LICENCA E SOFTWARE-it
Marrëveshja për Licencën e Software-it
E rëndësishme – ju lutemi ta lexoni me kujdes:
Duke përdorur software-in në Amino A 139 tuaj (“Produkti”), ju
(“Ju”) bini dakord të përmbushni kushtet e kësaj Marrëveshje
për Licencë Software (“Marrëveshja”). Nëse nuk bini dakord
të përmbushni kushtet e kësaj Marrëveshje, ju duhet të
ndërprisni menjëherë të gjitha përdorimet e Produktit dhe të
ktheni produktin dhe të gjitha pjesët e tij në paketimin origjinal
te ofruesi juaj i shërbimit ose te ofruesi nga i cili keni marrë
Produktin.
Dhënia e Licencës, Kufizimet
Referuar kushteve të kësaj Marrëveshje, Amino Communications
Ltd dhe partnerët e saj (bashkarisht referuar si “Amino”) ju
lëshojnë një licencë jo-ekskluzive, të pa-trasferueshme, pa
pasur të drejtën për të nën-licencuar; ju mund ta përdorni
software-in e përfshirë në Produkt ose që iu është ofruar ju, dhe
dokumentacionin përkatës vetëm për përdorimin tuaj jo-tregtar
dhe vetëm në lidhje me përdorimin e Produktit. Ju jeni bërëi me
dije dhe bini dakord se Amino dhe ofruesi juaj i shërbimit mund
të përditësojnë, modifikojnë dhe të përmirësojnë vazhdimisht
software-in e Produktit. Ju bini dakord se: a) nuk do të përpiqeni
të modifikoni, përmirësoni, çmontoni, shpërbëni, zbuloni
teknologjinë; ose të përpiqeni të keni akses në kodin e burimit
të software-it; dhe b) nuk do të përpiqeni të hiqni ose shkëpusni
software-in nga Produkti. Çdo rishitje ose transferim i Produktit
do t’i nënshtrohet afateve dhe kushteve të kësaj marrëveshjeje.
Materialet e Regjistruara
Amino A139 është projektuar për marrjen e figurës dhe
sinjalit zanor të TV-së (“Materialeve”) për përdorim personal
në përputhje me legjislacionin në fuqi, marrëveshjet për
licencën ose marrëveshjet e shërbimit, prej të cilave ju keni
pasur akses për këto Materiale. Çdo përdorim tjetër është
shprehimisht i ndaluar. Është përgjegjësia juaj të veproni në
përputhje me legjislacionin dhe të pranoni të përmbushni,
respektoni legjislacionin dhe marrëveshjet në fuqi. Regjistrimet
e paautorizuara të materialeve që kanë të drejta autori, ose
sigurimi i kopjeve të këtyre materialeve te të tjerët mund të
shkelintë drejtat e zotëruesve, të drejtat e autorit dhe mund të
përbëjnë gjithashtu vepra penale në disa juridiksione. Për disa
performanca të caktuara publike dhe disa përdorime tregtare
të caktuara duhet të merret paraprakisht leja nga zotëruesit
e të drejtave të autorit. Ju pranoni të dëmshpërbleni dhe të
mos cënoni Aminon dhe të licencuarit e sa nga ndonjë shkelje
e kufizimeve të të drejtave të autorit në fuqi në lidhje me
përdorimin tuaj të Produktit. Ofruesi juaj i shërbimit mund t`iu
këshillojë për përdorimin e ligjshëm të Produktit.
Pronësia
Amino dhe të licensuarit e saj zotërojnë dhe mbajnë të gjitha
të drejtat e pronësisë, përfshirë të gjitha patentat, të drejtat e
autorit, sekretet tregtare, markat tregtare dhe të drejtat e tjera
të pronësisë intelektuale në dhe për software-in dhe të çdo
përmirësimi ose modifikimi të software-it që do t`iu ofrohet.
Ju pranoni se licenca e dhënë sipas kësaj marrëveshje nuk iu
jep titullin ose pronësinë e software-it, por vetëm të drejtën
për një përdorim të kufizuar sipas afateve dhe kushteve të kësaj
kontrate.
Garancitë e Software-it
Deri në masën maksimale të lejuar nga ligji në fuqi, Amino
prezanton produktin pa asnjë premtim garancie apo pohim
për gjëndjen e mallit si dhe refuzon të njohë çdo dhe të gjitha
garancitë e software-it, të shprehura ose të nënkuptuara,
përfshirë por pa u kufizuar në ndonjë garanci të nënkuptuar
tregtie, përshtatje me qëllimin, nuk do të shkelë të drejtat
e palëve të treta dhe ato që lindin nga një marrëveshje ose
përdorimi i tregtisë. Nuk do të jepet asnjë përfaqësim ose
garanci që të parashikojë se përdorimi i software-it do të jetë pa
defekte, pa gabime ose i pandërprerë, dhe defektet ose gabimet
do të riparohen ose funksionaliteti i software-it do të përmbushë
kërkesat tuaja.
Kufizimi i Detyrimeve
Per sa lejohet nga legjislacioni në fuqi, Amino, furnitorët dhe
licencuesit përkatës nuk do të jenë përgjegjës për humbjen e
fitimeve, ndërprerjen e biznesit, humbjen e informacionit ose të
dhënave, ose humbje të tjera në fitime, ose për dëme të tjera të
rrjedhura, të tërthorta, të rastësishme, speciale, ndëshkuese ose
dëme të tjera që rrjedhin nga kjo marrëveshje; për përdorimin
ose pamundësinë për të përdorur software-in, edhe në qoftë
se Amino, furnitorët e saj ose licensuesit janë informuar mbi
mundësinë e dëmeve të tilla.
Përfundimi
Kjo marrëveshje dhe licencat që janë lëshuar sipas kësaj
marrëveshje do të përfundojnë menjëherë nëse ju nuk arrini
të respektoni kufizimet e licencës të parashikuara në këtë
marrëveshje. Asnjë njoftim paraprak nuk i kërkohet Amino-s për
përfundimin si më sipër. Në përfundim të marrëveshjes ju duhet
të ktheni të gjitha hardware-t, software-t, dokumentacionet e
produktit dhe aksesorët te ofruesi i shërbimit ose furnitori prej
të cilit keni marrë Produktin.
Kontrollet e Eksportit
Ju pranoni dhe bini dakord se asnjë nga software-t ose
informacioni kyç, ose ndonjë teknologji nuk mund të
shkarkohet ose të eksportohet ose të ri-eksportohet: a) në
(ose te një shtetas ose rezident i) Angola, Kubë, Iran, Irak, Libi,
Korenë e Veriut, Sudan, Siri, ose ndonjë shtet tjetër, të cilit SHBA
i ka vënë embargo për mallrat; ose te ndonjë nga te renditurit
ne listat e Departamentit të Thesarit të SHBA-së të Kombësive
te përcaktuara specifikisht ose të listës së kompanive dhe
individëve të cilëve ju ndalohet eksporti i mallrave nga SHBA të
Departamentit të Tregtisë së SHBA-së. Duke përdorur software-
in, ju përfaqësoni dhe garantoni se nuk jeni rezident ose shtetas i
ndonjërit prej këtyre vendeve ose në ndonjë nga listat.
Përdoruesit e Qeverisë së SHBA-së
Ky software është një produkt tregtar dhe ofrohet me të
drejta të kufizuara. Përdorimi, riprodhimi, lëshimi, modifikimi
ose nxjerrja e software-it ose ndonjë pjese të saj, përfshirë të
dhënat teknike është i kufizuar sipas Rregullores Federale të
Përvetësimit (FAR) 21.212 për agjencitë civile dhe Përvetësimin
Federal të Mbrojtjes (DFARS) 227.7202 për agjencitë ushtarake.
Legjislacioni
Nëse e keni marrë këtë produkt në Shtetet e Bashkuara,
kjo kontratë do të rregullohet nga legjislacioni i Shtetit të
Georgia (Xhorxhias) pa iu referuar parimeve ose konflikteve të
legjislacionit. Ju bini dakord se të gjitha mosmarrëveshjet që do
të lindin nga kjo marrëveshje do t’i nënshtrohen ekskluzivisht
juridiksionit dhe vendit në gjykatat federale dhe shtetërore të
Atlantës, Xhorxhias, dhe ju nëpërmjet kësaj marrëveshje jepni
pëlqimin për juridiksionin ekskluziv të juridiksionit dhe vendit
në këto gjykata.
Nëse e keni marrë këtë produkt në Mbretërinë e Bashkuar,
do të zbatohet legjislacioni i Anglisë dhe dhe ju nëpërmjet
kësaj marrëveshje jepni pëlqimin për juridiksionin ekskluziv të
juridiksionit dhe vendit në këto gjykata. Nëse e keni marrë këtë
produkt diku tjetër, do të zbatohet legjislacioni lokal.
Të ndryshme
Nëse ndonjëra nga dispozitat e kësaj marrëveshjeje do të
rezultojë e pavlefshme do të hiqet. Çdo vonesë e shkaktuar
nga Amino në ushtrimin e të drejtave nuk do të përbëjë heqje
dorë nga këto të drejta. Kjo marrëveshje përbën marrëveshjen
e plotë dhe ekskluzive të lidhur midis jush dhe Amino në lidhje
me objektin e kësaj marrëveshje dhe do të zëvendësojë të gjitha
bisedimet e mëparshme verbale ose të shkruara, komunikimet
apo marrëveshjet. Kjo marrëveshje nuk mund të ndryshohet, me
përjashtim të rastit kur kryhet me shkrim nga një përfaqësues i
autorizuar rregullisht nga Amino. Të gjithë titujt janë dhënë për
lehtësi dhe nuk do të ndikojnë në interpretimin e Marrëveshjes.