
2
AKSESORËT
Figura e shfaqur e telekomandës mund të ndryshojë nga produkti real.
( Në varësi të shtetit)
Telekomanda magjike dhe bateritë alkaline (AA) Manuali i përdorimit
•Përmbajtja e këtij manuali mund të ndryshohet pa njoftim paraprak për shkaqe përmirësimi të funksioneve të
produktit.
BATERITË
1. Vendosja e baterive
•Lexojeni me kujdes manualin.
•Shtypni pjesën e sipërme të kapakut të baterisë, rrëshqiteni për
mbrapa dhe ngrijeni sipas ilustrimit më poshtë.
•Për të ndërruar bateritë, hapni kapakun e baterive, ndërroni bateritë
alkaline (1,5 V, AA) sipas skajeve dhe në etiketën brenda
folesë dhe mbylleni kapakun. Sigurohuni ta drejtoni telekomandën
drejt sensorit të telekomandës në televizor.
•Për të hequr bateritë, ndiqni hapat e instalimit në radhë të kundërt.
Mos i përdorni bashkë bateri të vjetra me të reja. Mbylleni mirë
kapakun.
•Hapni kapakun e baterisë për të parë etiketën.
2. Masa paraprake
•Pas ndërrimit të baterisë, lidheni telekomandën duke ndjekur procedurën e çiftimit sipas manualit të përdorimit.
•Nëse njësia nuk punon pas ndërrimit të baterive, provoni përsëri çiftimin sipas manualit të përdorimit.
•Nëse telekomanda nuk përdoret për periudha të gjata kohe, rekomandohet t’i hiqni bateritë nga njësia.
•Mos i çmontoni dhe mos i ekspozoni bateritë në nxehtësi.
•Mos e rrëzoni baterinë ose mos ushtroni forcë të tepërt në bateri. Kjo mund të bëjë që të dëmtohet kasa.
•Mos i zhytni bateritë në ujë.
•Ka rrezik shpërthimi nëse bateritë nuk vendosen saktë.
•Hidhini si duhet bateritë e përdorura.
•Mospërputhja e poleve të duhura të baterisë mund të sjellë shpërthim ose rrjedhje të baterisë, duke shkaktuar
zjarr, lëndim fizik ose ndotje të ambientit.