
13
karikim i plotë zgjat zakonisht 22 orë
dhe mundëson deri në dhjetë ditë
pastrimi të rregullt të dhëmbëve me
furçë (dy herë në ditë, 2 minuta)
(figura 1).
Vini re: Pas shkarkimit të thellë të
baterisë, drita jeshile mund të mos
vezullojë menjëherë; mund të duhen
deri në 10-15 minuta.
•Nëse bateria është në nivel të ulët,
drita e kuqe e treguesit të karikimit
(D) vezullon për disa sekonda kur e
ndizni ose e fikni furçën e
dhëmbëve.
•Për përdorim ditor, doreza e furçës
së dhëmbëve mund të mbahet në
njësinë e karikimit të futur në prizë
për ta ruajtur në fuqi të plotë.
Karikimi i tepërt nuk është i mundur.
•Për të ruajtur kapacitetin maksimal
të baterisë së rikarikueshme, hiqeni
njësinë e karikimit nga priza dhe
shkarkojeni plotësisht dorezën me
anë të përdorimit të rregullt të
paktën çdo 6 muaj.
Përdorimi i furçës tuaj të
dhëmbëve
Teknika e pastrimit të dhëmbëve
me furçë
•Lagni kokën e furçës dhe vendosni
një pastë dhëmbësh çfarëdo. Për të
shmangur spërkatjet, drejtojeni
kokën e furçës te dhëmbët tuaj para
se ta ndizni pajisjen (figura 2).
•Kur pastroni dhëmbët me një nga
kokat rrotulluese-lëkundëse të
furçave të Oral-B, drejtojeni kokën e
furçës ngadalë nga njëri dhëmb te
tjetri, duke kaluar disa sekonda në
çdo sipërfaqe dhëmbi.
•Me cilëndo kokë furçe, filloni të
pastroni pjesët e jashtme, pastaj
pjesët e brendshme dhe në fund
sipërfaqet e kafshimit. Pastroni në
mënyrë të barabartë të katra
kuadrantet e gojës. Mos e shtypni
fort, thjesht lëreni furçës të bëjë të
gjithë punën (figura 3).
•Mund të këshilloheni gjithmonë me
dentistin ose higjienistin tuaj dentar
për teknikën e duhur për ju.
Në disa ditët e para të përdorimit
të një furçe elektrike, mishrat e
dhëmbëve mund të gjakosen pak. Në
përgjithësi, gjakosja duhet të ndalojë
pas disa ditësh. Në rast se vazhdon
pas 2 javësh, ju lutemi këshillohuni me
dentistin tuaj ose higjienistin tuaj
dentar.
Sensori i presionit
Furça juaj ka një veçori të kontrollit të
presionit të instaluar. Nëse aplikoni
shumë presion, lëvizja e kokës së
furçës do të vazhdojë, por pulsimi do
të ndalojë. Përveç kësaj, gjithashtu do
të dëgjoni një tingull të ndryshëm
gjatë pastrimit me furçë.
Kohëmatësi profesional
Një tingull i shkurtër i përsëritur në
intervale 30-sekondëshe ju kujton që
të pastroni me furçë në mënyrë të
barabartë të katra kuadrantet e gojës
suaj. Një tingull i gjatë i përsëritur
tregon përfundimin e kohës
2-minutëshe të pastrimit me furçë
që rekomandohet nga specialistët
(figura 4). Kohën e kaluar e pastrimit
mbahet mend, edhe kur doreza është
fikur për pak kohë gjatë pastrimit.
Kur ju ndaloni për më shumë se 30
sekonda, kohëmatësi do të rikthehet
në gjendjen fillestare.
Kokat e furçave
Oral-B ju ofron një larmi koka furçash
të ndryshme Oral-B që përshtaten me
dorezën e furçës suaj Oral-B.
Koka e furçës Oral-B CrossAction
Koka jonë më e përparuar
e furçës. Fije me kënd për
një pastrim të saktë.
Largon e hedh tej gurëzat.
Koha e furçës Oral-B Sensitive Clean
përmban një kombinim
mes fijeve të zakonshme të
furçës për pastrimin e
sipërfaqes së dhëmbëve
dhe fijeve tejet të holla për
pastrimin delikat të vijës së
mishit të dhëmbëve.
Shumica e kokave të furçave Oral-B
kanë fije të markës INDICATOR®për
t‘ju ndihmuar të monitoroni nevojën
për zëvendësimin e kokës së furçës.
Me pastrimin e plotë me furçë, dy
herë në ditë për dy minuta, ngjyra do
të zbehet pas afro 3 muajsh, duke
treguar se duhet ta ndërroni kokën e
furçës. Nëse fijet hapen jashtë para
se zbehet ngjyra, mund të ushtroni
shumë presion te dhëmbët ose te
mishrat e dhëmbëve (figura 3).
Ne nuk rekomandojmë përdorimin e
kokës së furçës Oral-B «FlossAction»
ose Oral-B «3D White» me aparatet
ortodontike. Mund të përdorni kokën
e furçës Oral-B «Ortho», të projektuar
në mënyrë specifike për pastrimin
rreth aparateve ortodontike dhe telave
të dhëmbëve.
Rekomandime për pastrimin
Pas pastrimit të dhëmbëve, shpëlajeni
kokën e furçës me ujë të rrjedhshëm
për disa sekonda me dorezën të
ndezur. Fikeni dorezën dhe hiqni
kokën e furçës. Shpëlani të dyja
pjesët më vete me ujë të rrjedhshëm
dhe thajini duke i fshirë para se ta
montoni përsëri furçën e dhëmbëve.
Hiqeni karikuesin nga priza para
pastrimit. Herë pas here gjithashtu
pastroni karikuesin me një pëlhurë të
njomë. Mos e vendosni kurrë njësinë e
karikimit në ujë. Mbajtësja e kokës së
furçës (F) mund të lahet në lavastovilje
(figura 5).
Mund të ndryshojë pa njoftim
paraprak.
Deklarata mjedisore
Produkti përmban bateri dhe/
ose mbetje elektrike të
riciklueshme. Për mbrojtjen e
mjedisit, pas përdorimit mos e
hidhni në mbeturinat familjare, por
çojeni te pikat e grumbullimit të
mbetjeve elektrike të ofruara në
shtetin tuaj për riciklim.
Garancia
Ne japim një garanci të kufizuar për
2 vite për produktin duke filluar nga
data e blerjes. Brenda periudhës së
garancisë, ne do të eliminojmë pa
pagesë çdo defekt në pajisje që
shkaktohet nga defekte në materiale
ose prodhim, duke e riparuar ose
duke e zëvendësuar të gjithë pajisjen,
sipas zgjedhjes sonë. Në varësi të
disponueshmërisë, zëvendësimi i një
njësie mund të bëhet në një ngjyrë
tjetër ose me një model të
barasvlershëm.
Kjo garanci mbulon çdo shtet ku kjo
pajisje ofrohet nga Braun ose një
distributor i caktuar prej tij.
Kjo garanci nuk mbulon: dëmtimin për
shkak të përdorimit të
papërshtatshëm, përdorimit ose
konsumimit normal, sidomos në lidhje
me kokat e furçës, si dhe defektet që
kanë një efekt të papërfillshëm në
vlerën ose përdorimin e pajisjes.
Garancia bëhet e pavlefshme nëse
riparimet kryhen nga persona të
paautorizuar dhe nëse nuk përdoren
pjesë origjinale Oral-B/Braun..
Për të marrë shërbimin brenda
periudhës së garancisë, dorëzoni ose
dërgoni pajisjen e plotë me faturën
tuaj të shitjeve te një pikë e autorizuar
servisi e Oral-B Braun.
90235998_UI_D16_49x178_SEE_2D.indd 1390235998_UI_D16_49x178_SEE_2D.indd 13 03.01.22 08:3403.01.22 08:34