
10. Sigurohuni që furnizimi me energji elektrike i përdorur korrespondon me etiketën e klasifikimit.
11. Asnjëherë mos pengoni apo bllokoni çfarëdo hapje të ngrohëses.
12. Përdorni ngrohësen vetëm mbi një sipërfaqe të rrafshët.
13. Gjithmonë hiqni nga rryma pajisjen kur nuk është në përdorim ose kur e pastroni.
14. Mos i lërni pajisjen pa mbikëqyrje kur ajo është “ON”.
15. Mbani pajisjen në një distancë prej të paktën 90 cm nga çdo material i djegshëm si mobilie, perde, shtresa e mbulesa,
rroba apo gazeta etj.
16. Mos e zhytni ngrohësen në ujë, ose lejoni që uji të vijë në kontakt me prizën ose kontrollin e pajisjes.
17. Mbani ngrohësen të pastër. Mos e lejoni objekte të hyjnë në hapjen e ajrimit pasi kjo mund të shkaktojë goditje
elektrike ose zjarr e të dëmtojë ngrohësen.
18. Mos e përdorni jashtë.
19. Mos e vendosni mbi ose pranë një furrë të nxehtë elektrike me gaz.
20. Mos e përdorni pajisjen në vende të tjera përveç përdorimit të synuar të përshkruar në këtë udhëzim.
21. Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak..
22. Mos e lërni ngrohësin e kyçur gjatë natës.
23. Kur pastroni, sigurohuni që të mos përdorni një leckë të lagur apo ujë në çfarëdo pjesë të njësisë, pasi kjo mund të
shkaktojë një qark të shkurtër ose goditje elektrike.
24. Mos e përdorni njësinë në hapësirë ku ka ujë.
25. Sigurohuni që rryma është vendosur mbrapa larg nga paneli frontal i ngrohëses.
26. Kur lëvizni pajisjen, mos i prekni grilat e ajrosjes.
SI TË PËRDORNI
1. Hiqni njësinë nga kutia dhe hiqni mbulesat mbrojtëse.
2. Vendosni ngrohësen në sipërfaqe të lëmuar të rrafshët dhe së paku 30 cm larg çfarëdo pengese.
3. Kyçni ngrohësen tuaj në rrymë. Sigurohuni që rryma juaj është e përshtatshme me rrymën e dhënë në etiketën e
vlerësimit.
4. Për të aktivizuar ngrohësen, ktheni dorezën në pozitën e ventilatorit për frymë të freskët. Ktheni dorezën në “I” për
ajërtë ngrohtë-pak fuqi, “II” për ajër të nxehtë-shumë fuqi.
5. Ktheni termostatin në drejtimin e akrepave të orës ose kundër drejtimit të akrepave të orës për të vënë temperaturën
që dëshironi. Termostati do të mbajë temperaturën e dhomës në nivelin e dëshiruar.
6. Nëse keni funksion të luhatjes, ju lutemi shtypni kyçësen I/O për oscilim
Shënim: Mos e shtyni dorezën më tej se pozita normale e ndaljes.
PAJISJE E SIGURT NGA NGROHJA E TEPËRT
Ngrohësja juaj është pajisur me pajisje që shkyç ngrohësen në rast të ngrohjes të tepërt.
Nëse ngrohësja ndalon me punë, shkyçni ngrohësen dhe kontrolloni bllokimin e hyrjes ose daljes. Hiqni prizën dhe pritni
së paku 10 minuta që sistemi i mbrojtjes ë rinisë para se të mundoheni të rinisni pajisjen. Nëse pajisja e sigurt akoma e
shkyç ngrohësen dhe e bën atë të mos punojë, çojeni ngrohësen në qendrën më të afërt të shërbimit për kontroll ose
riparim.
Kujdes: para se të rinisni ngrohësen, priza duhet të jetë e hequr për së paku 10 minuta
PASTRIMI I NGROHËSES TUAJ ME VENTILATOR
1. Gjithmonë hiqni pajisjen nga rryma para pastrimit.
2. Pastroni pjesën e jashtme të ngrohëses duke fshirë atë me leckë të thatë ose të njomur.
3. Mos përdorni vajguri, ndonjë detergjent tjetër ose tretës kimik për të pastruar ngrohësen.
4. Kur ngrohësja nuk përdoret kohë të gjatë, duhet të mbrohet nga pluhuri dhe të vendoset në vend të pastër e të thatë.
HEDHJA
Mbrojtje e mjedisit jetësor
Mbeturinat elektrike nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturina shtëpiake.ju lutemi ricikloni aty ku ka mundësi.
Kontrolloni me Autoritetet Lokale ose me shitësin për këshilla për riciklim.