AEG BSE778380B User manual

aeg.com/register
BSE778380B
BSE778380M
BSK778380M
SQ Udhëzimet për përdorim | Furrë me avull 2
BG Ръководство за употреба | Фурна на пара 41
HR Upute za uporabu | Pećnica na paru 81
NL Gebruiksaanwijzing | Stoomoven 120
FR Notice d'utilisation | Four vapeur 159
DE Benutzerinformation | Dampfbackofen 199
EN User Manual | Steam oven 239
ET Kasutusjuhend | Auruahi 276
HU Használati útmutató | Gőzölős sütő 314
LV Lietošanas instrukcija | Tvaika cepeškrāsns 353
LT Naudojimo instrukcija | Garinė orkaitė 391
MK Упатство за ракување | Печка на пареа 430
PL Instrukcja obsługi | Piekarnik parowy 470
SR Упутство за употребу | Пећница на пару 509
SL Navodila za uporabo | Parna pečica 548
UK Інструкція | Парова духовка 585
aeg.com\register

Mirë se vini në AEG! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë.
Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacione për ndreqjen e problemeve,
shërbimin dhe riparimin në aeg.com/support
Për më shumë receta, këshilla, diagnostikim problemesh, shkarkoni aplikacionin My
AEG Kitchen.
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
PËRMBAJTJA
1. INFORMACIONI I SIGURISË..........................................................................4
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË.........................................................................6
3. INSTALIMI.......................................................................................................9
4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT......................................................................... 11
5. PANELI I KONTROLLIT................................................................................ 11
6. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË............................................................. 13
7. PËRDORIMI I PËRDITSHËM....................................................................... 14
8. FUNKSIONET E ORËS.................................................................................19
9. MËNYRA E PËRDORIMIT: AKSESORËT.................................................... 20
10. FUNKSIONET SHTESË..............................................................................24
11. UDHËZIME DHE KËSHILLA.......................................................................25
12. KUJDESI DHE PASTRIMI...........................................................................28
13. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE...................................................................... 33
14. EFIKASITETI ENERGJETIK....................................................................... 36
15. STRUKTURA E MENYSË...........................................................................37
16. ËSHTË E LEHTË!....................................................................................... 38
17. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN.....................................................40
2 SHQIP

My AEG Kitchen app
SHQIP 3

1. INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes
udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për
lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të
papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të
sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh
ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri,
nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e
përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi
të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të
mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën
monitorim të vazhdueshëm.
• Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë
me pajisjen dhe pajisjet portative me My AEG Kitchen .
• Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë
siç kërkohet.
• PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Mbajini fëmijët dhe kafshët
shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në përdorim
dhe kur ftohet.
• Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai
duhet aktivizuar.
• Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e
pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
• Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim.
• Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të
brendshëm.
4 SHQIP

• Kjo paisje mund të përdoret në: zyra, dhoma hoteli, dhoma
bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku
përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit
shtëpiak.
• Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje
dhe të ndërrojë kabllon.
• Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën
inkaso.
• Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik.
• Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kablloja e energjisë
elektrike është e dëmtuar, ajo duhet ndërruar nga
prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose persona me
kualifikim të ngjashëm.
• PARALAJMËRIM: Për të shmangur mundësinë e goditjes
elektrike, sigurohuni që pajisja të fiket përpara se të
ndërroni llambën.
• PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Duhet pasur kujdes për të
shmangur prekjen e elementëve të ngrohjes ose sipërfaqes
së brendësisë së pajisjes.
• Përdorni gjithmonë doreza furre për të hequr ose për të
futur aksesorët ose enët për furrë.
• Përdorni vetëm sensorin e ushqimit (sensorin e
temperaturës) që rekomandohet për këtë pajisje.
• Për të hequr mbajtëset e rafteve, në fillim hiqni pjesën e
përparme të mbajtëses së raftit dhe pastaj pjesën e pasme
nga muret anësore. Montojini mbajtëset e rafteve në rendin
e kundërt.
• Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
• Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të
mprehta metalike për të pastruar derën prej xhami, pasi
mund të gërvishtet sipërfaqja, gjë e cila mund të shkaktojë
krisjen e xhamit.
• Hiqini të gjithë aksesorët dhe depozitimet/derdhjet e tepërta
nga brenda pajisjes përpara pastrimit pirolitik.
SHQIP 5

2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta
instalojë këtë pajisje.
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
• Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të
mbyllura.
• Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza.
• Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt
dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat
e instalimit.
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
• Përpara montimit të pajisjes, kontrolloni
nëse dera e pajisjes hapet pa pengesë.
• Pajisja vjen me një sistem elektrik ftohjeje.
Duhet vënë në punë përmes lidhjes nga
priza.
Lartësia minimale e
mobilies (Mobilia nën
lartësinë minimale të
suprinës)
590 (600) mm
Gjerësia e mobilies 560 mm
Thellësia e mobilies 550 (550) mm
Lartësia e pjesës së
përparme të pajisjes
594 mm
Lartësia e pjesës së pasme
të pajisjes
576 mm
Gjerësia e pjesës së
përparme të pajisjes
595 mm
Gjerësia e pjesës së
pasme të pajisjes
559 mm
Thellësia e pajisjes 569 mm
Thellësia inkaso e pajisjes 548 mm
Gjerësia me derën të hapur 1022 mm
Madhësia minimale e
hapjes së ventilimit. Hapja
e vendosur në pjesën e
pasme poshtë
560x20 mm
Gjatësia e kabllos kryesore
të furnizimit. Kablloja është
vendosur në këndin e
djathtë të pjesës së pasme
1500 mm
Vidat e montimit 4x25 mm
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
• Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga
një elektricist i kualifikuar.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
• Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të
instaluar si duhet.
• Mos përdorni përshtatës me shumë spina
dhe kabllo zgjatuese.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe
kabllon elektrike. Nëse kablloja elektrike
duhet zëvendësuar, kjo duhet bërë nga
Qendra jonë e autorizuar e shërbimit.
• Mos i lini kabllot elektrike që të prekin
derën e pajisjes ose t'i afrohen asaj apo
hapësirës poshtë pajisjes, veçanërisht kur
është në punë ose dera është e nxehtë.
• Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent
dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në
mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
• Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur
nga spina.
• Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat
mbrojtës, siguresat (siguresat që vidhosen
duhet të hiqen nga foleja), salvavitat dhe
kontaktorët.
6 SHQIP

• Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje
instaluese e cila ju lejon të shkëpusni
pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha
polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një
hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
• Mbylleni plotësisht derën e pajisjes,
përpara se të lidhni spinën e rrymës me
prizën e rrymës.
• Kjo pajisje ofrohet me spinë dhe kordon
elektrik.
Llojet e kabllove të përshtatshme për
instalim ose zëvendësim për Evropën:
H07 RN-F, H05 RN-F, H05 RRF, H05 VV-F, H05
V2V2-F (T90), H05 BB-F
Për prerjen e kabllos, shikoni fuqinë totale në
pllakën e specifikimeve. Mund t'i referoheni
edhe tabelës:
Korrenti gjithsej (W) Seksioni i kordonit
(mm²)
maksimumi 1380 3x0.75
maksimumi 2300 3x1
maksimumi 3680 3x1.5
Kordoni i tokëzimit (kabllo e gjelbër/verdhë)
duhet të jetë 2 cm më i gjatë sesa kabllot kafe
të fazës dhe blu të nulit.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje
elektrike ose shpërthimi.
• Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
• Sigurohuni që vendet e ventilimit të mos
jenë bllokuar.
• Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë
punës.
• Çaktivizojeni pajisjen pas çdo përdorimi.
• Tregoni kujdes në hapjen e derës së
pajisjes kur pajisja është në punë. Mund të
çlirohet avull i nxehtë.
• Mos e vendosni në punë pajisjen me duar
të lagura ose kur keni pasur kontakt me
ujin.
• Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
ose si sipërfaqe mbështetëse.
• Hapeni derën e pajisjes me kujdes.
Përdorimi i përbërësve me alkool mund të
krijojë një përzierje alkooli dhe ajri.
• Mos lejoni që pajisja të bjerë në kontakt
me shkëndija apo flakë të hapura kur
hapni derën.
• Mos vendosni produkte që marrin flakë
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë pajisjes ose mbi
të.
• Mos e ndani fjalëkalimin tuaj të Wi-Fi.
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
• Për të parandaluar dëmtimin ose
çngjyrosjen e emalit:
– mos fusni enët e furrës ose objekte të
tjera në pajisje drejtpërsëdrejti në
fund.
– mos fusni letër alumini drejtpërdrejt në
pjesën e poshtme të hapësirës së
pajisjes.
– mos hidhni ujë drejtpërdrejt në pajisjen
e nxehtë.
– mos lini enë të lagura dhe ushqim në
pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
– bëni kujdes kur hiqni ose vendosni
aksesorët.
• Çngjyrimi i emalimit ose i inoksit nuk
ndikon në funksionimin e pajisjes.
• Përdorni tepsi të thellë për kekë të butë.
Lëngjet e frutave shkaktojnë njolla që
mund të mbesin përgjithmonë.
• Gjithmonë gatuani me derën e pajisjes të
mbyllur.
• Nëse pajisja është instaluar pas një paneli
mobilieje (p.sh. një derë), sigurohuni që
dera të mos mbyllet asnjëherë kur pajisja
është në punë. Pas një paneli të mbyllur
mobilieje mund të akumulohet nxehtësi
dhe lagështi, të cilat mund të shkaktojnë si
rrjedhim dëme në pajisje, banesë apo
dysheme. Mos e mbyllni panelin e
mobilies derisa pajisja të jetë ftohur
plotësisht pas përdorimit.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, zjarri ose dëmtimi të
pajisjes.
SHQIP 7

• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga
priza.
• Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka
rrezik që panelet prej xhami të thyhen.
• Ndërrojini menjëherë panelet prej xhami të
derës kur janë të dëmtuara. Kontaktoni
qendrën e autorizuar të shërbimit.
• Tregoni kujdes kur e hiqni derën nga
pajisja. Dera është e rëndë!
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të
lagësht. Përdorni vetëm detergjente
neutrale. Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
• Nëse përdorni spërkatës për furrën, ndiqni
udhëzimet e sigurisë në paketim.
2.5 Pastrimi pirolitik
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje/zjarri/emetimesh kimike
(avuj) në regjimin pirolitik.
• Para se të kryeni pastrimin pirolitik dhe të
bëni ngrohjen paraprake, hiqni nga
hapësira e brendshme e furrës:
– çdo mbetje të tepërt ushqimore, vaj
apo yndyrë të derdhur / depozituar.
– çdo objekt të lëvizshëm (duke
përfshirë raftet, mbajtëset e anës, etj.
që kanë ardhur me produktin)
veçanërisht çdo tenxhere, tigan, tavë,
takëme etj., që nuk ngjisin.
• Lexoni me kujdes të gjitha udhëzimet për
pastrimin pirolitik.
• Mbajini fëmijët larg pajisjes, gjatë kohës
që pastrimi pirolitik është në funksionim.
Pajisja bëhet shumë e nxehtë dhe del ajër
i nxehtë nga vrimat e ftohjes së parme.
• Pastrimi pirolitik është një funksion me
temperaturë të lartë që mund të çlirojë
avuj nga mbetjet e gatimit dhe materialet e
ndërtimit, si p.sh. konsumatorëve u
këshillohet të:
– sigurojnë ajrim të mirë gjatë dhe pas
pastrimit pirolitik.
– sigurojnë ajrim të mirë gjatë dhe pas
nxehjes paraprake fillestare.
• Mos derdhni apo hidhni ujë në derën e
furrës gjatë dhe pas pastrimit pirolitik për
të shmangur dëmtimin e paneleve prej
xhami.
• Avujt e lëshuar nga furrat pirolitike/mbetjet
e gatimit siç përshkruhet nuk janë të
dëmshme për njerëzit, duke përfshirë
fëmijët ose personat me probleme
mjekësore.
• Mbani larg kafshët shtëpiake nga pajisja
gjatë dhe pas pastrimit pirolitik dhe
nxehjes paraprake. Kafshët shtëpiake të
vogla (sidomos zogj dhe zvarranikë) mund
të jenë shumë të ndjeshëm ndaj
ndryshimeve të temperaturës dhe avujve
të nxjerrë.
• Sipërfaqet jongjitëse në tenxhere, tiganë,
tepsi, takëme etj. mund të dëmtohen nga
pastrimi pirolitik në temperaturë të larë i të
gjitha furrave pirolitike dhe mund të jetë
dhe burim avujsh të dëmshëm në nivel të
ulë.
2.6 Gatimi me avull
PARALAJMËRIM!
Mund të digjeni dhe të dëmtoni pajisjen.
• Avulli i çliruar mund të shkaktojë djegie:
– Mos e hapni derën e pajisjes gjatë
funksionit të gatimit me avull.
– Hapeni derën e pajisjes me kujdes pas
funksionit të gatimit me avull.
2.7 Ndriçimi i brendshëm
PARALAJMËRIM!
Rrezik goditjeje elektrike.
• Në lidhje me llambat brenda produktit dhe
llambat e pjesëve të këmbimit të shitura
veçmas: Këto llamba janë prodhuar për
kushte ekstreme fizike në pajisjet
elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë,
dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për
të sinjalizuar informacion rreth statusit të
përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë
prodhuar për t’u përdorur në aplikacione të
tjera dhe nuk janë të përshtatshme për
ndriçim në ambiente shtëpiake.
• Ky produkt përmban një burim drite të
klasit G të efikasitetit të energjisë.
8 SHQIP

• Përdorni vetëm llamba me të njëjtat
specifike.
2.8 Shërbimi
• Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
qendrën e autorizuar të shërbimit.
• Përdorni vetëm pjesë rezervë origjinale.
2.9 Hedhja
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose mbytjeje.
• Kontaktoni me autoritetin tuaj komunal për
informacion se si ta hidhni pajisjen.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
me energji.
• Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
• Hiqni kapësen e derës për të parandaluar
që fëmijët kafshët shtëpiake të ngecin
brenda pajisjes.
3. INSTALIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
3.1 Montimi inkaso
www.youtube.com/electrolux
www.youtube.com/aeg
How to install your AEG/Electrolux
Oven - Column installation
18
594
589
114
21548
595+-1
min. 550
20
600
min. 560
3
5
60
20
80
520
60
198
523
(*mm)
SHQIP 9

min. 550
20
595+-1
18
590
min. 560
594
589
114
21548
3
5
70
60 520
60
20
198
523
(*mm)
3.2 Sigurimi i furrës në kabinet
10 SHQIP

4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
4.1 Pamje e përgjithshme
6
12
10
9
5
4
11
8
5
4
1
2
3
3
2 3
7
1
1Paneli i kontrollit
2Programuesi elektronik
3Sirtari i ujit
4Priza e sensorit të ushqimit
5Elementi i ngrohjes
6Llamba
7Ventilimi
8Mbështetje e raftit, i lëvizshëm
9Tubi i shkarkimit
10 Valvula e daljes së ujit
11 Poyicioni i raftit
12 Hyrja e avullit
4.2 Aksesorët
•Rafti me rrjetë
Për enë gatimi, forma keku, rosto.
•Tava e pjekjes
Për kekë dhe kuleçë.
•Tava e skarës/pjekjes
Për pjekje dhe rosto ose si tavë për
mbledhjen e yndyrës.
•Sensori i ushqimit
Për të matur se sa gatuhet ushqimi.
•Korridori teleskopik
Me shinat teleskopike mund t'i vendosni
dhe hiqni raftet më lehtë.
5. PANELI I KONTROLLIT
5.1 Përmbledhje e panelit të
kontrollit
1 2 3 4 5 6
SHQIP 11

1AKTIV / JOAKTIV Shtypeni dhe mbajeni për të ndezur e fikur pajisjen.
2Menyja Liston funksionet e pajisjes.
3Të preferuara Listë e cilësimeve të preferuara.
4Ekrani Tregon cilësimet aktuale të pajisjes.
5Çelësi i llambës Për të ndezur dhe fikur llambën.
6Nxehje e shpejtë Për të aktivizuar dhe çaktivizuar funksionin: Nxehje e shpejtë.
Shtypni Lëvizni
3s
Shtypni dhe mbani
Prekni sipërfaqen me majën e
gishtit. Rrëshqisni gishtin mbi sipërfaqe. Prekni sipërfaqen për 3 sekonda.
5.2 Ekrani
150°C
12:30
15min START
85°C
G F DE C
A B
Cilësimet me funksionet e panelit kryesor.
A. Wi-Fi
B. Ora Ditore
C. NISJA/STOP
D. Temperaturë
E. Funksionet e nxehjes
F. Kohëmatësi
G. Sensori i ushqimit (vetëm për disa modele)
Treguesit e ekranit
Treguesit bazë - për të naviguar në ekran.
Për të konfirmuar përzgjedhjen /
cilësimin.
Për të shkuar një
nivel pas në
menu.
Për të zhbërë
veprimin e fundit.
Për të aktivizuar dhe çaktivizuar
opsionet.
Bjeri alarmit treguesit e funksioneve - kur koha e vendosur e gatimit përfundon, bie sinjali.
Funksioni është i aktivizuar. Funksioni është i aktivizuar.
Gatimi ndalon automatikisht. Alarmi i sinjalit është i fikur.
Treguesit e kohëmatësit
Për të caktuar funksionin: Shtyrja e programit. Për të anuluar parametrin.
12 SHQIP

Wi-Fi treguesi - pajisja mund të lidhet me Wi-Fi.
Wi-Fi lidhja është e aktivizuar.
Funksionimi në distancë treguesi - pajisja mund të komandohet në distancë.
Funksionimi në distancë është e ndezur.
6. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
6.1 Pastrimi fillestar
Hapi 1 Hapi 2 Hapi 3
Hiqni të gjithë aksesorët dhe
mbajtëset e rafteve që mund të
hiqen nga pajisja.
Pastroni pajisjen dhe aksesorët
vetëm me një copë me mikrofibra
me ujë të ngrohtë dhe një detergjent
të butë.
Vendosni në pajisje aksesorët dhe
mbajtëset e rafteve që mund të
hiqen.
6.2 Lidhja e parë
Në ekran shfaqet mesazhi i mirëseardhjes pas lidhjes së parë.
Duhet të caktoni: Gjuha, Drita e ekranit, Tingujt e butonave, Volumi i ziles, Ora Ditore.
6.3 Lidhja me valë
Për të lidhur pajisjen ju nevojitet:
• Rrjet me valë me lidhje në internet.
• Pajisje portative e lidhur në të njëjtin rrjet me valë.
Hapi 1 Për të shkarkuar My AEG Kitchen aplikacionin: Skanoni kodin QR në pllakën specifikimeve me
kamerën në pajisjen tuaj celulare për t'u drejtuar te Faqja kryesore e AEG. Pllaka e specifikimeve
është në kornizën e përparme të brendësisë së pajisjes. Gjithashtu mund ta shkarkoni aplikacionin
direkt nga dyqani i aplikacioneve.
Hapi 2 Ndiqni udhëzimet për t’u futur tek aplikacioni.
Hapi 3 Ndizni pajisjen.
Hapi 4 Shtypni: . Zgjidhni: Cilësimet / Lidhjet.
Hapi 5 - rrëshqiteni ose shtypeni për të ndezur: Wi-Fi.
Hapi 6 Moduli me valë i pajisjes fillon brenda 90 sekondave.
SHQIP 13

Frekuenca 2,4 GHz WLAN
2400 - 2483,5 MHz
Protokolli IEEE 802.11b DSSS, 802.11g/n OFDM
Fuqia maksimale EIRP < 20 dBm (100 mW)
Moduli Wi-Fi NIUS-50
6.4 Licencat e softuerit
Softueri në këtë produkt përmban përbërës
që bazohen në softuerë falas dhe me burim
të hapur. AEG me mirënjohje i pranon
kontributet e softuerëve të hapur dhe të
komuniteteve të robotikës në projektin e
zhvillimit.
Për të hapur kodin burimor të këtyre
përbërësve të softuerëve falas dhe me burim
të hapur, kushtet e licencës së të cilave
duhen publikuar, dhe për të parë
informacionin e tyre të plotë për të drejtat e
autorit dhe kushtet e zbatueshme të licencës,
shkoni te: http://
aeg.opensoftwarerepository.com (dosja
NIUS).
6.5 Ngrohja paraprake fillestare
Ngroheni paraprakisht furrën bosh përpara
përdorimit të parë.
Hapi 1 Hiqni të gjithë aksesorët dhe mbajtëset e rafteve që mund të hiqen nga furra.
Hapi 2 Vendosni temperaturën maksimale për funksionin: .
Lëreni furrën të punojë për 1 orë.
Hapi 3 Vendosni temperaturën maksimale për funksionin: .
Lëreni furrën të punojë për 15 minuta.
Furra mund të nxjerrë erë të keqe dhe tym gjatë ngrohjes paraprake. Sigurohuni që dhoma të jetë e ajrosur
mirë.
7. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
7.1 Mënyra e vendosjes: Funksionet e nxehjes
Hapi 1 Ndizni furrën. Në ekran shfaqet funksioni i parazgjedhur i nxehjes.
Hapi 2 Shtypni simbolin e funksionit të nxehjes për të hyrë në nënmeny.
Hapi 3 Zgjidhni funksionin e nxehjes dhe shtypni: . Në ekran shfaqet: temperatura.
Hapi 4 Vendosja e: temperaturës. Shtypni: .
14 SHQIP

Hapi 5 Shtypni: .
Sensori i ushqimit - mund ta fusni sensorin në çdo moment përpara ose gjatë gatimit.
- shtypeni për të çaktivizuar funksionin e nxehjes.
Hapi 6 Fikni furrën.
7.2 Si të programoni: Funksionet e nxehjes me avull
Hapi 1 Ndizni furrën.
Zgjidhni simbolin e funksionit të ngrohjes dhe shtypeni për të hyrë në nënmeny.
Hapi 2 Vendosni funksionin e ngrohjes me avull.
Hapi 3 Shtypni: . Ekrani shfaq parametrat e temperaturës.
Hapi 4 Vendosni temperaturën.
Hapi 5 Shtypni: .
Hapi 6 Shtypni kapakun e sirtarit të ujit për ta hapur.
Hapi 7 Mbushni sirtarin e ujit me ujë të ftohtë deri në nivelin maksimal (rreth 900 ml), derisa të bjerë sinjali
ose ekrani të shfaqë mesazhin. Mos e mbushni sirtarin e ujit mbi kapacitetin e tij maksimal.
Ekziston rreziku i rrjedhjes e derdhjes së ujit dhe dëmtimit të mobilies.
PARALAJMËRIM!
Përdorni vetëm ujë të ftohtë rubineti. Mos përdorni ujë të filtruar
(demineralizuar) apo të distiluar. Mos përdorni lëngje të tjera. Mos vendosni
lëngje të djegshme ose alkoolike në sirtarin e ujit.
Hapi 8 Shtyjeni sirtarin e ujit në pozicionin e tij fillestar.
Hapi 9 Shtypni: .
Kur furra arrin temperaturën e caktuar, bie sinjali.
Hapi 10 Kur sirtarit të ujit i mbaron uji, bie sinjali. Rimbushni sirtarin e ujit.
Hapi 11 Fikni furrën.
Hapi 12 Zbrazeni sirtarin bosh pas përfundimit të gatimit.
PARALAJMËRIM!
Furra është e nxehtë. Ka rrezik djegieje. Bëni kujdes kur zbrazni sirtarin e ujit.
Hapi 13 Në brendësi mund të kondensohet uji i mbetur. Pas gatimit, hapni me kujdes derën e furrës. Kur
furra është e ftohtë, thajeni brendësinë me një leckë të butë. Prisni të paktën 60 minuta pas çdo
përdorimi, për të shmangur daljen e ujit të nxehtë nga valvula e daljes së ujit.
SHQIP 15

7.3 Depozita e ujit
Treguesi i rezervuarit të ujit
Depozita është plot.
Depozita është gjysmë e mbushur.
Treguesi i rezervuarit të ujit
Depozita është bosh. Rimbushni
depozitën.
Nëse hidhni shumë ujë në depozitë, valvula e sigurisë
e derdh ujin e tepërt në fund të hapësirës së
brendshme. Hiqeni ujin me sfungjer.
Zbrazja e depozitës së ujit
Hapi 1 Fikni furrën, lëreni me derë të hapur dhe prisni
derisa furra të jetë e ftohtë.
B
C
A
Hapi 2 Lidhni tubin e kullimit (C) në valvulën e daljes (A)
përmes bashkuesit (B).
Hapi 3 Mbani fundin e tubit nën nivelin e A dhe shtyni B në
mënyrë të përsëritur për të mbledhur ujin e mbetur.
Hapi 4 Shkëputni C dhe B dhe thajeni furrën me një
sfungjer të butë.
7.4 Si ta programoni: Gatim i asistuar
Çdo gatim në këtë nënmeny ka një funksion dhe temperaturë të rekomanduar. Mund ta
përshtatni kohën dhe temperaturën.
Për disa prej gatime ju mund të gatuani gjithashtu me:
• Peshë automatike
• Sensori i ushqimit
Niveli i gatimit të një gjelle:
• I pjekur pak ose Më pak
• I gatuar mesatarisht
• I gatuar mirë ose Më shumë
Hapi 1 Ndizni furrën.
Hapi 2 Shtypni: .
Hapi 3 Shtypni: Fusni: Gatim i asistuar.
Hapi 4 Zgjidhni një gatim ose lloj ushqimi.
Hapi 5 Shtypni: .
16 SHQIP

7.5 Funksionet e nxehjes
STANDARD
Funksionet e
nxehjes Aplikimi
Skara
Për të pjekur në skarë ushqime të sheshta dhe për të thekur bukë.
Skarë turbo
Për të pjekur nyja të mëdha mishi ose shpendësh me kocka në një pozicion rafti. Për
të bërë gratina dhe për të karamelizuar.
Ventilator i plotë
Për të pjekur në deri në tre pozicione të raftit njëkohësisht dhe për të tharë ushqimin.
Vendoseni temperaturën 20 - 40°C më të ulët se për Gatim tradicional.
Ushqime të ngrira
Për të gatuar ushqime të shpejta (p.sh. patate të skuqura, patate me prerje
trekëndore ose kuleç) krokante.
Gatim tradicional
Për të pjekur ushqimin në një nivel furre.
Nxehtësia e poshtme
Për pjekjen e kekëve me fund kërcitës dhe për ruajtjen e ushqimit.
Ardhja e brumit
Për të shpejtuar ardhjen e brumit me maja. Parandalon tharjen e sipërfaqes së brumit
dhe e mban brumin elastik.
Ventilator i plotë, Gatim tradicional: Kur vendosni temperaturën nën 80°C, llamba fiket
automatikisht pas 30 sekondash.
SPECIALE
Funksionet e
nxehjes Aplikimi
Konservimi
Për të konservuar perime, (p.sh. turshi).
SHQIP 17

Funksionet e
nxehjes Aplikimi
Tharja
Për të tharë frutat e prera në feta, zarzavatet dhe kërpudhat.
Ngrohja e pjatave
Për të ngrohur paraprakisht pjata që do të shërbehen.
Shkrirja
Për të shkrirë ushqimin (zarzavate dhe fruta). Koha e shkrirjes varet nga sasia dhe
madhësia e ushqimit të ngrirë.
Au Gratin
Për gatime si lazanja apo gratin me patate. Për të bërë gratina dhe për të
karamelizuar.
Gatim i ngadaltë
Për të përgatitur rosto të buta dhe me lëng.
Mbaj ngrohtë
Për ta mbajtur ushqimin të ngrohtë.
Pjekje vent. me
lagështirë
Ky funksion është projektuar për të kursyer energjinë gjatë gatimit. Kur përdorni këtë
funksion, temperatura në hapësirën e brendshme mund të ndryshojë nga temperatura
e vendosur. Përdoret nxehtësia e mbetur. Fuqia e ngrohjes mund të jetë e ulët. Për
më shumë informacion, referojuni kapitullit "Përdorimi i përditshëm", "Shënime mbi":
Pjekje vent. me lagështirë.
AVULL
Funksioni e
ngrohjes Aplikimi
Krijim avulli
Ringrohja e ushqimit me avull parandalon tharjen e sipërfaqes. Nxehtësia
shpërndahet në një mënyrë të butë dhe të njëtrajtshme, që lejon rikuperimin e shijes
dhe aromës së ushqimit njësoj si të ishte i sapogatuar. Ky funksion mund të përdoret
për ta ringrohur ushqimin direkt në një pjatë. Ju mund të ringrohni më shumë se një
pjatë në të njëjtën kohë, duke përdorur pozicione të ndryshme të ndarjeve.
Funksioni i picës
Pjekja e picës.
Pjekja e Bukës
Përdoreni këtë funksion për të pjekur bukë dhe simite me rezultate shumë të mira sa i
përket fortësisë, ngjyrës dhe shkëlqimit të kores.
18 SHQIP

Funksioni e
ngrohjes Aplikimi
Lagështi e ulët
Funksioni është i përshtatshëm për mish, shpendë, gatime furrë dhe tava. Falë
kombinimit të avullit dhe nxehtësisë mishi ka përmbajtje të butë e të lëngshme me një
sipërfaqe krokante.
7.6 Shënime mbi: Pjekje vent. me
lagështirë
Ky funksion ishte përdorur për të qenë në
pajtim me kategorinë e efikasitetit energjetik
dhe kërkesat e ekodizajnit (sipas EU 65/2014
dhe EU 66/2014). Testimet sipas:
IEC/EN 60350-1
Dera e furrës duhet të mbyllet gjatë gatimit në
mënyrë që funksioni të mos ndërpritet dhe që
furra të funksionojë me efikasitetin më të lartë
të mundshëm të energjisë.
Kur përdorni këtë funksion llamba fiket
automatikisht pas 30 sekondash.
Për udhëzimet e gatimit referojuni kapitullit
"Udhëzime dhe këshilla", Pjekje vent. me
lagështirë. Për rekomandime të përgjithshme
të kursimit të energjisë, referojuni kapitullit
"Efikasiteti i energjisë", Kursimi i energjisë.
8. FUNKSIONET E ORËS
8.1 Përshkrimi i funksioneve të orës
Funksioni
i orës Aplikimi
Koha e
gatimit
Për të vendosur kohëzgjatjen e
gatimit. Maksimumi është 23 orë e 59
minuta.
Përfundo
veprimin
Për të vendosur se çfarë ndodh kur
përfundon numërimi i kohëmatësit.
Shtyrja e
programit
Për të shtyrë fillimin dhe/ose
përfundimin e gatimit.
Funksioni
i orës Aplikimi
Kohë shtesë Për të zgjatur kohën e gatimit.
Kujtesë Për vendosjen e një numërimi
mbrapsht. Maksimumi është 23 orë e
59 minuta. Ky funksion nuk ndikon në
funksionimin e pajisjes.
Kohëmatësi
me rritje
Monitoron kohëzgjatjen e funksionit.
Kohëmatësi me rritje - mund ta
aktivizoni dhe çaktivizoni.
8.2 Mënyra e vendosjes: Funksionet e orës
Mënyra e regjistrimit të orës
Hapi 1 Shtypni: Ora Ditore.
Hapi 2 Vendosni kohën. Shtypni: .
Si të vendosni kohën e gatimit
Hapi 1 Zgjidhni funksionin e nxehjes dhe vendosni temperaturën.
Hapi 2 Shtypni: .
Hapi 3 Vendosni kohën. Shtypni: .
SHQIP 19

Mënyra e zgjedhjes së opsionit të përfundimit
Hapi 1 Zgjidhni funksionin e nxehjes dhe vendosni temperaturën.
Hapi 2 Shtypni: .
Hapi 3 Vendosni kohën e gatimit.
Hapi 4 Shtypni: .
Hapi 5 Shtypni: Përfundo veprimin.
Hapi 6 Zgjidhni të preferuarën: Përfundo veprimin.
Hapi 7 Shtypni: . Përsëriteni veprimin derisa ekrani të shfaqë panelin kryesor.
Si të vonojmë nisjen e gatimit
Hapi 1 Vendosni një funksion ngrohjeje dhe temperaturën.
Hapi 2 Shtypni: .
Hapi 3 Vendosni kohën e gatimit.
Hapi 4 Shtypni: .
Hapi 5 Shtypni: Shtyrja e programit.
Hapi 6 Zgjidhni vlerën.
Hapi 7 Shtypni: . Përsëriteni veprimin derisa ekrani të shfaqë panelin kryesor.
Zgjatja e kohës së gatimit
Kur ka mbetur 10% nga koha e gatimit dhe ushqimi nuk duket të jetë gati, mund ta zgjasni kohën e gatimit. Ju
gjithashtu mund të ndryshoni funksionin e nxehjes.
Shtypni +1min për të zgjatur kohën e gatimit.
Si të ndryshojmë parametrat e kohëmatësit
Hapi 1 Shtypni: .
Hapi 2 Vendosni vlerën e kohëmatësit.
Hapi 3 Shtypni: .
Mund ta ndryshoni kohën e caktuar gjatë gatimit në çdo moment.
9. MËNYRA E PËRDORIMIT: AKSESORËT
9.1 Futja e aksesorëve
Një dhëmbëzim i vogël në pjesën e sipërme
rrit sigurinë. Dhëmbëzimet janë gjithashtu
pajisje kundër animit. Buzët e ngritura përreth
skarës parandalojnë rrëshqitjen nga rafti.
20 SHQIP
This manual suits for next models
2
Table of contents
Languages:
Other AEG Oven manuals

AEG
AEG DUE731110M User manual

AEG
AEG KT8403101M Reference guide

AEG
AEG BOBZDB User manual

AEG
AEG BPB331161M User manual

AEG
AEG BEB331010M User manual

AEG
AEG Competence 5150 B User manual

AEG
AEG COMPETENCE 5311 B User manual

AEG
AEG Competence 5201 B User manual

AEG
AEG COMPETENCE CB1100-2B User manual

AEG
AEG BY931460KM User manual