
16
I
37661-01I
Udhëzime për përdorimin e sistemit të pastrimit të protezës së zërit Blom-Singer®
KOMPLIKACIONET
Megjithëse të rralla, mund të ndodhin komplikacionet e mëposhtme me sistemin e pastrimit dhe për
disa prej tyre mund të jetë e nevojshme ndërhyrja mjekësore. Ndër to përfshihen: Siklet i pacientit ose
irritim i indeve; Furça e pastrimit mund të shpojë indin trakeal ose ezofageal duke shkaktuar dëmtim;
Përdorimi i një pajisjeje të dëmtuar mund të bëjë që pajisja ose komponentët të thithen ose të gëlltiten;
Mund të futen kontaminues në trakeostomë, vrimë ose ezofag; Infeksion ose ndërkontaminim i
pacientit; Pajisja e pastrimit ose proteza e zërit dëmtohet dhe nuk mund të përdoret. Shihni udhëzimet
për përdorimin e protezës së zërit për të mësuar komplikacionet që lidhen me protezën e zërit.
PASTRIMI I PROTEZËS SË ZËRIT DHE KUJDESI PËR TË
UDHËZIME (Ju lutemi shikoni diagramet që gjenden në llim të këtij manuali udhëzimi)
Mjeku do t'ju udhëzojë në lidhje me kujdesin dhe pastrimin e zakonshëm të protezës së zërit
Blom-Singer. Përdoruesi duhet t'i lajë gjithnjë duart me ujë dhe sapun para se ta përdorë sistemin
e pastrimit. Sistemi i pastrimit shërben si mjet për të pastruar me kujdes protezën e zërit në vrimën
tuaj TE. Pastrimi i protezës së zërit duhet të kryhet vetëm përpara një pasqyre, me një dritë të
fortë të fokusuar direkt mbi stomë, në mënyrë që pjesa e hapur fundore e protezës të duket qartë.
Për ta tharë pajisjen, thajeni vetëm me ajër ose përdorni një leckë ose pecetë të thatë pa push.
Përdorimi i materialeve me push mund të lërë mbetje, të cilat mund të përthithen përmes rrugëve
të frymëmarrjes. Mos përdorni hollues ose produkte me bazë nafte për të pastruar ose lubrikuar
pajisjen. Këto materiale mund ta dëmtojnë silikonin ose mund të bëjnë që pajisja të mos punojë mirë.
Furça e pastrimit
Para se ta përdorni furçën e pastrimit (diagrami 1), kontrollojeni nëse ka dëmtime strukturore; mos e
përdorni pajisjen nëse është dëmtuar. Njomeni furçën e pastrimit me ujë të pastër para se ta përdorni.
Vendoseni me kujdes dhe ngadalë furçën e pastrimit plotësisht brenda protezës permanente të zërit
(diagrami 3). Furça duhet të futet vetëm deri te ndalesa e sigurisë, ku mbarojnë qimet (diagrami 3).
Mos e shtyni asnjëherë me forcë furçën e pastrimit përmes protezës së zërit. Rrotullojeni disa herë
me kujdes furçën e pastrimit në drejtim orar dhe kundërorar për ta liruar lumenin e protezës nga
bllokimet. Pas pastrimit me furçë, hiqeni me kujdes furçën e pastrimit. Nëse furça e pastrimit nuk
rrotullohet lehtë, lumeni i protezës së zërit mund të jetë bllokuar dhe prandaj duhet të shpëlahet me
pajisjen e shpëlarjes, me qëllim që të lirohen materialet që shkaktojnë bllokimin (shih udhëzimet për
pajisjen e shpëlarjes). Duke nxjerrë zë, kontrolloni që bllokimi i lumenit është hequr.
Nëse nuk është e mundur të nxirret zë, përsëriteni procedurën e pastrimit. Nëse përsëri nuk është
e mundur të nxirret zë, kontaktoni mjekun. Pas përdorimit, furça e pastrimit duhet të kontrollohet,
dhe çdo mbetje e dukshme duhet të hiqet. Hiqini mbetjet e dukshme duke e mbajtur furçën në ujë
të rrjedhshëm. Pasi të hiqen mbetjet e dukshme, dezinfektojeni furçën e pastrimit duke e zhytur në
një solucion me 3% peroksid hidrogjeni për 1 orë.
Pajisja e shpëlarjes
Për ta mbushur pajisjen e shpëlarjes (diagrami 2) me ujë, shtypeni balonën dhe pastaj lirojeni
brenda në ujë. Shkundeni pjesën e tepërt nga maja e pajisjes së shpëlarjes para se ta shpëlani
protezën e zërit. Futeni me kujdes pajisjen e shpëlarjes brenda protezës së zërit derisa të puthitet
komplet në pjesën e hapur të protezës (diagrami 4). (Shënim: Mos hidhni ujë përmes protezës
së zërit derisa maja e pajisjes së shpëlarjes të jetë futur si duhet brenda protezës, duke shmangur
kështu rrjedhjen e ujit në trake. Nëse ndodh një rrjedhje e vogël uji në trake, kjo do të shkaktojë
kollitje). Shtypeni balonën në pajisjen e shpëlarjes për të hedhur një çurg të shpejtë uji në protezën
e zërit. Pas shpëlarjes, hiqeni me kujdes pajisjen e shpëlarjes. Nëse uji nuk kalon lirshëm përmes
protezës së zërit, kjo tregon se lumeni i protezës së zërit mund të jetë bllokuar. Prisni disa sekonda
që disa pika uji të lirojnë materialet që shkaktojnë bllokimin dhe pastaj bëni përsëri shpëlarjen.
Duke nxjerrë zë, kontrolloni që bllokimi i lumenit është hequr.