
10 ALBANIAN
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi “vegël elektrike” në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërime sigurie për çelësin
me goditje
1. Mbajeni veglën elektrike te sipërfaqet e
izoluara të kapjes kur jeni duke kryer një
veprim në të cilin mbërthyesi mund të
kontaktojë me tela të fshehur ose kordonin
e vet. Nëse mbërthyesit prekin një tel me rrymë
atëherë pjesët metalike të pajisjes elektrike
elektrizohen dhe mund t’i japin përdoruesit goditje
elektrike.
2. Mbani mbrojtëse për veshët.
3. Përpara instalimit kontrolloni çelësin e
goditjes me kujdes për konsumim, krisje ose
dëmtim.
4. Mbajeni veglën fort.
5. Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.
6. Gjithmonë sigurohuni që të keni bazament të
fortë qëndrimi.
Sigurohuni që të mos ketë njeri poshtë
ndërkohë që e përdorni pajisjen në vende të
larta.
7. Forca e duhur e shtrëngimit mund të ndryshojë
në varësi të llojit ose madhësisë së bulonit.
Kontrolloni forcën me çelës për matjen e
forcës.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM: MOS lejoni që njohja
ose familjarizimi me produktin (të tuara nga
përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin
me përpikëri të rregullave të sigurisë për
produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të
sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund
të shkaktojnë dëmtime të rënda personale.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
• Jini gjithnjë të sigurt që vegla është kur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo
t'i kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
► Fig.1: 1. Këmbëza e çelësit
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni veglën në korrent, kontrolloni
gjithmonë nëse këmbëza çelësi është në pozicionin e duhur
dhe nëse kthehet në pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
•
Ndryshoni drejtimin e rrotullimit vetëm pasi vegla
të ketë ndaluar plotësisht. Ndryshimi përpara se
vegla të ndalojë mund ta dëmtojë veglën.
Çelësi është i kthyeshëm, duke siguruar rrotullim në drejtimin orar
dhe kundërorar. Për të ndezur veglën, thjesht tërhiqni pjesën e
poshtme të këmbëzës për ndezje në drejtimin orar ose pjesën e
sipërme në drejtimin kundërorar. Lëshoni çelësin për ta ndaluar.
MONTIMI
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është kur dhe hequr
nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë mbi të.
Instalimi i mbajtëses anësore
► Fig.2: 1. Mbajtësja anësore
Vetëm për 6906
Përshtatni mbajtësen anësore në mes të kasës së
çekiçit dhe shtrëngojeni fort.
Zgjidhni çelësin e duhur
Përdorni gjithmonë çelësa të përmasave të duhura për bulonat dhe
dadot. Çelësat e përmasave të gabuara do rezultojë në shtrëngim
të gabuar dhe jo të rregullt dhe/ose dëmtimin e bulonit ose dados.
Instalimi ose heqja e çelësit
► Fig.3: 1. Çelësi 2. Dëmbët në formë kudhre
1. Për çelësa pa unazë hermetizuese dhe kunj
Për të vendosur çelësin, shtyjeni atë në dhëmbët
mbërthyes në formë kudhre derisa të bllokohet në vend.
Për të hequr çelësin, thjesht tërhiqeni.
2. Për çelësa me unazë hermetizuese dhe kunj
► Fig.4: 1. Çelësi 2. Unaza hermetizuese 3. Kunji
Lëvizni unazën hermetizuese nga vrima në çelës dhe hiqni
kunjin nga çelësi. Futeni çelësin në dhëmbët mbërthyes
në formë kudhre që vrima në çelës të bashkërenditet me
vrimën në dhëmbët mbërthyes në formë kudhre. Futni
kunjin përmes vrimës në çelës dhe dhëmbëve mbërthyes
në formë kudhre. Më pas ktheni unazën hermetizuese në
pozicionin llestar në çelës për të mbajtur kunjin. Për ta
hequr çelësin, ndiqni procedurën e kundërt të instalimit.