AEG IKE64450XB User manual

USER
MANUAL
IKE64450XB
Udhëzimet për përdorim 2
Ръководство за употреба20
Upute za uporabu 39
Návod k použití 56
Brugsanvisning 73
Gebruiksaanwijzing 90
User Manual 108
Kasutusjuhend 125
Käyttöohje 142
Notice d'utilisation 160
Benutzerinformation 179
SQ
BG
HR
CS
DA
NL
EN
ET
FI
FR
DE
Οδηγίες Χρήσης 198
Használati útmutató 217
Lietošanas instrukcija 236
Naudojimo instrukcija 253
Упатство за ракување 270
Упутство за употребу 289
Návod na používanie 308
Navodila za uporabo 325
Manual de instrucciones 342
Bruksanvisning 361
EL
HU
LV
LT
MK
SR
SK
SL
ES
SV

PËR REZULTATE PERFEKTE
Faleminderit që keni zgjedhur këtë produkt AEG. Ne e kemi krijuar atë për t'ju ofruar
performancë të përsosur për shumë vite, me teknologji novatore që ndihmojnë në
thjeshtimin e jetës - veçori që mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Kushtojini
pak minuta leximit për ta shfrytëzuar sa më mirë.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së
problemeve, shërbimit dhe riparimit
www.aeg.com/support
Regjistrojeni produktin për shërbim më të mirë:
www.registeraeg.com
Blini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë origjinale këmbimi për pajisjen:
www.aeg.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale.
Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të keni në
dispozicion të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.
Ky Informacioni mund të gjendet në pllakën e klasifikimit.
Paralajmërim / Të dhëna rreth sigurisë dhe kujdesit
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna rreth ambientit
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
PËRMBAJTJA
1. INFORMACIONI I SIGURISË..........................................................................................2
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË.........................................................................................5
3. INSTALIMI.......................................................................................................................7
4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT........................................................................................... 8
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM....................................................................................... 10
6. UDHËZIME DHE KËSHILLA.........................................................................................14
7. KUJDESI DHE PASTRIMI.............................................................................................16
8. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE........................................................................................16
9. TË DHËNAT TEKNIKE..................................................................................................18
10. EFIKASITETI ENERGJETIK....................................................................................... 18
11. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN.....................................................................19
1. INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes
udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për
lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të
2 SHQIP

papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të
sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël
•Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh
ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri,
nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e
përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi
të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të
mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën
monitorim të vazhdueshëm.
•Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë
me pajisjen.
•Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë
siç kërkohet.
•PARALAJMËRIM: Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake
larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në punë ose që
ftohet. Pjesët e arritshme nxehen gjatë përdorimit.
•Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai
duhet aktivizuar.
•Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e
pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
•PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Duhet të keni kujdes që të
shmangni prekjen e elementeve ngrohëse.
•PARALAJMËRIM: Gatimi i pamonitoruar me yndyrë ose vaj
mbi pianurë mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të
shkaktojë zjarr.
•Mos provoni ASNJËHERË ta fikni zjarrin me ujë, por fikni
pajisjen dhe pastaj mbuloni flakën, p.sh. me një kapak ose
me batanije kundër zjarrit.
SHQIP 3

•PARALAJMËRIM: Pajisja nuk duhet të furnizohet përmes
një pajisjeje të jashtme ndezëse, si p.sh. kohëmatës, apo të
lidhet me një qark që ndizet dhe fiket rregullisht nga një
mjet.
•KUJDES: Procesi i gatimit duhet të mbikëqyret. Proceset e
shkurtra të gatimit duhet të mbikëqyren vazhdimisht.
•PARALAJMËRIM: Rrezik zjarri: Mos ruani artikuj mbi
sipërfaqet e gatimit.
•Objektet metalike si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët nuk
duhet të vendosen mbi sipërfaqen e pianurës, sepse mund
të nxehen.
•Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën
inkaso.
•Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
•Pas përdorimit, fikni elementin e pianurës me çelësin e
kontrollit dhe mos u mbështetni te funksionimi i detektorit të
tiganit.
•Nëse sipërfaqja prej qeramike/xhami kriset, fikeni pajisjen
për dhe shkëputeni nga rryma elektrike. Në rast se pajisja
është e lidhur me rrymën elektrike direkt duke përdorur kuti
lidhëse, hiqeni siguresën për të shkëputur pajisjen nga
furnizimi me rrymë. Në çdo rast, kontaktoni me Qendrën e
Autorizuar të Shërbimit.
•Për të shmangur rreziqet, nëse kablloja e furnizimit është e
dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi, shërbimi i
autorizuar ose persona me kualifikim të ngjashëm.
•PARALAJMËRIM: Përdorni vetëm mbrojtëset e pianurës të
përcaktuara nga prodhuesi i pajisjes së gatimit ose të
cilësuara si të përshtatshme nga ky i fundit në udhëzimet e
përdorimit, ose mbrojtëset e pianurës të integruara në
pajisje. Përdorimi i mbrojtëseve të papërshtatshme mund të
shkaktojë aksidente.
4 SHQIP

2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar
duhet ta instalojë këtë pajisje.
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose dëmtim i
pajisjes.
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
• Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të
mbyllura.
• Mbyllini sipërfaqet e prera me një izolues
për të mos lejuar që lagështira të
shkaktojë fryrje.
• Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes nga
avulli dhe lagështira.
• Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose
nën dritare. Duke vepruar kështu do të
parandaloni rënien e enëve të nxehta të
gatimit nga pajisja kur hapet dera ose
dritarja.
• Çdo pajisje ka poshtë ventilatorë ftohjeje.
• Nëse pajisja është e instaluar mbi një
sirtar:
– Mos vendosni copa të vogla ose fletë
letre që mund të tërhiqen brenda,
sepse ato mund të dëmtojnë
ventilatorët e ftohjes ose mund të
dëmtojnë sistemin e ftohjes.
– Mbani një distancë prej minimumi 2
cm mes fundit të pajisjes dhe pjesëve
të ruajtura në sirtar.
• Hiqni çdo panel ndarës të instaluar në
kabinet nën pajisje.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje
elektrike.
• Të gjitha lidhjet elektrike duhet të bëhen
nga një elektricist i kualifikuar.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Përpara se të kryeni ndonjë veprim,
sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga
rryma.
• Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
• Sigurohuni që pajisja të instalohet në
rregull. Kablloja ose spina elektrike e lirë
ose e papërshtatshme (nëse ka) mund ta
nxehë shumë terminalin.
• Përdorni kabllon e duhur elektrike.
• Mos lejoni të ngatërrohet kablloja
elektrike.
• Sigurohuni që të jetë instaluar tokëzimi.
• Vendoseni kabllon në mbërthyesen e
lirimit të tensionit.
• Sigurohuni që kablloja ose spina elektrike
(nëse ka) të mos prekë pajisjen e nxehtë
ose enët e nxehta të gatimit, kur e lidhni
pajisjen në prizë.
• Mos përdorni përshtatës me shumë spina
dhe kabllo zgjatuese.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën ose
kabllon elektrike (nëse vlen për rastin) ose
në kabllon elektrike. Kontaktoni me
qendrën e autorizuar të shërbimit ose me
një elektricist për ndërrimin e kabllos
elektrike të dëmtuar.
• Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent
dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në
mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
• Nëse priza është e lirë, mos e futni
spinën.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur
nga spina.
SHQIP 5

• Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat
mbrojtës, siguresat (siguresat që
vidhosen duhet të hiqen nga foleja),
salvavitat dhe kontaktorët.
• Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje
instaluese e cila ju lejon të shkëpusni
pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha
polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një
hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe
goditjeje elektrike.
• Hiqni të gjithë paketimin, etiketimin dhe
filmin mbrojtës (nëse ka) para përdorimit
për herë të parë.
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim
shtëpiak (të brendshëm).
• Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
• Sigurohuni që vendet e ventilimit të mos
jenë bllokuar.
• Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë
punës.
• Fikni zonën e gatimit pas çdo përdorimi.
• Mos vendosni takëmë ose kapakë
tenxheresh në zonat e gatimit. Ato mund
të nxehen.
• Mos e vendosni në punë pajisjen me duar
të lagura ose kur keni pasur kontakt me
ujin.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
ose si sipërfaqe mbështetëse.
• Nëse sipërfaqja e pajisjes është e
plasaritur, shkëputeni menjëherë pajisjen
nga priza. Bëni këtë për të parandaluar
ndonjë tronditje elektrike.
• Përdoruesit me stimulues kardiak duhet të
mbajnë një distancë minimale prej 30 cm
nga zonat e gatimit me induksion kur
pajisja është në punë.
• Kur futni ushqim në ujë të nxehtë, mund
të krijohen spërkatje.
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe shpërthimi
• Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund të
lëshojnë avuj të ndezshëm. Mbajini flakët
ose objektet e nxehura larg yndyrave dhe
vajrave kur gatuani me ato.
• Avujt e çliruar nga vajrat e nxehtë mund të
shkaktojnë djegie spontane.
• Vajrat e përdorur që përmbajnë mbetje
ushqimesh mund të shkaktojnë zjarr në
temperaturë më të ulët sesa vajrat e
përdorur për herë të parë.
• Mos vendosni produkte që marrin flakë
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë pajisjes ose mbi
të.
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
• Mos i mbani enët e nxehta të gatimit në
panelin e kontrollit.
• Mos vendosni kapak të nxehtë tigani në
një sipërfaqen e xhamit të pianurës.
• Mos i lini enët e gatimit të thahen duke
zier.
• Bëni kujdes të mos lini sende apo enë
gatimi të bien mbi pajisje. Sipërfaqja
mund të dëmtohet.
• Mos i aktivizoni zonat e gatimit me enë
bosh apo pa enë fare.
• Mos vendosni fletë alumini në pajisje.
• Enët e gatimit prej gize, alumini apo me
fund të dëmtuar mund të shaktojnë
gërvishtje në xham/ qeramikën e xhamit.
Ngrijini gjithnjë lart këto sende kur t'ju
duhet t'i lëvizni në sipërfaqen e gatimit.
• Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim. Nuk
duhet të përdoret për qëllime të tjera, për
shembull ngrohja e dhomës.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
• Fikeni pajisjen dhe lëreni të ftohet para se
ta pastroni.
• Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull
për të pastruar pajisjen.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të
lagësht. Përdorni vetëm detergjente
neutrale. Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
2.5 Shërbimi
• Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
qendrën të autorizuar të shërbimit.
Përdorni vetëm pjesë rezervë origjinale.
6 SHQIP

• Në lidhje me llambat brenda produktit dhe
llambat e pjesëve të këmbimit të shitura
veçmas: Këto llamba janë prodhuar për
kushte ekstreme fizike në pajisjet
elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë,
dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për
të sinjalizuar informacion rreth statusit të
përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë
prodhuar për t’u përdorur në aplikacione
të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për
ndriçim në ambiente shtëpiake.
2.6 Hedhja
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose mbytjeje.
• Kontaktoni me autoritetin tuaj komunal për
informacion se si ta hidhni pajisjen.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
me energji.
• Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
3. INSTALIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
3.1 Përpara instalimit
Përpara se të instaloni pianurën, shkruani
informacionin e mëposhtëm nga pllaka e
specifikimeve. Pllaka e specifikimeve gjendet
në pjesën e poshtme të pianurës.
Numri i serisë ...........................
3.2 PIanurat inkaso
Pianurat inkaso përdorini vetëm pasi ta keni
montuar pianurën siç duhet në njësitë inkaso
dhe në planin e punës, sipas standardeve në
fuqi.
3.3 Kablloja e linjës
• Pianura vjen me një kabllo elektrike.
• Për të zëvendësuar kabllon e dëmtuar
elektrike, përdorni llojin e kabllos:
H05V2V2-F e cila duron temperaturën
90 °C ose më të lartë. Kontaktoni një
Qendër të Autorizuar të Shërbimit.
Kablloja elektrike duhet zëvendësuar
vetëm nga një elektricist i kualifikuar.
3.4 Montimi
Nëse e instaloni pianurën nën një aspirator,
shikoni udhëzimet e instalimit të aspiratorit
për distancën minimale mes pajisjeve.
min.
50mm
min.
500mm
Nëse pajisja instalohet mbi një sirtar,
ventilimi i pianurës mund të ngrohë artikujt që
ruhen brenda në sirtar gjatë procesit të
gatimit.
SHQIP 7

Gjeni videon udhëzuese "Si të montoni
pianurën me induksion AEG - Montimi i
banakut" duke shkruar emrin e plotë të
treguar në grafikën më poshtë.
www.youtube.com/electrolux
www.youtube.com/aeg
How to install your AEG
Induction Hob - Worktop installation
4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
4.1 Skema e sipërfaqes së gatimit
1 1
2
1
1
1Zonë gatimi me induksion
2Paneli i kontrollit
8 SHQIP

4.2 Struktura e panelit të kontrollit
1 2 43 675
9 811 10
Përdorni fushat me sensor për të përdorur pajisjen. Ekranet, treguesit dhe sinjalet akustike
tregojnë se cilat funksione përdoren.
Fusha
e
sensori
t
Funksioni Komenti
1NDEZUR / FIKUR Për të aktivizuar dhe çaktivizuar pianurën.
2Kyçje / Pajisja për sigurinë e
fëmijës
Për të bllokuar/zhbllokuar panelin e kontrollit.
3Pauzë Për të aktivizuar dhe çaktivizuar funksionin.
4Bridge Për të aktivizuar dhe çaktivizuar funksionin.
5- Ekrani i cilësimit të nxehtësisë Për të treguar cilësimin e nxehtësisë.
6- Treguesit e kohëmatësit në zonat
e gatimit
Për të treguar se për cilën zonë po vendosni kohën.
7- Ekrani i kohëmatësit Për të treguar kohën në minuta.
8- Për të zgjedhur zonën e gatimit.
9 / - Për të shtuar ose pakësuar kohën.
10 PowerBoost Për të aktivizuar funksionin.
11 - Shiriti i komandimit Për të vendosur cilësimin e nxehtësisë.
4.3 Ekranet e cilësimit të nxehtësisë
Ekrani Përshkrimi
Zona e gatimit është e çaktivizuar.
- Zona e gatimit është në punë.
SHQIP 9

Ekrani Përshkrimi
Pauzë është aktive.
Nxehja automatike është aktive.
PowerBoost është aktive.
+ numri Ka një keqfunksionim.
/ / OptiHeat Control (treguesi 3-hapësh i nxehtësisë së mbetur): vazhdoni gatimin/mbani
ngrohtë/nxehtësia e mbetur.
Kyçje / Pajisja për sigurinë e fëmijës vihet në punë.
Enë gatimi jo e duhur ose shumë e vogël ose mbi zonën e gatimit nuk ka enë.
Fikja automatike është aktive.
4.4 OptiHeat Control (treguesi 3-
hapësh i nxehtësisë së mbetur)
PARALAJMËRIM!
/ / Për sa kohë që
treguesi është i ndezur, ka rrezik
djegiesh nga nxehtësia e
mbetur.
Zonat e gatimit me induksion prodhojnë
nxehtësinë e nevojshme për procesin e
gatimit drejtpërdrejt në bazamentin e enës.
Vitroqeramika ngrohet nga nxehtësia e
enëve të gatimit.
Treguesit / / shfaqen kur një zonë
gatimi është e nxehtë. Ata tregojnë nivelin e
nxehtësisë së mbetur për zonat e gatimit që
po përdorni aktualisht.
Treguesi mund të shfaqet edhe:
• për zonat e gatimit në krah, edhe nëse
nuk jeni duke i përdorur,
• kur enët e nxehta të gatimit vendosen mbi
një zonë të ftohtë gatimi,
• kur pianura çaktivizohet, por zona e
gatimit është ende e nxhetë.
Treguesi shuhet kur zona e gatimit është
ftohur.
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
5.1 Aktivizimi dhe çaktivizimi
Prekni për 1 sekondë për ta aktivizuar ose
për ta çaktivizuar vatrën e gatimit.
5.2 Fikja automatike
Funksioni e çaktivizon pianurën
automatikisht nëse:
• të gjitha zonat e gatimit janë të
çaktivizuara,
• nuk cilësoni nxehtësinë pasi aktivizoni
pianurën,
• derdhni ose futni diçka në panelin e
kontrollit për më shumë se 10 sekonda,
(tavë, leckë, etj.). Bie një sinjal akustik
dhe pianura çaktivizohet. Hiqni objektin
ose pastroni panelin e kontrollit.
• pianura nxehet shumë (p.sh. kur një
tenxhere zien pa ujë brenda). Lëreni
10 SHQIP

zonën e gatimit të ftohet përpara se ta
përdorni pianurën sërish.
• po përdorni një enë të pasaktë. Ndizet
simboli dhe pas 2 minutash zona e
gatimit çaktivizohet automatikisht.
• nuk e çaktivizoni një zonë gatimi ose
ndryshoni cilësimin e nxehtësisë. Pas pak
kohe shfaqet dhe pianura çaktivizohet.
Lidhja ndërmjet cilësimit të nxehtësisë
dhe kohës pas së cilës çaktivizohet
pianura:
Cilësimi i nxehtësisë Pianura çaktivizohet
pas
, 1 - 3 6 orësh
4 - 7 5 orësh
8 - 9 4 orësh
10 - 14 1,5 orë
5.3 Cilësimi i nxehtësisë
Për të caktuar ose për të ndryshuar cilësimin
e nxehtësisë:
Prekni shiritin e kontrollit në cilësimin e duhur
të nxehtësisë ose lëvizni gishtin përgjatë
shiritit të kontrollit derisa të arrini cilësimin e
duhur të nxehtësisë.
5.4 Përdorimi i zonave të gatimit
Vendosini enët në qendër të zonës së
zgjedhur. Zonat e gatimit me induksion u
përshtaten përmasave të bazamentit të
enëve.
Ju mund të gatuani me enë gatimi të mëdha
në dy zona gatimi në të njëjtën kohë. Ena e
gatimit duhet të mbulojë qendrat e dy
zonave, por nuk duhet të shkojë përtej
shënimit të zonës. Nëse ena ndodhet mes dy
qendrave, funksioni Bridge nuk do të
aktivizohet.
5.5 Bridge
Funksioni vepron kur ena
mbulon qendrat e dy zonave.
Ky funksion lidh dy zonat e gatimit dhe ato
funksionojnë si një e vetme.
Në fillim caktoni cilësimin e nxehtësisë për
një nga zonat e gatimit.
Për të aktivizuar funksionin për zonat
majtas/djathtas të gatimit: prekni / .
Për të caktuar ose ndryshuar cilësimin e
nxehtësisë prekni një nga sensorët e
kontrollit majtas/djathtas.
Për të çaktivizuar funksionin: prekni / .
Zonat e gatimit funksionojnë të pavarura.
5.6 Nxehja automatike
Aktivizoni këtë funksion për të arritur një
cilësim të dëshiruar nxehtësie brenda një
kohe më të shkurtër. Kur të aktivizohet, zona
funksionin në cilësimin më të lartë në fillim
dhe më pas vazhdon të gatuajë në cilësimin
e dëshiruar të nxehtësisë.
Për ta aktivizuar funksionin,
zona e gatimit duhet të jetë e
ftohtë.
SHQIP 11

Për të aktivizuar funksionin për një zonë
gatimi: prekni (ndizet ). Prekni
menjëherë cilësimin e dëshiruar të
nxehtësisë. Pas 3 sekondash ndizet .
Për të çaktivizuar funksionin: ndryshoni
cilësimin e nxehtësisë.
5.7 PowerBoost
Ky funksion vë më shumë fuqi në dispozicion
të zonave të gatimit me induksion. Funksioni
mund të aktivizohet për zonën e gatimit me
induksion vetëm për një periudhë të kufizuar
kohe. Pas kësaj kohe, zona e gatimit me
induksion kthehet automatikisht në cilësimin
e nxehtësisë më të lartë.
Referojuni kapitullit "Të dhëna
teknike".
Për të aktivizuar funksionin për një zonë
gatimi: prekni . ndizet.
Për të çaktivizuar funksionin: ndryshoni
cilësimin e nxehtësisë.
5.8 Kohëmatësi
•Kohëmatësi me numërim mbrapsht
Mund ta përdorni këtë funksion për të caktuar
kohëzgjatjen e një sesioni të vetëm gatimi.
Në fillim vendosni cilësimin e nxehtësisë për
zonën e gatimit, më pas vendosni funksionin.
Për të vendosur zonën e gatimit: prekni
vazhdimisht derisa të ndizet treguesi i zonës
së gatimit.
Për të aktivizuar funksionin: prekni të
kohëmatësit për të caktuar kohën (00 - 99
minuta). Kur treguesi i zonës së gatimit fillon
të pulsojë, koha fillon të zbresë.
Për të parë kohën e mbetur: prekni për
të caktuar zonën e gatimit. Treguesi i zonës
së gatimit fillon të pulsojë. Në ekran shfaqet
koha e mbetur.
Për të ndryshuar orën: prekni për të
caktuar zonën e gatimit. Prekni ose .
Për të çaktivizuar funksionin: prekni për
të caktuar zonën e gatimit dhe më pas prekni
. Koha e mbetur shkon mbrapsht deri në
00. Treguesi i zonës së gatimit zhduket.
Kur përfundon numërimi
mbrapsht, bie një sinjal akustik
dhe pulson 00. Zona e gatimit
çaktivizohet.
Për të ndaluar tingullin: prekni .
•CountUp Timer
Mund ta përdorni këtë funksion për të
monitoruar kohëzgjatjen e punës së zonës së
gatimit.
Për të vendosur zonën e gatimit: prekni
vazhdimisht derisa të ndizet treguesi i zonës
së gatimit.
Për të aktivizuar funksionin: prekni të
kohëmatësit. shfaqet. Kur treguesi i zonës
së gatimit fillon të pulsojë, koha fillon të rritet.
Ekrani kalon mes dhe kohës së numëruar
(në minuta).
Për të parë kohën e punës së zonës së
gatimit: prekni për të caktuar zonën e
gatimit. Treguesi i zonës së gatimit fillon të
pulsojë. Ekrani tregon kohën e funksionimit
të zonës.
Për të çaktivizuar funksionin: prekni
dhe më pas prekni ose . Treguesi i
zonës së gatimit zhduket.
•Kujtuesi i minutave
Mund ta përdorni këtë funksion kur pianura
aktivizohet dhe zonat e gatimit nuk
funksionojnë. Ekrani i cilësimit të nxehtësitë
shfaq .
Për të aktivizuar funksionin: prekni dhe
më pas prekni ose të kohëmatësit për
të caktuar kohën. Kur koha përfundon, bie
një sinjal akustik dhe pulson 00.
Për të ndaluar tingullin: prekni .
Ky funksion nuk ndikon në
funksionimin e zonave të gatimit.
12 SHQIP

5.9 Pauzë
Kur funksioni vihet në punë, të gjitha simbolet
e tjera në panelet e kontrollit bllokohen.
Funksioni nuk i ndalon funksionet e
kohëmatësit.
Shtypni për të aktivizuar funksionin.
ndizet. Cilësimi i nxehtësisë është ulur në
1.
Për të çaktivizuar funksionin: prekni .
Ndizet cilësimi i mëparshëm i nxehtësisë .
5.10 Kyçje
Mund ta bllokoni panelin e kontrollit gjatë
funksionimit të zonave të gatimit. Kjo
parandalon ndryshimin aksidental të cilësimit
të nxehtësisë.
Vendosni në fillim cilësimin e nxehtësisë.
Për të aktivizuar funksionin: prekni .
ndizet për 4 sekonda. Kohëmatësi mbetet i
ndezur.
Për të çaktivizuar funksionin: prekni .
Aktivizohet cilësimi i mëparshëm i
nxehtësisë.
Kur çaktivizoni pianurën,
çaktivizoni edhe këtë funksion.
5.11 Pajisja për sigurinë e fëmijës
Ky funksion parandalon përdorimin
aksidental të pianurës.
Për të aktivizuar funksionin: aktivizoni
pianurën me . Mos caktoni asnjë cilësim
nxehtësie. Prekni për 4 sekonda.
ndizet. Çaktivizoni pianurën me .
Për të çaktivizuar funksionin: aktivizoni
pianurën me . Mos caktoni asnjë cilësim
nxehtësie. Prekni për 4 sekonda.
ndizet. Çaktivizoni pianurën me .
Për të anuluar funksionin vetëm për një
sesion gatimi: aktivizoni pianurën me .
ndizet. Prekni për 4 sekonda. Caktoni
cilësimin e nxehtësisë në 10 sekonda. Ju
mund ta përdorni pianurën. Kur çaktivizoni
pianurën me , funksioni vazhdon të
funksionojë.
5.12 OffSound Control (Aktivizimi
dhe çaktivizimi i tingujve)
Çaktivizoni pianurën. Prekni për 3
sekonda. Ekrani ndizet dhe fiket. Prekni
për 3 sekonda. ose ndizet. Prekni
të kohëmatësit për të zgjedhur një nga më
poshtë:
• - tingujt janë të çaktivizuar
• - tingujt janë të aktivizuar
Për të konfirmuar zgjedhjen, prisni derisa
pianura të çaktivizohet automatikisht.
Kur funksioni të caktohet në , ju mund t'i
dëgjoni tingujt vetëm kur:
• prekni
• Kujtuesi i minutave ulet
• Kohëmatësi me numërim mbrapsht ulet
• vendosni diçka në panelin e kontrollit.
5.13 Menaxhimi i energjisë
Nëse janë aktive disa zona dhe energjia e
konsumuar tejkalon kuotën e linjës, ky
funksion e ndan energjinë e marrë mes të
gjitha zonave të gatimit. Pianura kontrollon
cilësimet e nxehtësisë për të mbrojtur
siguresat e instalimit në shtëpi.
• Zonat e gatimit grupohen sipas
vendndodhjes dhe numrit të fazave në
pianurë. Secila fazë ka ngarkesë
maksimale elektrike prej (3700 W). Nëse
pianura arrin kufirin e energjisë
maksimale të disponueshme brenda një
faze, energjia e zonave të gatimit
reduktohet automatikisht.
• Cilësimi i ngrohjes i zonës së gatimit të
zgjedhur të fundit merr gjithnjë përparësi.
Energjia e mbetur do të ndahet mes
zonave të aktivizuara më parë me radhën
e kundërt të zgjedhjes.
• Afishimi i cilësimit të nxehtësisë së
zonave të reduktuara alternohet mes
cilësimit të zgjedhur të nxehtësisë dhe
cilësimit të nxehtësisë së reduktuar.
• Prisni derisa ekrani të ndalojë së pulsuari
ose reduktoni cilësimin e ngrohjes së
zonës së gatimit të zgjedhur së fundmi.
SHQIP 13

Zonat e gatimit do të vijojnë në punojnë
me cilësimin e ngrohjes së reduktuar.
Ndryshojini manualisht cilësimet e
ngrohjes së zonave të gatimit, nëse është
nevoja.
Shihni ilustrimin për kombinime të
mundshme në të cilat mund të shpërndahet
energjia mes zonave të gatimit.
6. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
6.1 Enë gatimi
Për zonat me gatim me
induksion, fusha e fortë elektro-
magnetike krijon shumë shpejt
një nxehtësi në enën e gatimit.
Përdorni zonat e gatimit me induksion me
enë të përshtatshme.
• Bazamenti i enës së gatimit duhet të jetë
sa më i trashë dhe i sheshtë që mundet.
• Sigurohuni që bazamentet e tiganëve të
jenë të pastra dhe të thata përpara se t'i
vendosni mbi sipërfaqen e pianurës.
• Për të shmangur gërvishtjet, mos e
rrëshqisni ose fërkoni tenxheren nëpër
xhamin qeramik.
Materiali i enës së gatimit
•të sakta: giza, çeliku, çeliku i emaluar,
inoksi, bazamenti me shumë shtresa (me
shënimin e duhur nga prodhuesi).
•të gabuara: alumini, bakri, tunxhi, qelqi,
qeramika, porcelani.
Ena është e përshtatshme për një pianurë
me induksion nëse:
• uji zien shpejt në një zonë të vendosur në
shkallën më të lartë të nxehtësisë.
• magneti tërhiqet drejt fundit të enës së
gatimit.
Dimensionet e enës së gatimit
• Zonat e gatimit me induksion u përshtaten
automatikisht përmasave të bazamentit të
enëve.
• Efikasiteti i zonës së gatimit lidhet me
diametrin e enës së gatimit. Enët me
diametër më të vogël se diametri minimal
thithin vetëm një pjesë të energjisë së
krijuar nga zona e gatimit.
• Për arsye sigurie dhe rezultate të gatimit,
mos përdorni enë gatimi më të madhe
sesa dimensionet e treguara në
„Specifikimi i zonave të gatimit“.
Shmangni mbajtjen e enëve të gatimit afër
panelit të kontrollit gjatë seancës së
gatimit. Kjo mund të ndikojë në
funksionimin e panelit të kontrollit ose të
aktivizojë aksidentalisht funksionet e
pianurës.
Referojuni kapitullit “Të dhënat
teknike”.
6.2 Zhurmat gjatë punës
Nëse arrini të dëgjoni:
• zhurmë kërcitëse: enët janë të përbëra
nga materiale të ndryshme (strukturë
sandviç).
• tingull fishkëllime: përdorni një zonë
gatimi me nivel të lartë fuqie dhe ena
është e përbërë nga materiale të
ndryshme (një strukturë sandviç).
• gumëzhitje: po përdorni nivel të lartë
fuqie.
• klikime: po ndodh një proces shkëmbimi
elektrik.
14 SHQIP

• fërshëllima, zukatje: ventilatori është në
punë.
Zhurmat janë normale dhe nuk tregojnë
se ka keqfunksionim.
6.3 Öko Timer (Kohëmatësi Eco)
Për të kursyer energji, ngrohësi i zonës së
gatimit çaktivizohet përpara se të bjerë sinjali
i kohëmatësit me numërim mbrapsht.
Ndryshimi në kohën e punës varet nga niveli
i cilësimit të nxehtësisë dhe kohëzgjatja e
procesit të gatimit.
6.4 Shembuj të aplikacioneve të
gatimit
Lidhja midis cilësimit të nxehtësisë së një
zone dhe konsumit të energjisë së zonës së
gatimit nuk është lineare. Kur ju rritni
cilësimin e nxehtësisë, rritja nuk është në
proporcion me rritjen e konsumit të energjisë.
Kjo do të thotë se një zonë gatimi me cilësim
mesatar nxehtësie përdor më pak se
gjysmën e fuqisë së saj.
Të dhënat në tabelë janë vetëm
orientuese.
Cilësimet e
ngrohjes
Përdorni që të: Koha
(minuta)
Ndihmë
- 1 Mbajeni ushqimin e gatuar të ngrohtë. sipas
nevojës
Vendosni kapakun mbi enën e gatimit.
1 - 3 Salcë Hollandaise, shkrirje: gjalpë,
çokollatë, xhelatinë.
5 - 25 Përziejeni herë pas here.
1 - 3 Mpiksje: omëleta të shkrifëta, vezë të
pjekura.
10 - 40 Gatuani me kapakun të vendosur.
3 - 5 Zierje orizi dhe gatesa me bazë
qumështi; ngrohje ushqimesh të
gatshme.
25 - 50 Shtoni të paktën dy herë lëng sa orizi,
trazojini gatimet me qumësht ne mes
të kohës së gatimit.
5 - 7 Ngrohni zarzavatet, peshkun, mishin. 20 - 45 Shtoni disa lugë gjelle lëng.
7 - 9 Ngrohni patatet. 20 - 60 Përdorni maksimumi ¼ l ujë për 750 g
patate.
7 - 9 Gatuani sasi më të mëdha ushqimesh,
gjellërash dhe supash.
60 - 150 Deri në 3 litra lëng plus përbërësit.
9 - 12 Skuqje e lehtë: eskallop, copa mishi
me djathë e proshutë, kotëleta, qofte,
salsiçe, mëlçi, brumë salcash, vezë,
petulla, petulla të ëmbla.
sipas
nevojës
Kthejeni pasi të ketë kaluar gjysma e
kohës.
12 - 13 Skuqje e mirë, qofte me patate, fileto
mishi, biftekë.
5 - 15 Kthejeni pasi të ketë kaluar gjysma e
kohës.
14 Zierje e ujit, gatimi i makaronave, përcëllimi i mishit (gulash, rosto e majme, patate të pjekura
mirë.
Zierje sasish të mëdha uji. PowerBoost është i aktivizuar.
SHQIP 15

7. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
7.1 Informacion i përgjithshëm
• Pastrojeni pianurën pas çdo përdorimi.
• Përdorni gjithmonë enë me bazament të
pastër.
• Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqe nuk ndikojnë në mënyrën e
funksionimit të pianurës.
• Përdorni një pastrues të veçantë të
përshtatshëm për sipërfaqen e pianurës.
• Përdorni një kruajtëse të veçantë për
xhamin.
7.2 Pastrimi i pianurës
•Hiqni menjëherë: plastmasë të shkrirë,
celofan, sheqer dhe ushqime me sheqer,
ndryshe pianura mund të dëmtohet nga
papastërtia. Kini kujdes të shmangni
djegiet. Përdorni kruajtësen speciale të
pianurës mbi sipërfaqen e xhamit në një
kënd të ngushtë dhe rrëshqiteni tehun mbi
sipërfaqe.
•Hiqeni kur pianura të jetë ftohur
mjaftueshëm: njollat e çmërsit, rrëketë e
ujit, njollat e yndyrës, çngjyrosjet e
ndritshme metalike. Pastrojeni pianurën
me një leckë të njomë dhe me detergjent
jo-gërryes. Pas pastrimit, thajeni pianurën
me një leckë të butë.
•Heqja e çngjyrosjeve të ndritshme
metalike: përdorni një solucion me ujë
dhe uthull dhe pastroni sipërfaqen e
xhamit me një leckë.
8. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
8.1 Çfarë duhet bërë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja
Nuk arrini ta aktivizoni ose ta vini
në punë pianurën.
Pianura nuk është e lidhur me rrjetin
elektrik ose nuk është lidhur saktë.
Kontrolloni nëse pianura është lidhur
siç duhet me rrjetin elektrik.
Është djegur siguresa. Sigurohuni që siguresa të ketë
shkaktuar keqfunksionimin. Nëse
siguresa digjet vazhdimisht, kontaktoni
një elektricist të kualifikuar.
Mos e caktoni cilësimin e nxehtësisë
për 10 sekonda.
Aktivizoni përsëri pianurën dhe
vendosni cilësimin e nxehtësisë në më
pak se 10 sekonda.
Ju prekët 2 ose më shumë fusha
sensori në të njëjtën kohë.
Prekni vetëm një fushë sensori.
Pauzë është aktiv. Referojuni kapitullit “Përdorimi i
përditshëm”.
Ka ujë ose njolla yndyre në panelin e
kontrollit.
Pastroni panelin e kontrollit.
16 SHQIP

Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja
Tingëllon një sinjal akustik dhe
çaktivizohet pianura.
Tingëllon një sinjal akustik kur
çaktivizohet pianura.
Vendosët diçka mbi një a më shumë
prej fushave me sensor.
Hiqni objektin nga fushat me sensor.
Pianura çaktivizohet. Vendosët diçka mbi fushën me
sensor .
Hiqni objektin nga fusha me sensor.
Treguesi i nxehtësisë së mbetur
nuk ndizet.
Zona nuk është e nxehtë, sepse ka
punuar vetëm për pak kohë ose
sensori është i dëmtuar.
Nëse zona ka funksionuar
mjaftueshëm për të qenë e nxehtë,
flisni me një qendër të shërbimit të
autorizuar.
Nxehja automatike nuk vihet në
punë.
Zona është e nxehtë. Lëreni zonën të ftohet mjaftueshëm.
Është vendosur cilësimi i nxehtësisë
më të lartë.
Cilësimi i nxehtësisë më të lartë ka të
njëjtin fuqi si funksioni.
Cilësimi i nxehtësisë alternohet
mes dy niveleve.
Menaxhimi i energjisë është aktiv. Referojuni kapitullit “Përdorimi i
përditshëm”.
Nuk bie asnjë sinjal kur prekni
fushat me sensor të panelit.
Sinjalet janë të çaktivizuara. Aktivizoni tingullin. Referojuni kapitullit
“Përdorimi i përditshëm”.
ndizet. Pajisja për sigurinë e fëmijës ose
Kyçje vihet në punë.
Referojuni kapitullit “Përdorimi i
përditshëm”.
ndizet. Nuk ka enë mbi zonë. Vendosni enë mbi zonë.
Ena është e papërshtatshme. Përdorni enë të përshtatshme.
Drejtojuni kapitullit “Udhëzime dhe
këshilla”.
Diametri i bazamentit të enës është
tepër i vogël për zonën.
Përdorni enë me dimensione të sakta.
Referojuni kapitullit “Të dhënat
teknike”.
dhe një numër afishohet. Ka një gabim në pianurë. Çaktivizojeni pianurën dhe aktivizojeni
sërish pas 30 sekondash. Nëse
ndizet sërish, shkëputeni pianurën nga
energjia elektrike. Pas 30 sekondave,
lidheni sërish pianurën. Nëse problemi
vazhdon, flisni me qendrën e
autorizuar të shërbimit.
Dëgjohet një sinjal konstant bip. Lidhja elektrike nuk është e saktë. Shkëputeni pianurën nga energjia
elektrike. Kërkojini një elektricisti të
kualifikuar të kontrollojë instalimin.
8.2 Nëse nuk gjeni zgjidhje…
Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje,
kontaktoni me shitësin tuaj ose me një
qendër shërbimi të autorizuar. Jepni të
dhënat nga etiketa e vlerësimeve. Jepni
gjithashtu kodin prej tri shkronjave shifrore
për qeramikën e xhamit (gjendet në qoshe të
sipërfaqes së xhamit) dhe shfaqet një
mesazh gabimi. Sigurohuni që e keni
vendosur pianurën në punë siç duhet. Nëse
jo, shërbimi nga një teknik ose sipërmarrës
nuk do të jetë falas, edhe gjatë kohës së
garancisë. Informacioni rreth kohës së
garancisë dhe qendrave të autorizuara të
shërbimit gjenden në librezën e garancisë.
SHQIP 17

9. TË DHËNAT TEKNIKE
9.1 Tabela e parametrave
Modeli IKE64450XB PNC 949 597 193 00
Lloji 61 B4A 04 AA 220 - 240 V / 400 V 2N 50 - 60 Hz
Induksion 7.35 kW Prodhuar në: Gjermani
Nr. i ser. ................. 7.35 kW
AEG
9.2 Specifikimi i zonës së gatimit
Zona e gatimit Fuqia nominale
(cilësimi
maksimal i
nxehtësisë) [W]
PowerBoost [W] PowerBoost
kohëzgjatje
maksimale
[min]
Diametri i enës
së gatimit [mm]
Majtas përpara 2300 3200 10 125 - 210
Majtas mbrapa 2300 3200 10 125 - 210
Djathtas përpara 2300 3200 10 125 - 210
Djathtas mbrapa 2300 3200 10 125 - 210
Energjia e zonave të gatimit mund të jetë e
ndryshme me luhatje të vogël nga të dhënat
e tabelës. Ajo ndryshon sipas materialit dhe
përmasave të enëve të gatimit.
Për rezultate optimale gatimi, përdorni enë
gatimi me diametër jo më të madh se ai i
dhënë në tabelë.
10. EFIKASITETI ENERGJETIK
10.1 Informacion i produktit*
Identifikimi i modelit IKE64450XB
Lloji i pianurës Pianurë inkaso
Numri i sipërfaqeve të gatimit 2
Teknologji ngrohjeje Induksion
Gjatësia (L) dhe gjerësia (W) e sipërfaqes së gatimit Majtas L 39,2 cm
W 22,0 cm
Gjatësia (L) dhe gjerësia (W) e sipërfaqes së gatimit Djathtas L 39,2 cm
W 22,0 cm
Konsumi i energjisë së sipërfaqes së gatimit (EC
electric cooking)
Majtas 183,9 Wh/kg
18 SHQIP

Konsumi i energjisë së sipërfaqes së gatimit (EC
electric cooking)
Djathtas 183,9 Wh/kg
Konsumi i energjisë i pianurës (EC electric hob) 183,9 Wh/kg
* Për Bashkimin Evropian sipas Rregullores
së BE-së 66/2014. Për Bjellorusinë sipas
STB 2477-2017, shtojca A. Për Ukrainën
sipas 742/2019.
EN 60350-2 - Pajisje shtëpiake gatimi me
energji elektrike - Pjesa 2: Pianura - Mënyra
për matjen e rendimentit.
Matjet e energjisë që i referohen sipërfaqes
së gatimit identifikohen me shenjat e zonave
përkatëse të gatimit.
10.2 Kursimi i energjisë
Mund të kurseni energji gjatë gatimit të
përditshëm nëse ndiqni këshillat në vijim.
• Kur ngrohni ujë, përdorni vetëm sasinë që
ju nevojitet.
• Nëse është e mundur, vendosni gjithmonë
kapakët mbi enët e gatimit.
• Vendosni enët e gatimit në zonën e
gatimit përpara se ta aktivizoni.
• Enët më të vogla vendosini në zonat më
të vogla të gatimit.
• Vendosini enët direkt në qendër të zonës
së gatimit.
• Përdorni nxehtësinë e mbetur për ta
mbajtur ushqimin ngrohtë ose për ta
shkrirë atë.
11. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin .
Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e
riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e
mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në
riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike
dhe elektronike. Mos hidhni pajisjet e
shënuara me simbolin e mbeturinave
shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të
riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.
SHQIP 19

ЗА ОТЛИЧНИ РЕЗУЛТАТИ
Благодарим Ви, че избрахте продукт на AEG. Ние го създадохме, за да Ви
предоставим безупречна експлоатация в продължение на много години, с
иновативни технологии, които правят живота по-лесен – функции, които не можете
да откриете при обикновените уреди. Моля, отделете няколко минути за четене, за
да извлечете най-доброто.
Посетете нашия уебсайт за:
Вижте полезни съвети за употреба, брошури, отстраняване на неизправности,
информация за сервиз и ремонт:
www.aeg.com/support
Регистрирайте Вашия продукт за по-добро обслужване:
www.registeraeg.com
Купете аксесоари, консумативи и оригинални резервни части за Вашия уред:
www.aeg.com/shop
ОБСЛУЖВАНЕ НА КЛИЕНТИ
Винаги използвайте оригинални резервни части.
Когато се свързвате с нашия оторизиран отдел „Обслужване“, трябва да имате под
ръка следната информация: Модел, PNC, сериен номер.
Информацията може да бъде открита на табелката с основни данни
Предупреждение / Внимание–Информация за безопасност
Обща информация и съвети
Информация за околната среда
Запазваме си правото на изменения.
СЪДЪРЖАНИЕ
1. ИНФОРМАЦИЯ ЗА БЕЗОПАСНОСТ..........................................................................20
2. ИНСТРУКЦИИ ЗА БЕЗОПАСНОСТ............................................................................23
3. МОНТАЖ......................................................................................................................25
4. ОПИСАНИЕ НА УРЕДА...............................................................................................26
5. ВСЕКИДНЕВНА УПОТРЕБА.......................................................................................28
6. ПРЕПОРЪКИ И СЪВЕТИ............................................................................................32
7. ГРИЖA И ПОЧИСТВАНЕ............................................................................................34
8. ОТСТРАНЯВАНЕ НА НЕИЗПРАВНОСТИ................................................................. 34
9. ТЕХНИЧЕСКИ ДАННИ................................................................................................ 36
10. ЕНЕРГИЙНА ЕФЕКТИВНОСТ.................................................................................. 37
11. ОПАЗВАНЕ НА ОКОЛНАТА СРЕДА........................................................................ 37
1. ИНФОРМАЦИЯ ЗА БЕЗОПАСНОСТ
Преди монтирането и употребата на уреда внимателно
прочетете предоставените инструкции. Производителят
20 БЪЛГАРСКИ
Other manuals for IKE64450XB
1
Table of contents
Languages:
Other AEG Hob manuals