
15
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
• Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se ta
rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet e veglës.
Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë
Fig.1
KUJDES:
• Fikeni gjithmonë veglën përpara se të instaloni
ose hiqni kutinë e baterisë.
• Mbajeni fort veglën dhe kutinë e baterisë kur
vendosni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e veglës dhe kutisë së baterisë
mund të bëjë që ato t'ju rrëshqasin nga duart dhe
të sjellë dëmtimin e veglës dhe të kutisë së
baterisë, si dhe lëndimin e personit.
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla
ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të
kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa të
kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni
treguesin e kuq në anën e sipërme të butonit, ajo nuk
është bllokuar plotësisht.
KUJDES:
• Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë e baterisë
derisa treguesi i kuq të mos duket. Nëse jo, ajo
mund të bjerë aksidentalisht nga vegla duke ju
lënduar ju ose personat pranë.
• Mos e vendosni me forcë kutinë e baterisë. Nëse
kutia nuk rrëshqet me lehtësi brenda, ajo nuk
është futur siç duhet.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
• Përpara se ta vendosni kutinë e baterisë në vegël,
kontrolloni gjithmonë për të parë nëse çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
•
Çelësi mund të bllokohet në pozicionin “ndezur” për
lehtësi të përdoruesit gjatë përdorimit të zgjatur. Tregoni
kujdes kur bllokoni veglën në pozicionin “ndezur” dhe
shtrëngojeni fort veglën gjatë gjithë kohës.
Fig.2
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e çelësit.
Shpejtësia e veglës rritet duke rritur presionin në këmbëzën
e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta fikur.
Për punë të vazhdueshme, tërhiqni këmbëzën e çelësit,
shtypni butonin e bllokimit dhe më pas lëshojeni këmbëzën.
Për ta nxjerrë veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqeni
plotësisht këmbëzën e çelësit dhe më pas lëshojeni.
SHËNIM:
• Edhe kur çelësi është i ndezur dhe motori është
në punë, puntoja nuk rrotullohet. Shtyjeni veglën
përpara për të aktivizuar friksionin.
• Vegla ndalon në mënyrë automatike nëse motori
vazhdon të rrotullohet për rreth 6 minuta.
Regjimi i punës me shtypje
Fig.3
Kjo vegël është e pajisur me regjimin e punës me
shtypje. Në këtë regjim vegla ndërpret energjinë për
motorin për të kursyer fuqinë e baterisë kur ajo nuk
është në punë.
Për të përzgjedhur regjimin e punës me shtypje, tërhiqni
pak këmbëzën, më pas lëshojeni dhe shtypni shpejt
butonin. Më pas do të ndizet treguesi i regjimit.
Pasi të jetë aktivizuar puna me shtypje, tërhiqni
këmbëzën e çelësit dhe më pas shtypni butonin e
bllokimit. Ushtroni trysni mbi punto dhe motori do të
fillojë të rrotullohet. Një trysni më e madhe vë në punë
friksionin dhe puntoja do të fillojë të rrotullohet. Në
regjimin e punës me shtypje motori dhe puntoja e
kaçavidës do të rrotullohen vetëm nëse ushtroni trysni
mbi to.
SHËNIM:
• Nëse vegla nuk punon për rreth 8 orë në regjimin
e punës me shtypje kur këmbëza e çelësit është e
bllokuar, vegla fiket. Nëse kjo ndodh, lëshoni dhe
tërhiqeni sërish këmbëzën për ta rindezur.
Ndezja e llambës
Fig.4
Për të ndezur llambën, tërhiqni lehtë këmbëzën e çelësit,
lëshojeni dhe më pas shtypni butonin për disa sekonda.
Llamba do të ndizet. Llamba fiket afërsisht pas 10
sekondash pas lëshimit të këmbëzës së çelësit. Për të
rindezur llambën, tërhiqni lehtë sërish këmbëzën e
çelësit.
Për të fikur sërish dritën, tërhiqni lehtë këmbëzën e
çelësit dhe lëshojeni. Më pas shtypni butonin për disa
sekonda.
Në regjimin e punës me shtypje, me këmbëzën e çelësit
të bllokuar, llamba fiket afërsisht një minutë pasi motori
ndalon.
SHËNIM:
• Ndërsa tërhiqni këmbëzën e çelësit, regjimi i
llambës nuk mund të ndryshohet.
• Pas afërsisht 10 sekondash nga lëshimi i
këmbëzës së çelësit, regjimi i llambës mund të
ndryshohet.
• Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të
mos gërvishtni lentet e llambës, ose ajo do të ulë
ndriçimin.