
10
GEA010-1
Paralajmërimet e përgjithshme
për sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për sigurinë. Mosndjekja e
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet për të ardhmen.
GEB015-3
PARALAJMËRIME PËR
SIGURINË E SMERILUESIT ME
RRIP
1. Mbajeni veglën elektrike te sipërfaqet e
izoluara të kapjes sepse rripi mund të prekë
kordonin e tij. Prerja e një teli me rrymë mund të
elektrizojë pjesët metalike të ekspozuara të
veglës elektrike dhe mund të shkaktojë goditje
elektrike te punëtori.
2. Ajrosni siç duhet mjedisin e punës kur kryeni
veprime smerilimi.
3. Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të
jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
4. Përdorni gjithmonë maskën kundër
pluhurit/respiratorin e duhur për materialin
dhe për aplikacionin me të cilët po punoni.
5. Përdorni gjithmonë syze sigurie të mëdha ose
të vogla. Syzet e zakonshme ose syzet e diellit
NUK janë syze sigurie.
6. Mbajeni veglën fort me të dyja duart.
7. Sigurohuni që rripi nuk e prek materialin e
punës përpara se të ndizet çelësi.
8. Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.
9. Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
10. Kjo pajisje nuk është rezistente ndaj ujit,
kështu që mos përdorni ujë mbi sipërfaqen e
materialit të punës.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të
sigurisë për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime
personale serioze.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
• Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
Fig.1
KUJDES:
• Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Për përdorim të vazhdueshëm, tërhiqni çelësin dhe më
pas shtypni butonin e bllokimit.
Për ta ndaluar veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni
plotësisht çelësin dhe më pas lëshojeni.
MONTIMI
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe hequr nga
korrenti përpara se të bëni ndonjë punë mbi të.
Instalimi ose heqja e rripit abraziv
Fig.2
Tërhiqeni levën jashtë deri në fund dhe instaloni rripin në
cilindra dhe më pas kthejeni levën në pozicionin fillestar.
KUJDES:
• Kur të instaloni rripin sigurohuni që drejtimi i
shigjetës në pjesën e pasme të rripit të
korrespondojë me atë të vetë veglës.
Fig.3
Rregulloni trajektoren e rripit
Fig.4
Ndërkohë që rripi është në punë, përdorni dorezën rregulluese
për ta vendosur trajektoren e rripit në qendër. Moskryerja e
këtij veprimi mund të shkaktojë ngrënien e rripit në skaje dhe
konsumimin e skeletit të smeriluesit.
Qese e pluhurit
Fig.5
Vendosni qesen e pluhurit në vrimën ku shkarkohet
pluhuri. Vrima ku shkarkohet pluhuri është në formë
hinke. Kur vendosni qesen e pluhurit shtyjeni me forcë
drejt vrimës ku shkarkohet pluhuri deri në fund për të
parandaluar rënien e saj gjatë punës.
Kur qesja e pluhurit të jetë afërsisht gjysmë e mbushur, hiqeni
qesen e pluhurit nga vegla dhe hiqeni mbërthyesin.
Boshatiseni qesen e pluhurit duke e goditur lehtë që të hiqni
grimcat që janë ngjitur nga brenda, të cilat mund të
vështirësojnë mbledhjen e mëtejshme të pluhurit.