
TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes,
lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara.
Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse
shkaktohen lëndime dhe dëme nga
instalimi dhe përdorimi i pasaktë.
Gjithmonë mbajini udhëzimet bashkë me
pajisjen, për t'iu referuar në të ardhmen.
SIGURIA E FËMIJËVE DHE
PERSONAVE ME PROBLEME
PARALAJMËRIM
Rrezik mbytjeje, lëndimi ose
gjymtimi të përhershëm.
• Mos lejoni persona me ndjeshmëri fizike
të reduktuar, funksione mendore të
reduktuara ose mungesë përvoje dhe
njohurish, përfshirë këtu edhe fëmijët, që
ta përdorin këtë pajisje. Këta njerëz
duhet të mbikëqyren ose të udhëzohen
për përdorimin e pajisjes nga personi
përgjegjës për sigurinë e tyre.
• Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e
ambalazhimit larg fëmijëve.
INSTALIMI
PARALAJMËRIM
Vetëm një person i kualifikuar duhet
ta instalojë këtë pajisje.
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos e instaloni ose mos e përdorni
pajisjen e dëmtuar.
• Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna
me pajisjen.
• Sigurohuni që dyshemeja ku po instaloni
pajisjen të mos jetë e lagur ose e njomë.
• Mos e lëvizni pajisjen nëse nuk jeni
minimumi 2 persona. Bëni kujdes sepse
pajisja është e rëndë. Përdorni gjithnjë
doreza sigurie.
• Kur e lëvizni pajisjen, ngrini këmbët e
rregullueshme dhe bashkojini mirë të
gjitha pjesët e lëvizshme pas pajisjes.
• Mos e lidhni pajisjen te furnizimi me
energji gjatë instalimit.
• Kur instalimi të ketë përfunduar, prisni të
paktën 4 orë përpara se ta lidhni pajisjen
te furnizimi me energji. Kjo bëhet që vaji
të lejohet të rrjedhë përsëri te
kompresori.
• Sigurohuni që spina të jetë e arritshme
pas montimit të pajisjes.
• Sigurohuni që në pajisje të qarkullojë ajër
i ftohtë i mjaftueshëm nga të gjitha anët.
• Mos e instaloni pajisjen pranë
radiatorëve, sobave, furrave ose vatrave
të gatimit.
•Vetëm për pajisjet me lidhje uji:
lidheni vetëm me furnizimin me ujë të
pijshëm.
• Pjesa e pasme e pajisjes duhet të
qëndrojë kundrejt murit.
• Mos e instaloni pajisjen atje ku ka dritë të
drejtpërdrejtë dielli.
Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë me
karakteristikat e rrjetit elektrik. Nëse nuk
përkojnë, kontaktoni me një elektricist.
• Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar
dhe të instaluar si duhet.
• Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabllo zgjatuese.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni pjesët
elektrike (p.sh. spinën e rrjetit, kabllon e
rrjetit, kompresorin). Kontaktoni
Shërbimin ose një inxhinier elektrik për të
ndërruar pjesët elektrike.
• Kablloja e rrjetit duhet të qëndrojë nën
nivelin e spinës së rrjetit.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke
e tërhequr nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e kapur
nga spina.
• Mos e prekni kabllon kryesore ose
spinën e korrentit me duar të lagura.
PËRDORIMI
• Mos ngrini përsëri ushqime që janë
shkrirë.
• Zbatoni udhëzimet e ruajtjes që gjenden
tek ambalazhimi i ushqimit të ngrirë.
4
Downloaded from Fridge-Manual.com Manuals