cepin lart majtas të
ekranit.
6.17 Gatime
Ky funksion ju ndihmon të përgatisni ushqime
të ndryshme duke përdorur programe të
paracaktuara të përkushtuara ndaj kategorive
specifike të ushqimit. Disponueshmëria e
programeve varet nga zona e gatimit.
KUJDES!
Mos e lini pianurën pa mbikëqyrje ndërsa
funksioni është në punë.
1. Vendosni enën e gatimit në zonën e
gatimit. Mund të përdorni një zonë të
vetme të gatimit ose të lidhni dy zona të
anës duke përdorur Bridge.
2. Zgjidhni Gatime.
3. Zgjidhni llojin e ushqimit.
4. Vendosni një funksion të kohëmatësit,
nëse është e nevojshme.
5. Ndiqni udhëzimet e shfaqura në ekran.
Në varësi të llojit të ushqimit dhe programit të
zgjedhur, mund të cilësoni dhe të modifikoni
hollësitë, p.sh. nivelin e pjekjes, nivelin e
nxehtësisë për skuqje, etj.
Ndihmë dhe këshilla:
• Pjatat e gatuara më shpesh shtohen
automatikisht në listën e Më të gatuarat.
• Disa gatime kanë emra të gjatë që nuk
mund të shfaqen plotësisht në listë. Për të
parë emrin e plotë të një gatimi, prekni
"...".
• Mund të shtoni në mënyrë manuale
programe në listën e Të preferuara .
• Mund të fshihni disa programe duke
prekur . Për të rikthyer programet,
shkoni te Cilësimet > Konfigurimi >
Gatime.
6.18 Hob²Hood
Është një funksion automatik që lidh pianurën
me një aspirator të përshtatshëm. Si pianura
ashtu edhe aspiratori kanë një komunikues
me rreze infra të kuqe. Shpejtësia e
ventilatorit përcaktohet dhe rregullohet
automatikisht bazuar në cilësimin e regjmit
dhe temperaturën e enës së gatimit më të
nxehtë në pianurë. Gjithashtu mund të
përdorni ventilatorin në mënyrë manuale nga
vetë pianura ose aspiratori.
Nëse ndryshoni shpejtësinë e ventilatorit
në aspirator, lidhja e parazgjedhur me
pianurën do të çaktivizohet. Për të
riaktivizuar funksionin, fikni dhe ndizni
sërish pajisjet.
Në disa aspiratorë, funksioni mund të
çaktivizohet në mënyrë të parazgjedhur.
Në raste të tilla, aktivizoni funksionin
fillimisht në aspirator, pastaj në pianuarë.
Për më shumë informacion referojuni
manualit të përdorimit të aspiratorit.
Cilësimi i regjimit automatik të
ventilatorit
Për të cilësuar aspiratorin në një regjim
automatik, zgjidhni ndërmjet shpejtësive të
mëposhtme të cilësuara të ventilatorit:
Regjii 2 - Regjimi 6. Aspiratori reagon sa herë
që vini në funksionim pianurën. Mund të
cilësoni pianurën për të aktivizuar vetëm
dritën duke zgjedhur Regjimi 1.
1. Prekni .
2. Zgjidhni Cilësimet > Hob²Hood.
3. Ktheni një çelës ose aktivizoni aspiratorin.
18 SHQIP

Të gjitha regjimet automatike shfaqen si një
listë.
4. Zgjidhni modalitetin.
5. Prekni ose për të ruajtur zgjidhjen
dhe dilni.
Për të kontrolluar nivelin e tanishëm të
shpejtësisë së ventilatorit, prekni . Niveli i
shpejtësisë së ventilatorit është i dukshëm në
cepin lart majtas të ekranit. Për të fikur
ventilatorin, prekni . Për të fikur
ventilatorin, prekni .
Regjimet
automatike Dritë
automat
ike
Zierja1) Skuqje
në
fritezë2)
Shpejtësia e
ventilatorit
OFF
Fikur - -
Regjimi 1 Aktiv - -
Regjimi 2 3) Aktiv 1 1
Regjimi 3 Aktiv - 1
Regjimi 4 Aktiv 1 1
Regjimi 5 Aktiv 1 2
Regjimi 6 Aktiv 2 3
1) Pianura zbulon procesin e zierjes dhe cilëson
shpejtësinë e ventilatorit në përputhje me regjimin
automatik.
2) Pianura zbulon procesin e skuqjes dhe cilëson
shpejtësinë e ventilatorit në përputhje me regjimin
automatik.
3) Ky regjim aktivizon ventilatorin dhe drita nuk varet
nga temperatura.
Cilësimi i regjimit manual të
ventilatorit
Mund të rregulloni nivelin e shpejtësisë së
ventilatorit në mënyrë manuale.
1. Prekni .
2. Prekni Manual.
Shfaqet një shirit i kontrollit me me
shpejtësinë e tanishme të ventilatorit.
3. Prekni ose rrëshqisni gishtin tuaj për të
cilësuar nivelin e shpejtësisë së
ventilatorit.
Për të aktivizuar nivelin maksimal të
shpejtësisë së ventilatorit, prekni Boost.
Ventilatori funksionon në regjimin Boost për
një farë kohe. Pas asaj kohe, niveli i
shpejtësisë së ventilatorit ndryshon
automatikisht në 3. Për të
çaktivizuar Boost në mënyrë manuale,
shtypni 0.
Drita e aspiratorit
Mund ta caktoni pianurën që ta aktivizojë
automatikisht dritën kur të aktivizoni pianurën.
Për ta bërë këtë, vendosni regjimin automatik
në Regjimin 1 - Regjimi 6. Gjithashtu mund të
aktivizoni ose çaktivizoni në mënyrë
manuale dritën në aspirator.
Aktivizimi i dritës në mënyrë manuale
1. Prekni .
2. Prekni për të ndezur dritën.
Për të fikur dritën, prekni përsëri.
6.19 Gjuha
1. Prekni për të hapur Menyja.
2. Zgjidhni Cilësimet > Konfigurimi > Gjuha.
3. Zgjidhni gjuhën nga lista.
Për të ruajtur zgjedhjen, shtypni ose .
Pastaj zgjidhni PO në dritaren që shfaqet.
Nëse zgjodhët gjuhën e gabuar, prekni >
. Shfaqet një listë. Zgjidhni opsionin e parë
nga sipër në të majtë, pastaj opsionin e dytë
nga sipër në të djathtë. Lëvizni poshtë për të
zgjedhur gjuhën e saktë nga lista. Kur shfaqet
dritarja, zgjidhni opsionin në të djathtë.
6.20 Tingujt e butonave / Volumi
Ju mund të zgjidhni llojet e tingujve që lëshon
pianura ose t'i çaktivizoni ato krejtësisht. Ju
mund të zgjidhni mes klikimit (parazgjedhje)
ose bipit.
Gjithashtu mund të zgjidhni nivelin e volumit.
1. Prekni në ekran për të hapur Menyja.
2. Zgjidhni Cilësimet > Konfigurimi > Tingujt
e butonave / Volumi.
3. Zgjidhni opsionin e duhur.
Cilësimi ruhet automatikisht.
SHQIP 19

6.21 Ndriçimi
Ju mund të ndryshoni ndriçimin e ekranit.
Ka 5 nivele ndriçimi, 1 është më i ulti dhe 5
është më i larti.
1. Prekni për të hapur Menyja.
2. Zgjidhni Cilësimet > Konfigurimi >
Ndriçimi.
3. Zgjidhni nivelin e duhur.
Cilësimi ruhet automatikisht.
6.22 Menaxhimi i fuqisë
Nëse janë aktive disa zona dhe energjia e
konsumuar tejkalon kuotën e linjës, ky
funksion e ndan energjinë e marrë mes të
gjitha zonave të gatimit (të lidhura në të
njëjtën fazë). Pianura kontrollon cilësimet e
nxehtësisë për të mbrojtur siguresat e
instalimit në shtëpi.
• Zonat e gatimit grupohen sipas
vendndodhjes dhe numrit të fazave në
pianurë. Secila fazë ka ngarkesë
maksimale elektrike prej 3680W. Nëse
pianura arrin kufirin e energjisë maksimale
të disponueshme brenda një faze, energjia
e zonave të gatimit reduktohet
automatikisht.
• Cilësimi i nxehtësisë i zonës së gatimit i
zgjedhur i pari (ose një zonë gatimi duke
përdorur FUNKSIONET ose Gatime) ka
gjithnjë përparësi. Fuqia e mbetur do të
ndahet ndërmjet zonave të tjera të gatimit
sipas rendit të zgjedhjes.
• Ngjyra e shiritit të kontrollit tregon opsionet
e disponueshme të cilësimeve të
nxehtësisë:
– e kuqe - cilësimi aktual i nxehtësisë,
– e bardhë - cilësimi maksimal i
disponueshëm i nxehtësisë,
– gri e hapur - cilësimi jo i
disponueshëm i nxehtësisë
(funksionon Menaxhimi i fuqisë ).
• Nëse nuk është i disponueshëm një
cilësim më i lartë nxehtësie, reduktojeni në
fillim për zonat e tjera të gatimit.
Shihni ilustrimin për kombinime të mundshme
në të cilat mund të shpërndahet energjia mes
zonave të gatimit.
Nëse fuqia gjithsej e pianurës është e
kufizuar (1500 W - 6000 W) funksioni
shpërndan fuqinë e disponueshme ndërmjet
të gjitha zonave të gatimit. Referojuni
kapitullit "Përpara përdorimit të parë" >
"FlexPower".
7. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
20 SHQIP
Table of contents
Languages:
Other AEG Hob manuals